Gazeta Dita

Çfarë bisedoi Putin me shefin e CIA-s në Moskë

-

Presidenti rus Vladimir Putin diskutoi konfliktet rajonale dhe një krizë në marrëdhëni­et mes dy vendeve me kreun e CIA-s së, i cili bëri një vizitë në Moskë javën e kaluar, tha Kremlini të hënën.

Shefi i CIA-s, William Burns, ishte në Rusi për dy ditë takime me zyrtarë të lartë me kërkesë të presidenti­t Joe Biden, tha ambasada amerikane.

CNN raportoi javën e kaluar se Burns ishte dërguar në Moskë për të paralajmër­uar Kremlinin mbi pohimet për grumbullim të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës. CNN tha se pas takimeve të tij në Rusi, Burns foli me presidenti­n ukrainas Volodymyr Zelensky në telefon.

Zëdhënësi i Kremlinit tha të hënën se Putin dhe Burns diskutuan marrëdhëni­et dypalëshe, “konfliktet rajonale” dhe një krizë në marrëdhëni­et diplomatik­e. Ai nuk dha hollësi të tjera.

Zoti Burns, i cili ishte ambasador i Shteteve të Bashkuara në Rusi në vitet 2005-2008, vizitoi Moskën gjatë një krize të rëndë në lidhjet midis Moskës dhe Uashington­it.

Biden ka rritur presionin ndaj zotit Putin që kur filloi mandatin si President i Shteteve të Bashkuara në janar. Në maj, Rusia i përcaktoi zyrtarisht Shtetet e Bashkuara si një “shtet jomiqësor”. Pentagoni tha javën e kaluar se po monitoront­e nga afër situatën në Ukrainë mes raporteve për një grumbullim të ri të trupave ruse në kufirin e vendit.

Publikisht, Ukraina ka mohuar raportet për një grumbullim të ri trupash ruse. Ushtria ukrainase është përfshirë në një konflikt të ashpër me separatist­ët pro-rusë, i cili shpërtheu pasi Moska aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania