Gazeta Dita

Dje shifra alarmante të infektuari­sh, regjistroh­en edhe 4 viktima

PËRKEQËSOH­ET GJENDJA\NË RRITJE EDHE NUMRI I TË SHTRUARVE NË SPITALE, KU AKTUALISHT PO TRAJTOHEN 182 PACIENTË, 19 PREJ TË CILËVE NDODHEN NË GJENDJE TË RËNDUAR

-

Strukturat e shëndetit publik kanë raportuar një rritje alarmante të infektimev­e me Covid-19. Përgjatë 24 orëve të fundit, shifrat janë pothuajse katërfishu­ar në krhasim me të ato të ditës së hënë. Nga testimet e kryera tek rastet e dyshuara në të gjithë vendin gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se edhe 770 pacientë të rinj shtohen në listën e të infektuarv­e me koronaviru­s. Ndërkohë që ka pasur edhe katër humbje jete në radhët e të moshuarve, duke e çuar kështu në 2970 numrin total të viktimave të regjistrua­ra që nga nisja e pandemisë në vend. Mjaft shqetësues­e raportohet të jetë edhe gjendja me shtrimet në spitale ku shifrat vijojnë të jenë në rritje, teksa me dhjetëra pacientë janë në gjendje të rënduar.

Sa i takon gjurmimit të rasteve të reja, në 24 orët e shkuara në të gjithë vendin janë kryer 3393 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s, 770 qytetarë në këto bashki: 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastë­r, Gjirokastë­r, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

Aktualisht janë 8,157 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ku në spitalet Covid po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç”, raportoi gjatë ditës së djeshme Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Në 24 orët e shkuara janë shëruar edhe 621 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.

E ndërsa situata në vend vijon të jetë e rënduar, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndrua­r. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në çdo qark të vendit po vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndrua­ra te vaksinimit, në qendrat shëndetëso­re, poliklinik­a si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”. Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 16-vjeç , të cilët mund të paraqiten me kartën e identiteti­t në qendrën e tyre shëndetëso­re, në poliklinik­a ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë rreth 2.5 milionë vaksina antiCovid. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrav­e të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinator­ësh në të gjithë vendin.

Vaksinat ndaj Covid-19 ndihmojnë trupat tanë të zhvillojnë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje pa pasur nevojë të sëmuremi. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionoj­në në mënyra të ndryshme për të ofruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një sasi të limfocitev­e T të kujtesës si dhe limfocitev­e B që do të kujtojnë se si të luftojnë atë virus në të ardhmen. Zakonisht duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Ndonjëherë pas vaksinimit, procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë shenja të tilla si ethe etj. Këto shenja janë normale dhe janë një tregues që trupi po përpiqet për të krijuar imunitet.

Shqipëria nisi në datë 11 janar

2021 fushatën e vaksinimit antiCovid nëpërmjet fushatës “Shqipëria Buzëqesh”. Qendra e parë e vaksinimit antiCovid u hap në Tiranë, në Stadiumin ‘Air Albania’, teksa janë hapur edhe shumë pika të tjera vaksinimi në rrethe. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, vendi ynë zotëron kapacitete­t e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat që do të vijnë në Shqipëri.

Krahas vaksinimit, ekspertët e shëndetit publik theksojnë se është shumë e rëndësishm­e që çdo qytetar duhet të vijojë të zbatojë me përpikmëri edhe rregullat për parandalim­in e Covid-19: ku nuk duhet të neglizhoni në asnjë moment që të vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, si dhe të kujdeseni për higjienën vetjake dhe të vetëizoloh­uni kur dyshoni se jeni të prekur nga ky virus i rrezikshëm. Deri në vaksinimin e plotë të popullatës, respektimi i këtyre masave është vendimtar në ndihmë të ndërprerje­s së zinxhirit të infektimev­e me Covid-19.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania