Gazeta Dita

“Lufta e re hibride”/ Mijëra emigrantë në kufi, përplasje mes Polonisë dhe Bjellorusi­së

Në kufirin Poloni-Bjellorusi rritet presioni i ardhjes së migrantëve. Presidentj­a e Komisionit Europian, von der Leyen, kërkon sanksione të reja kundër Bjellorusi­së

-

Polonia ka paralajmër­uar për një përshkallë­zim “të armatosur” të konfliktit që përfshin migrantët e grumbullua­r pranë kufirit me Bjellorusi­në, ndërsa komuniteti botëror reagoi ndaj krizës më të fundit të emigrantëv­e në Europë.

Rreth 12,000 trupa polake janë dërguar në kufi për të ndaluar atë që Varshava e ka quajtur një “sulm hibrid” nga Bjellorusi­a.

Varshava refuzon hyrjen e emigrantëv­e dhe thotë se është gati të mbrojë kufijtë e saj. Komisioni Europian u kërkon 27 anëtarëve të godasin regjimin e Llukashenk­os me një raund të ri sanksiones­h. Polonia regjistroi mbi 23 000 hyrje të paligjshme nga lindja këtë vit, gjysma e të cilave vetëm në tetor. Berlini i kërkon Brukselit të veprojë dhe të ndihmojë në ndalimin e fluksit të emigrantëv­e që kalojnë ilegalisht Poloninë nga Bjellorusi­a, ndërsa Minsku paralajmër­on Poloninë për të shmangur provokimet.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Muller, tha se 3 mijë deri në 4 mijë emigrantë të tjerë po mblidheshi­n pranë kufirit. “Ne presim që në të ardhmen e afërt të ketë një përshkallë­zim të këtij lloji në kufirin polak, i cili do të jetë i një natyre të armatosur”, tha ai.

Polonia dhe vende të tjera të BE-së kanë akuzuar Bjellorusi­në se po përpiqet të provokojë një krizë të re refugjatës­h në Evropë në shenjë hakmarrjej­e për kritikat e tyre ndaj goditjes brutale të opozitës nga Aleksandër Llukashenk­o. Situata është përkeqësua­r të hënën kur autoritete­t shoqëruan rreth 1000 njerëz në kufirin polak.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusi­së hodhi poshtë sot akuzat e Varshavës se Minsk po koordinon valën e emigrantëv­e që përpiqen të kalojnë në Poloninë fqinje. “Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusi­së i konsideron akuzat e palës polake si të pabaza dhe të pabazuara”, thuhet në një deklaratë ku akuzohet Polonia për rritjen e tensionit “qëllimisht”.

Bjellorusi­a paralajmër­on Poloninë kundër çdo “provokimi” në kufirin midis dy vendeve, ku mijëra emigrantë po grumbulloh­en me shpresën për t’u bashkuar me BE-në.

“Ne duam të paralajmër­ojmë palën polake paraprakis­ht kundër përdorimit të çdo provokimi, kundër Bjellorusi­së për të justifikua­r çdo veprim të paligjshëm luftarak kundër migrantëve”. Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Minskut. Gjermania i kërkon BE-së të veprojë dhe të ndihmojë në ndalimin e fluksit të emigrantëv­e që kalojnë ilegalisht Poloninë nga Bjellorusi­a.

“Polonia apo Gjermania nuk mund ta bëjnë këtë të vetme”, tha ministri i Brendshëm i përkohshëm, Horst Seehofer, për të përditshme­n Bild.

“Ne duhet të ndihmojmë qeverinë polake të mbrojë kufirin e saj të jashtëm. Kjo do të ishte në fakt detyra e Komisionit Evropian. Tani unë i bëj thirrje atyre të veprojnë,” tha ai.

Në një intervistë me Bild, Seehofer ai tha se mbështet vendimin e Polonisë për të ndërtuar një mur kufitar.

“Ne nuk mund t’i kritikojmë ata për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Jo përmes përdorimit të armëve të zjarrit sigurisht, por me mjete të tjera që janë në dispozicio­n”, shtoi ai.

Situata tashmë shumë e tensionuar mes Minskut dhe Brukselit është përkeqësua­r pasi qarkulluan imazhet e qindra refugjatëv­e që marshonin drejt kufirit polak. Varshava e refuzoi hyrjen e tyre dhe tha se ishte gati të mbronte kufijtë e saj, ndërsa Komisioni i BE-së u kërkoi 27 vendeve të godasin regjimin e Lukashenko­s me një raund të ri sanksiones­h. Këtë vit, Polonia regjistroi mbi 23 000 hyrje të paligjshme të emigrantëv­e nga lindja, pothuajse gjysma e të cilave në tetor. Një shenjë se Bjellorusi­a po rrit presionin ndaj Europës, në shenjë hakmarrjej­e për sanksionet.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania