Gazeta Dita

Pezullohet ekstradimi i Fredi rrushit në itali, do hetohet për biznesmeni­n

-

Edhe pse Genova e kërkonte për trafik droge në kuadër të organizatë­s kriminale, prej 7 muajsh jetonte i lirë në Shqipëri. U zbulua vetëm pasi i doli emri si i dyshuar për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së mikut të tij biznesmen. Bashkë me të vëllanë, nuk pranojnë të bashkëpuno­jnë me hetuesit. Mister motivet e krimit në Dajt, akuzë dhe për kultivim droge

Edhe pse ishte i shpallur në kërkim ndërkombët­ar, Fredi Rrushi lëvizte i lirë në Shqipëri prej 7 muajsh, derisa u desh të konsumonte të paktën dy vepra penale të tjera të rënda, siç është dyshimi për rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmeni­t Ruzhdi Hoxha më 20 tetor në Dajt apo kultivimi i parcelave me drogë, po në këtë zonë. Edhe pse autoritete­t italiane në Genova e kishin shpallur në këkrim si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, vepër penale që shteti fqinj e dënon deri në 20 vite burg, Rrushi arrinte të jetonte në tiranë pa asnjë shqetësim. Madje nga 12 prilli i vitit 2021, kur është lëshuar urdhër arresti nga italia, deri në muajin tetor, Fredi Rrushi është përfshirë në një tjetër krim, atë të vrasjes së mikut të tij të ngushtë, në motive ende të paqarta.

Fredi Rrushi u arrestua në tiranë më 26 tetor, kur u zbulua se numri i tij kishte pasur telefonata të shpeshta në celularin e biznesmeni­t, që familja e kishte denoncuar të zhdukur. Fillimisht Rrushi u shoqërua për t’u marrë në pyetje, por u ndalua kur iu zbulua urdhërarre­sti nga italia. Hetuesit tashmë kanë prova që faktojnë sipas tyre se Rrushi e ka marrë në makinë dhe e ka çuar Rruzhdi Hoxhën në malin e Dajtit, ku dhe u gjet i vdekur në greminën e QafëMollës.

Pas arrestimit, Gjykata e ka miratuar kërkesën për ekstradimi­n e Rrushit në Itali, por ky proces është pezulluar momentalis­ht, derisa në Shqipëri të përfundojë përballjen me drejtësinë për vrasjen e biznesmeni­t të inerteve. Ai e ka mohuar implikimin, duke dhënë një alibi jo fortë të qëndrueshm­e, pasi është personi i fundit që e ka thirrur për takim dhe madje e ka takuar biznesmeni­n e vrarë.

Viktima, pasi është rrëmbyer, është dhunuar fizikisht dhe më pas është ekzekutuar me dy plumba, kurse trupi iu hodh në një humnerë dhe më pas u mbuluar me gurë e gjethe për të mos u gjetur. Në pranga për ngjarjen përfundoi edhe vëllai i autorit, Pajtim Rrushi, 42 vjeç, pasi ishte bashkëpunë­tor në krim. Ai besohet se jo vetëm ka fshehur kufomën, por zhduku armën dhe makinën e autorit, që do ishin prova të forta për hetimin. Ndaj dy vëllezërve deri tani ka akuza të forta si “vrasje”, “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “fshehje ose asgjësim i kufomës”, “kultivim i bimëve narkotike” dhe “fshehja e kufomës”. Krimi dyshohet se ka qenë i paramendua­r nga Rrushi. dy plumbat që i kanë marrë jetën Ruzhid Hoxhës e kanë kapur në zonën e qafës dhe në pjesën e gjoksit. Pas vrasjes atij i është hequr xhupi, i cili kishte shenjën e plumbit dhe pasi është grisur, është hedhur në rrugë.

Tre thirrje të humbura në celularin e Ruzhdi Hoxhës paraditen e 20 tetorit, të bëra nga telefoni i Fredi Rrushit, kanë ngritur dyshimet tek hetuesit, se ky i fundit është i përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e biznesmeni­t të inerteve në Kamëz. Prokuroria e tiranës ka zbuluar se Rrushi e ka telefonuar Hoxhën për t’i kërkuar takim, por ky i fundit e ka shmangur. Rrushi ka insistuar sërish dhe ka artitur të flasë me 43-vjeçarin biznesmen përmes telefonit të një miku të përbashkët, me të cilin Ruzhdi Hoxha ishte në tavolinë në lokal. Pajtim Rrushi ka deklaruar se nuk mbante mend asgjë, pasi COVid e kishte lënë me pasoja. Kurse i vëllai deklaroi se nuk është në gjendje të flasë.

të dy dyshohen se janë përfshirë prej kohësh në aktivitete­t kriminale, si mashtimi, vjedhja dhe kultivimi drogës. Por hetuesit, ende nuk kanë një motiv përse është ekzekutuar biznesmeni, ku pista kryesore mbeten konfliktet për borxhet e vjetra dhe prishja e pazareve mes dy shokëve. Djali i biznesmeni­t të vrarë, ka dhënë një pistë të re gjatë denoncimit që bëri për zhdukjen e babait më 24 tetor. Ai tha se bashkë me një person tjetër, do paguhej 200 mijë euro për të djegur makinat e kompanisë “Salillari” në Vorë, punë që mbeti e pakryer.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania