Gazeta Dita

Mediu: Po, fola me Shkëlzen Berishën kur ndodhi ngjarja. Jam i pafajshëm, nuk e dija ku binte gjeografik­isht!

-

Kreu i Partisë Republikan­e, Fatmir Mediu ishte i ftuar në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje.

Mediu, i pyetur nga gazetari pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeminist­rit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Ish-ministri deklaroi se jo vetëm është i pafajshëm, por as nuk e dinte se ku binte Gërdeci.

“Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjës­isë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillime­ve nga partnerë tanë shumë të rëndësishë­m, sepse në pozicionin tim politik dhe personal , e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima.

Dhe në mënyrë të padiksutue­shme, që unë nuk e kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografik­isht?

As gjeografik­isht dhe as si aktivitet, nuk ishte pjesë e certifikim­it të ministrit.

Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë?

Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake, nuk është detyrë funksional­e e ministrit.

Pse u zgjodh Gërdeci?

Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshj­e ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA, repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municiones­h .

Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë, a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij?

Unë jam hetuar, gjurmuar, vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë, as familjarë të mi dhe as stafi civil i Ministrisë së Mbrotjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund t’i përgjigjem çdo lloj thashethem­i.

Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeminist­rit, por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin.

Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidarite­tit.

Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutë­s, ligjit, urdhrave dhe vendimeve të qeverisë, në marrëdhëni­et e mia personale, unë nuk jam njeri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

A ndiheni vërtet i pafajshëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën?

Tani t’i ndajmë përgjegjës­itë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjegjës­i ligjore.

E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësue­s ushtarak ose civil për marrëdhëni­e të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor.

Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty.

Në dijeni tuaj a është përdorur ky proces demontimi për të bërë tregti fishëkësh?

Nuk kam asnjë dijeni të tillë, dhe po ju them që çdo shitje fishekësh apo cdo lloj procesi, ka qenë një proces i ndërtuar në një konsultim me të gjithë strukturat civilë dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pa dyshim në kërkesat për shitje ka qenë e domosdoshm­e dhe në konsultim me partnerët tanë , me shërbimet e tyre, për shkak se ishte e detyrueshm­e që të kishte certifikat­ën e userit. Ne nuk e kemi databazën e nevojshme për këtë çështtje dhe gjithmonë kemi marrë pëlqimin e partnerëve tanë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania