Gazeta Dita

Obama sulmon Rusinë, Kinën dhe Trumpin për klimën: Por SHBA është rikthyer

- Në marrëveshj­en e Parisit”.

Ish-presidenti Barak Obama rikthehet në skenën globale, duke marrë të gjithë vëmendjen në samitin e klimës në Glasgou të Skocisë, Cop 26. Ai u përpoq të bindte botën se Amerika vijon të jetë serioze lidhur me luftën kundër ngrohjes globale

Në një fjalim politik, ku theksoi urgjencën për ndërmarrje­n e masave, Obama shprehu keqardhje për mosveprimi­n e Trump ndaj ndryshimev­e klimatike.

“Sigurisht që progresi i shënuar nga Shteteve të Bashkuara ngeci kur pasardhësi im vendosi në mënyrë të njëanshme të tërhiqet nga marrëveshj­a e Parisit për klimën. Nuk isha shumë i lumtur mbi këtë fakt”.

Me synimin për të rritur kredibilit­etin, Obama e vuri theksi te progresi i shënuar në SHBA, edhe pa lidership në Shtëpinë e Bardhë.

“Vetëm në SHBA, më shumë se 3 milionë njerëz punojnë në industri që lidhen me energjinë e pastër. Numri është më i lartë se ai i njerëzve të punësuar në industrinë fosile. Pra, pavarësish­t 4 viteve armiqësi drejt shkencës së klimës nga qeveria jonë federale, populli ynë arriti t’i përmbahej angazhimit

Kritika Rusisë dhe Kinës

Obama tha se udhëheqësi­t botërorë “nuk kanë bërë sa duhet” për të trajtuar krizën klimatike. ai fajësoi rivalët amerikanë Kinën dhe Rusinë për atë që ai e quajti një “mungesë të rrezikshme urgjence” në uljen e emetimeve të gazrave që shkatërroj­në klimën.

Ish-presidenti Obama tha se shumica e vendeve nuk arritën të përmbushin angazhimet e marra në marrëveshj­en Parisit të vitit 2015 për klimën.

“Shumica e vendeve kanë dështuar të jenë ambicioze sa duhet. Angazhimet që u ndërmorën në Paris gjashtë vjet më parë nuk janë realizuar në mënyrë uniforme. Më duhet të pranoj se, ishte veçanërish­t shkurajues­e të shihja drejtuesit e dy prej emetuesve më të mëdhenj të gazit në botë, Kinës dhe Rusisë, të refuzonin të merrnin pjesë në samit. Dhe planet e tyre deri tani pasqyrojnë atë që duket të jetë një mungesë e rrezikshme dhe një vullnet për të ruajtur status quo-në”, tha Obama.

Ish-presidenti u kërkoi të rinjve të qëndrojnë të mos e humbin zemërimin në luftën kundër ndryshimev­e klimatike, dhe të ushtrojnë trysni politike për të sjellë ndryshim. Bota nuk është askund, atje ku duhet të jetë për të shmangur një katastrofë klimatike, paralajmër­oi Obama.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se në të gjithë globin, shumica dërrmuese e njerëzve e shohin ndryshimin e klimës si një emergjencë që kërkon veprime radikale. Por disa sondazhe në javët e fundit kanë sugjeruar gjithashtu se kur njerëzve u thuhet se cilat mund të jenë kostot për ta frenuar ngrohjen globale, ata ngurrojnë të mbajnë mbi supe barrën financiare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania