Gazeta Dita

Berisha ka pushtuar mediat shqiptare!

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Që nga mediat e shkruara, televizion­et dhe në F.B., vetëm Berisha të del përpara. Çfarë ka ndodhur me intelektua­lët shqiptarë që s’po reagojnë për këtë fatkeqësi që e ka zënë Shqipërinë nga një njeri? Ç’bën qeveria që nuk mban qëndrim ndaj kësaj gjendje të krijuar në mediat shqiptare? Po mediat pse i ofrohen aq shumë Berishes, sa që kujton se po i zënë frymën informacio­nit për popullin? Po intelektua­lët pse nuk marrin guxim të reagojnë me ndonjë deklaratë ndaj mediave që të mos lejohet ky uzurpim nga Berisha? Berishën e njohim për pëlqim të mediave, sepse nëpërmjet tyre ja ka arritur dhe i ka realizuar qëllimet e tij për turbullira jo një herë në Shqipëri. Kujt i shërbejnë këto media, që si lëndë të parë mediale na e sjellin në çdo minutë në ekranet tona Berishën e ngado vetëm Berishën? Ndërrojmë kanalin televiziv, por në çdo kanal të del vetëm Berisha. Si ka mundësi që të gjithë madiat shqiptare ti uzurpojë një njeri, Berisha? Ndërrojmë gazetën, marrim një tjetër por dhe këtu lënda e parë është ushqimi Berisha. Kalojmë në F.B. e lëvizim për të marrë ndonjë njoftim a informim ndryshe e kryesisht pa Berishën, por ngado që të kërkosh, ushqimi i parë medial është Berisha. Berisha të dorovitet pa kursim dhe me kërcënime ndaj çdo kujt, duke mos pyetur as për qeveri, as opozitë, as për gjyqësor. Po autoriteti i mediave audioviziv­e (AMA) ku ndodhet në këto raste shkeljesh flagrante në mediat e vendit? A thua të mos këtë përgjegjës­i për këtë katrahure të krijuar në mediat shqiptare nga Berisha etj., që Berisha e ka në traditën e tij të shkeljeve gjithnjë? Berisha nuk është ushtar i zbatimit të ligjit, por vetëm i shkeljes së ligjit dhe këto i ka manifestua­r pa ju dridhur qerpiku për 30 vjet me radhë. Heu! Ç’të bëjë i shkreti shqiptar për të marrë ndonjë informim për ecjen e Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare përpara? Por jo, ku të lë Berisha se i ka blerë të gjithë mediat shqiptare dhe vajhalli pastaj dhe për qeverinë shqiptare dhe intelektua­lët jo të paktë të saj. Çfarë i ka gjetur që po bëhet një muaj që nëpër media po e lejon Berishën të bëjë çfarë të dojë dhe vetë ka heshur? Jo jo faktori Berisha duhet ndaluar, se qëllimet e tij kanë qenë, janë dhe do të jenë për Shqipërinë vetëm për ta shkatërrua­r. Intelektua­lë, (të zhveshur nga manteli i politikani­t), që i doni të mirën Shqipërisë, tek ju është shpresa, ndaj dilini për zot Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Prandaj, intelektua­lë shqiptarë: KUSHTRIM ! Zhdukeni Berishën nga pushtimi i mediave shqiptare!

Pjetër Bubaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania