Gazeta Dita

Gjykata e lartë zbardh vendimin pse pranoi kërkesën e ish-ministrit Tahiri dhe rrëzoi SPAK-un

-

Më 28 shtator të këtij viti, Gjykata e Lartë mori vendimin për çështjen “Tahiri”, ku u pranua kërkesa e ish-ministrit të Brendshëm, për të rikthyer çështjen në apelin e GJKKO dhe me trupë të re gjykuese. Në këtë mënyrë, është rrëzuar edhe kërkesa e SPaK, për rigjykim në shkallë të parë. Gjithashtu Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Jaeld Çelës për pafajësi. Vendimi i argumentua­r i Gjykatës së Lartë është publikuar ditën e djeshme. aty thuhet se gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi, pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhirajt në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjesë në gjykim.

Në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpuni­min me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe dënuar në Katania të italisë. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokuroris­ë italiane, ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ja japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshm­e për t›i lidhur këto dhurata apo shuma monetare, se do të shkonin tek Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve, gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

Në argumentet e saj, gjykata thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Sipas saj, gjykata gaboi pasi nuk i dha mundësinë tahirit të mbrohej për akuzën e shpërdorim­it të detyrës, ndonëse sipas ligjit mund të bëjë rikualifik­im ndryshe të veprës penale, por duke i dhënë mundësinë të pandehurit të paraqesë argumentet e tij.

SPaK kishte kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i Apelit të GJKKO për rigjykim të Tahirit, ndërkohë që vetë ish-ministri kërkon ndryshimin e vendimit të Apelit dhe kthimin po në këtë shkallë, me trupë tjetër gjykuese. Relator i çështjes është gjyqtari ilir Panda, ndërkohë që Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe janë anëtarë të trupit gjykues.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale; “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpuni­m” dhe “grup të strukturua­r kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”. Akuza e argumentua­r nga prokuroria ishte për përfshirje­n e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge, në vitet 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania