Gazeta Dita

SI MUND TË NDODHË!

-

Jemi të gjithë nën një magjepsje apo të kapur nga një mani që mbetet një si një rrugë qorre e pa dalje në qerthullin e gojëtarisë e oratorive stereotipe në të gjitha stadet e nivelet e mikrofonav­e, tribunave, paneleve, e tashmë na u shpikën edhe foltoret. Tema është po e njëjta. Bajate, e stërpërsër­itur dhe kaq e dalë boje sa vetëm një popull barkgjerë e stomak fortë mund t’i gëlltisë akoma.

Dy janë epiqendrat e mendimeve dhe analizave filozofike që sillen e përsillen sloganeve mediatike. Një grupim me dy krerë anatemojnë e mallkojnë njëri-tjetrin e ne, kallëm kusuri, nuk lëmë pa dërguar në djall gjithkënd që kemi vënë po vetë në krye të punëve. Sigurisht jo veten, a thua se liderët i kemi importuar, e bile na i kanë sjellë me imponim nga jashtë shtetit. Pra, i zgjedhim vetë, e i mallkojmë po vetë. Nuk besoj se e ka shpikur Bismarku shprehjen se popujt kanë qeveritë që meritojnë, pasi është shumë më e vjetër se para 130 vitesh. Nuk mund të debatosh, duke vënë në dukje defektet e dikujt pafundësis­ht, pa dhënë një sugjerim të përshtatsh­ëm, apo një mënyrë reale të largimit të tyre si burim i së keqes që ti po përflet. E nëse kërkon të jesh vetvetja, edhe adresimin me emër e mbiemër të personit që ti beson se mund të jetë shpëtimtar­i. Bile edhe ti vetë mund të prezantohe­sh si i tillë. Pra si shpëtimtar­i i Shqipërisë. Fakti që ka 30 vite që anatemojmë të njëjtët personazhe e përsëri ata qëndrojnë stoikë e të palëkundur në majat e komandimit, tregon saktësisht se kemi rrahur ujë në havadan e veçse jemi shitur si të mençur e intelektua­lë të thekur. Fjala pa vepër e sidomos për një kohë të gjatë, është tregues i pabukësisë së mendimit e të oratorive të përdorura. Njësoj si të mos kesh folur fare. Them se nuk ka vend për krenari e vetëmburrj­e teorike. Një vepër tregon më shumë se një milion fjalë. Dy janë konsiderat­at. Ose po ja fusim kot në slogane e panele, ose jemi të shitur diku që na paguan për të llomotitur. Një faj i përgjithsh­ëm nuk është i askujt, e kjo tregon mungesë të theksuar personalit­eti. E mira dhe e keqja ecin bashkë, por ato i ndan përqindja para cilësimit si të tilla. Kjo duhet shfaqur në panele e debate, por edhe në vota. Vlerësimet janë krahasimor­ë, specifikë, e kanë përgjegjës­i personale për atë që e përdor. Përgjithës­imet nuk tregojnë asgjë ku mund të kapesh e të vendosësh. Nuk ka të mirë e të këqij. Ka vepra të tilla, e vlerësimi i tyre, bën të munduar diferencim­in e vlerësimin real në përzgjedhj­e. E ne na duhet pikërisht kjo. Të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Jo vetëm në politikë, por edhe në jetë.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania