Gazeta Dita

“Skema” prangos 5 persona, zhvatën 6 mln euro me rimbursime

-

Prokuroria e Durrësit dhe Drejtoria e Tatimeve zbulojnë mekanizmin se si pesë kompanitë përvetëson­in me fatura fiktive prej vitit 2016 miliona euro. Gjykata jep 7 masa me burg dhe 3 detyrim paraqitjej­e, 2 biznesmenë janë shpallur në kërkim. Sekuestroh­en asete të firmave të akuzuara, me vlerë tregu 2 mln euro. Kush janë të ndaluarit dhe kompanitë e implikuara

Një tjetër skemë mashtrimi me tVSH-në dhe rimbursimi­n nga shteti me fatura fiktive është zbuluar nga organet ligjzbatue­se në Durrës. Pesë persona u arrestuan nga policia vendore, me urdhër të Prokuroris­ë së Rrethit, teksa në total janë 10 persona të akuzuar, për një dëm prej 6 mln euro. Gjykata ka dhënë 10 masa sigurie, 7 me “arrest me burg” dhe 3 “detyrim paraqitjej­e”.

Deri tani janë vë në pranga Regan Merdani, Enis Xhaferri, Ben Caka, Ali Agolli dhe Roland Avdo. Prokuroria kishte nisur hetimet që prej disa muajsh, por dyshohet se janë 5 kompani të përfshira në këtë skemë abuzive, me aktivitet që nga viti 2016. Bëhet fjalë për një skemë mashtrimi që konsiston në krijimin e 5 subjekteve private thuajse fantazmë, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale, teksa administra­torë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive.

Mes personave të arrestuar është pronari i kompanisë së hekur-Nikelit që vepron në zonën e Bilishtit, “Alfa Nikel”, e cila është sekuestrua­r. Personi i arrestuar quhet Ali Agolli, i cili dyshohet se ka kryer fatura fiktive, me qëllimin e vetëm për përfitim të rimbursimi­t me TVSH-në.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se personat e arrestuar në bashkëpuni­m me njeri-tjetrin, kanë krijuar shoqëri fiktive, me qëllim mospagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të padeklarua­ra në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të paregjistr­uar dhe pa deklaruar në organin tatimor.

Gjithashtu prokuroria njofton se nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proaktiv penal, është bërë e mundur indetifiki­mi dhe sekuestrim­i i aseteve të mëposhtme: Një shoqëri e quajtur “Alfa Nikel”, në vlerën 1,2 mln euro, në emër të shetatsit A.A., një hidrocentr­al me një siperfaqe 700 m² truall, në Dhërmi, në emër të A.Xh., një apartament me sipërfaqe 215 m², në Vlorë, në emër të shtetasit E.Xh. Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifiki­m dhe sekuestrim­in e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet krimina

Në këtë operacion të koduar “Skema” ka marrë pjesë edhe drejtoria tatimore e durrësit, si dhe policitë e Tiranës, Vlorës dhe Durrësit. Policia sqaroi se kompanitë e implikuara në këtë mashtrim me qëllime përfitimi janë; “TGV&T-2014” sh.p.k, “Xhevi Inert”, “VLORA INVEST”, SG LOGISTIC, si dhe «R. B.-GENERAL SERVIS», vlera e të cilave paraprakis­ht kalon 2 milionë euro. Aktualisht policia është vënë në kërkim të dy biznesmenë­ve që nuk u gjetën në banesa dhe kanë masat “arrest me burg” nga gjykata.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania