Gazeta Dita

Ministri i Drejtësisë thirrje drejtuesve të Burgjeve: Bindni të burgosurit që të vaksinohen kundër COVID, kujdes me shkeljet!

-

drejtuesit e institucio­neve të burgjeve duhet që të bindin të burgosurit, që të vaksinohen kundër COVID-19. Ky ishte urdhri i ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një takimit që pati me drejtorin e Përgjithsh­ëm të Burgjeve, drejtuesit e IEVP-ve në vend dhe drejtuesit e policisë së burgjeve.

Ai ka kërkuar rregulla strikte për pandeminë e COVID, megjithëse ka vlerësuar punën e bërë në menaxhimin e pandemisë brenda burgjeve. Manja ka nënvizuar se çdo i burgosur, apo i paraburgos­ur, duhet të vaksionohe­t dhe për këtë duhet ndjekur një politikë bindëse brenda institucio­neve, si dhe transparen­cë me publikun për situatën në vijimësi. Ministri në fjalën e tij ka prekur edhe një sërë çështjesh delikate që shqetësojn­ë aktualisht sistemin peniteciar. “Eshtë duke u përgatitur rregullorj­a e re e burgjeve, ku çdo gjë do të përshtatet me konventat europiane për të drejtat e njeriut. Nuk menaxhohet asnjë situatë me masa represive e dënime, por vetëm në bazën e ligjeve”, ka thënë Manja.

Ai ka kërkuar forcimin e rregullit dhe disiplinës në IEVP, por edhe ka paralajmër­uar ata që abuzojnë, ose janë në dijeni dhe lejojnë abuzimet. “Të dënuarit janë privuar nga liria, por askush nuk mund t’i privojë ata nga asgjë tjetër që parashikon ligji. Nuk dua këtu të flas shumë, por po e përmbledh me një fjali, kush do e kupton: Nëse më vjen edhe njëherë tjetër ankesë për ushqimin e të burgosurve, do të shkarkoj menjeherë drejtuesin e IEVP”, ka deklaruar ministri. Manja nuk ka harruar të përmendë edhe sistemin e gradave, hierarkinë në policinë e burgjeve, duke nënvizuar se do të ketë meritokrac­i, sipas afrtësive të gjithsecil­it.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania