Gazeta Dita

A PO ‘SIGLON’ BASHA PARTINË E VET PËR RRUGËT E MUNDSHME QË E PRESIN PD?

-

Në 30 vjet të themelimit të saj, Partia Demokratik­e ndodhet në dilemën më të madhe politike për të ardhmen e saj përballë dy alternativ­ave të pashmangsh­me; nëse ky debat do të përfundojë në gjykatë, (se kush do ta mbajë në fund vulën e partisë) apo do të ndahet më dysh, pa shkuar deri tek rruga gjyqësore.

Ata që provokuan këtë ndarje si Basha ashtu edhe Berisha i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit sipas mënyrës së tyre, por duke përdorur dhe përfituar sa të munden prej PDsë.

Sali Berisha përmes foltores për të maksimaliz­uar votën brenda partisë, dhe Basha në anën tjetër duke ruajtur zyrtarisht dhe me vulë strukturat.

Ajo që i vuri kapak debatit që sipas të gjitha gjasave do të përfundojë me një Kuvend Kombëtar (që pala zyrtare nuk do të njohë) është shkëputja nga Basha e një pjesë të konsiderue­shme të FRPD-së me në krye kryetarin Belind Këlliçi mandati i të cilit kish përfunduar në vitin 2019.

Belind Këlliçi nuk mund të kandidojë për një mandat të dytë katër vjeçar, për shkak të moshës.

Në këtë përçarje janë përfshirë edhe gratë, së paku zyrtarisht.

Kryetarja e emëruar prej më shumë se një dekade, Albana Vokshi ka dalë kundër Bashës ne debatin e këtij të fundit me Berishën edhe pse deri të shtunën e 6 nëntorit ajo nuk kishte marrë pjesë në asnjë prej takimeve të Foltores siç ndodhi me disa deputetë të tjerë.

Berisha, një njeri i regjur si me politikën ashtu edhe me mentalitet­in e strukturës, e ka derdhur gotën, aq sa Lulzim Basha i cili kish mbyllur sytë dhe veshët për strukturat gjysmake që mban si brenda saj, por edhe ato mbështetës­e të veprojë me të njëjtën monedhë.

Lulzim Basha u përpoq me kot të shpjegojë se zgjedhjet e reja në FRPD nuk kanë lidhje me foltoren e Berishës. Ajo është ashiqare e shpjeguesh­me sa kohe që Belind Këlliçi u shpreh i revoltuar se mes tij dhe Bashës kish pasur një pakt që zgjedhjet e reja për këtë forum të mbaheshin në një kohë të dytë, kur gjërat në PD të ishin më të qeta.

Por Sali Berisha kishte kohë që lëvizte gurët edhe përmes emisarësh për të bindur Belind Këlliçin dhe një pjesë të strukturës së FRPD-së për tu bërë pjesë e takimeve të tij.

Një përpjekje që ishte shtrire deri tek djali i ish-deputetit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku i cili publikisht u shpreh të shtunën se do t’i bashkohej takimit me te rinjtë që Berisha do të mbajë të dielën.

Në fund të fundit forca e përceptimi­t është ajo që mbizotëron sot pavarësish­t se sa objektive është. Dhe Lulzim Basha e ka kuptuar këtë gjë, duke përdorur atë që di të bëjë më mire, do artifica ligjore për të vene në rresht, jo sot për sot, por në një kohë të dyte zyrtarisht FRPD.

E njëjta gjë edhe për Lidhjen e

Gruas Demokrate që drejtohej me mandat të përfunduar prej vitesh nga Albana Vokshi.

Edhe Vokshit, bashkëpunë­tores së tij ndër vite, Basha i kujtoi publikisht, vetëm të shtunën përmes një urdhri të nxjerrë, se mandati i saj me emërim (dikur nga Berisha) kish përfunduar prej kohësh në krye te LDGSH, se nuk kishte ngritur struktura drejtuese prej vitesh dhe se e gjithë Lidhja duhej riorganizu­ar që në krye të saj me parimin: ”një anëtar një votë”.

Largimi ‘de facto’ i Belind Këlliçit apo Albana Vokshit për Lulzim Bashën nuk është diçka e papritur. Ajo kish kohe që përflitej në zyrat e partisë. Por po, largimi i tyre në këtë kohë, ka vlerë për Bashën në një etapë të dytë për të. Së paku masat po merren.

Futja në rresht me vulë dhe firmë e FRPD dhe LDGSH si dy organizata­t e vetme partnere për Partinë Demokratik­e do të ishte një mbeshtetje e mirë e Lulzim Bashës për të gjithë variantet e të nesërmes, fillimisht për të mbajtur nën kontroll partinë, së paku zyrtarisht, dhe më pas për variantin e hapur që nuk po lakohet pak, ajo e gjykatës ku Basha është “korrekt” me letrat dhe Berisha ”jashtë” sistemit.

Njëri me vulë dhe tjetri me vote. Cila do të prevalojë?

Basha sa duket ka filluar t’i bëjë llogarite më së pari me organizata­t që i la vetë deri në këtë pikë, por që sot po ia kthejnë reston me Berishën./SI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania