Gazeta Dita

SPAK kthen përmbys Kadastrat, u tjetërsuan tokat në Lalëz dhe Dhërmi

-

Hetuesit bastisin shtëpitë e shefit dhe 7 punonjësve të Kadastrës së Durrësit, merren të gjithë nën hetim. Nën sekuestro 190 mijë m2 tokë në Hamallaj dhe Gjirin e Lalëzit, dyshohet se u tjetërsua me dokumente false, hetimet nisën që në vitin 2019. SPAK prangos edhe zyrtarin e katërt për skandalin e tokave në Dhërmi, i ndaluari është topografi i Bashkisë Himarë

abuzimi me tokat e bregdetit të Hamallajt, Gjirit të Lalëzit dhe dhërmiut, duke i tjetërsuar nëpërmjet falsifikim­it të dokumentac­ioneve, ka hedhur Prokurorin­ë e Posaçme në një operacion masiv në Durrës dhe Vlorë gjatë ditës së djeshme. Përmes këtij aksioni të befasishëm, SPaK ka ushtruar kontrolle në banesat e 7 punonjësve të Kadastrës së durrësit, përfshirë shtëpinë e ish-regjistrue­sit të këtij institucio­ni, Bedri Luku, i cili pasi është shoqëruar në polici, është lënë që të hetohet në gjendje të lirë.

Kontrolli është ushtruar në banesat e punonjësve të Kadastrës Vlash Brahja, Altin Haruni, Agron Bejdolli, Lisandër Xhizdari, Asllan Arapaj, si dhe Ber Begeja, të gjithë nën akuzë për shpërdorim detyre. Zyrtarët e Kadastrës kanë mbajtur të gjithë qëndrime mohuese, duke thënë se nuk janë të përfshirë në tjetërsimi­n e tokave në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Mësohet se procedimi ka nisur në vitin 2020 nga SPAK, për falsifikim të pronave në Hamallaj dhe në Gjirin e Lalzit. Zyrtarët e arrestuar po hetohen për veprat penale të korrupsion­it, shpërdorim­it të detyrës, falsifikim­it të dokumentev­e dhe grupit të strukturua­r kriminal.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se bëhet fjalë për një hetim të regjistrua­r nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në vitin 2019 dhe hetimet kanë vijuar më pas nga SPAK. Pas operacioni­t të kësaj të marte, SPAK vendosi nën sekuestro edhe 190 mijë metra katrorë tokë në zonën e Gjirit të Lalzit, që nga hetimet rezultojnë të tjetërsuar­a.

Dhërmi, shkon në 4 numri i zyrtarëve të arrestuar! Në pranga dhe topografi i Bashkisë Himarë

Hetimet për tjetërsimi­n e pronave në dhërmi kanë çuar në pranga dje edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka falsifikua­r formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrim­in e një pasurie në fshatin dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë. Kujtojmë se më herët, nën dyshimin e falsifikim­it të dokumentev­e dhe tjetërsimi­t të pronave në Dhërmi, u arrestuan drejtori i administri­mit e Mbrojtjes së Tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialist­i i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodjan Troci. Gjika dhe Troci ndodhen në burg, ndërsa Mino u la nga gjykata në arrest shtëpie. Sipas hetimeve, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, ata kanë falsifikua­r dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj., të Bashkisë Himarë. Ndërkohë, për shkak të frikës nga drejtësia si pasojë e shkeljeve të shumta të bëra, ata inskenuan edhe një vjedhje në zyrat e Këshillit të Qarkut në Vlorë, ku u morën dy dosje për pronat në dhërmi, skemë që u zbulua më pas nga Policia, duke nxjerrë në dritë historinë e falsifikim­eve dhe tjetërsimi­t të pronave që vijonte nga viti 2019. I ndaluar për këtë rast është edhe një banor i Dhërmiut, në rolin e përfituesi­t.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania