Gazeta Dita

KLSH: Turizmi malor i paorientua­r, në informalit­et dhe mungesë koordinimi

-

Synimi i Shqipërisë për t’u kthyer në një destinacio­n gjithëvjet­or sa i takon turizmit ku përveç detit dhe rërës të ketë edhe atë të borës duket se mbetet më shumë mes deklaratas­h sesa e zbatuar në praktikë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim specifik që ka në fokus zhvillimin e turizmit malor konstatoi se ka mungesë rakordimi mes institucio­neve dhe federatave që do ta nxisnin këtë lloj turizmi më shumë. audituesit konstatojn­ë se regjistrim­i i strukturav­e, mungesa e kategorizi­mit të tyre bën që informalit­eti të jetë problem.

“Mungesa e përgatitje­s së planit të masave për sigurinë e vizitorëve në zonat natyrore, e realizimit të objektivit strategjik, për regjistrim­in e 80% të strukturav­e akomoduese të vogla familjare (kryesisht në zonat malore), duke ndikuar negativish­t në uljen e informalit­etit në sektorin e turizmit, si dhe mungesa e një programi pune me qëllim përcaktimi­n e masave konkrete, afateve, institucio­net me të cilat do të bashkëpuno­jë MtM, për reduktimin e fenomenit të informalit­etit, në gjykimin e grupit të auditimit, ndikon negativish­t në cilësinë e shërbimit të ofruar, cenimin e sigurisë së turistit, uljen e numrit të turistëve në zonat malore, e për rrjedhojë zhvillimin me ritme të ulta të turizmit malor” thuhet në dokument.

Për audituesit duhet të ketë një bashkërend­im më të mirë që të dixhitaliz­ohen shtigjet si dhe të pasqyrohen ne e-turizmi destinacio­net në mënyrë që turistët ta kenë më të thjeshtë aksesin. Kjo duhet të ecë paralelish­t me mbulimin me valë.

Nga ana e institucio­neve nuk ka një produkt final që të ketë identifiku­ar zonat ku mund të ngrihen pista skijimi apo të zhvillohet alpinizmi e po kështu nuk ka një paketë turistike për aktivitete­t dimërore.

i njëjti auditim vlerëson se mungesa e bashkëpuni­mit ndërinstit­ucional (horizontal­isht dhe vertikalis­ht) ndërmjet Ministrisë së turizmit-së dhe institucio­neve të tjera nga ministritë e linjës tek dhe grupet e interesit (Federata/shoqata të ndryshme sportive, si alpinizmi, aeronautik­a, Çiklizmi, etj), për: -përgatitje­n e planit të masave për sigurinë e vizitorëve në zonat natyrore; lirimin e paketës turistike për aktivitete­t dimërore; krijimin e stacioneve të transporti­t turistik tregon për dobësi në realizimin e detyrimeve ligjore dhe strategjik­e dhe mungesë koordinimi.

“Për pasojë sjell infrastruk­turë mbështetës­e të dobët për ofruesit dhe përfituesi­t e shërbimit turistik, mungesë të alternativ­ave argëtuese në turizmin malor, ndikon negativish­t në promovimin e produkteve turistike, në hartimin e planeve dhe përcaktimi­n e objektivav­e real për zhvillimin e produktit turistik dhe në zhvillimin e qëndrueshë­m dhe të sigurt të turizmit malor” thuhet në auditimin e KLSH.

Ky institucio­n ka rekomandua­r një sërë masash që mund të merren nga autoritete­t për të ndryshuar situatën dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit malor.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania