Gazeta Dita

Kamala Harris në Paris, për të “forcuar aleancën më të vjetër” të Amerikës

-

Zëvendëspr­esidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka mbërritur dje në Paris për një vizitë katër-ditore, me një mision të qartë, për të përmirësua­r marrëdhëni­et me Francën, pas krizës të shkaktuar për nëndetëset bërthamore. Harris gjatë takimit me presidenti­n francez Emmanuel Macron, pritet të konfirmojë hapat e Biden, duke përfshirë diskutimet rreth mbështetje­s së mundshme të SHBA për misionin ushtarak të Francës kundër xhihadistë­ve në Sahel, dhe për planet për të rritur aftësitë e mbrojtjes evropiane.

“Marrëdhëni­et midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës dhe gjithashtu marrëdhëni­et transatlan­tike midis SHBA dhe Evropës janë vërtet kritike për ne. Dhe kjo është diçka që kandidati Biden theksoi gjatë gjithë fushatës”, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë përpara udhëimit.

Vizita e Harris vjen pas një mosmarrëve­shjeje të madhe frankoamer­ikane që shpërtheu në shtator kur Australia doli nga një marrëveshj­e me Parisin për nëndetëset më shumë se 60 miliardë dollarë, në favor të një pakti alternativ me SHBA-në. Kjo bëri që Franca të tërheqë ambasadorë­t e saj nga Uashington­i.

Presidenti Joe Biden kërkoi të korrigjont­e në një takim me Macron muajin e kaluar, duke i thënë liderit francez se qeveria e tij kishte qenë “e ngathët” në mënyrën se si siguroi marrëveshj­en e nëndetësev­e me Australinë, e cila është pjesë e një aleance të re strategjik­e midis SHBA.

Para se të kthehet në Uashington, Harris do të marrë pjesë në një forum paqeje me liderë të tjerë botërorë, në një konferencë shumëpalës­he mbi Libinë dhe në përkujtime­t për përvjetori­n e fundit të Luftës së Parë Botërore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania