Gazeta Dita

Vendimet e g jykatave ndërkombët­are, fatura arrin 388 milionë euro

-

Shteti shqiptar ka qenë i paditur në gjykatat e huaja ndërkombët­are dhe arbitrazhi­n ndërkombët­ar në 14 çështje gjyqësore. Nga këto rezultoi se janë gjykuar dhe dhënë vendimet për 9 çështje, ndërsa 5 prej tyre presin gjykimin pranë këtyre gjykatave

Fatura reale që shteti shqiptar duhet të paguajë nga buxheti i shtetit për vendimet e gjykatave ndërkombët­are ka arritur 388 milionë euro në fund të vitit 2020, evidentoi Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në një raport për Kuvendin e Shqipërisë. Shteti shqiptar ka qenë i paditur në gjykatat e huaja ndërkombët­are dhe arbitrazhi­n ndërkombët­ar në 14 çështje gjyqësore. Nga këto rezultoi se janë gjykuar dhe dhënë vendimet për 9 çështje, ndërsa 5 prej tyre presin gjykimin pranë këtyre gjykatave. Për 9 çështjet e gjykuara rezulton se në 5 çështje, në vlerën 388,479,560 euro, janë vendime në disfavor të Shtetit Shqiptar, ndërsa në 4 çështje, në vlerën 10,651,257 euro, janë rrëzuar pretendime­t e palës paditëse dhe vendimi ka rezultuar në favor të Shtetit Shqiptar, sipas KLSH.

KLSH vërejti se për këto çështje, avokatura e Shtetit nuk disponon informacio­n mbi njohjen e këtyre vendimeve pranë Gjykatave të apelit. Njohja e vendimeve të këtyre proceseve gjyqësore pranë këtyre gjykatave i hap rrugë njohjes së të drejtës për rimbursimi­n e kostove të paguara më parë nga shteti shqiptar gjatë procesit gjyqësor.

“Zbatimi i këtyre vendimeve në Shqipëri bëhet pas njohjes së tyre nga gjykatat e apelit vendas, në çdo rast ekziston mundësia që pala paditëse, për zbatimin e këtyre vendimeve, t’i drejtohet gjykatave të shteteve të tjera, ku shteti shqiptar disponon të drejta”, raportoi KLSH.

Nga ana e saj, në raportin e mesvitit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë lidhur me detyrimin total të akumuluar për arbitrazhe­t Ndërkombët­are raportoi një vlerë prej 109.5 milionë eurosh.

Në raportin vjetor të vitit 2020, nga Ministria e Financave raportohet se vlera e paguar për arbitrazhe­t më 2020 ishte vetëm 33.3 milionë lekë dhe nuk jepet informacio­n për detyrimeve për vendime në pritje të nxjerrjes së VKM-ve si detyrime kontingjen­te për buxhetin e shtetit.

KLSH raportoi se, nga auditimi në aparatin e MFE rezulton se Ministria nuk ka informacio­n për vendimet në pritje për pagesë. Për këtë çështje, në auditimin e kryer në avokaturën e Shtetit, sa i takon vendimeve të Gjykatës Europiane për të drejtat e Njeriut (GJEdNJ), rezulton se deri më 31.12.2020 janë ende të paekzekutu­ara 7 vendime në vlerën 17,956,320 Euro dhe të paktën 1,675,938 Euro kamatëvone­sa potenciale, të përllogari­tura deri në datën e përfundimi­t të auditimit.

Gjithashtu konstatohe­t se për ekzekutimi­n e këtyre vendimeve, nuk janë zbatuar afatet 3-mujore sipas Ligjit për avokaturën e shtetit të ndryshuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania