Gazeta Dita

“Po qëndroj në Itali dhe do vij shumë shpejt në Shqipëri. Është në vazhdën e persekutim­it, s’kam lidhje me pastrimin e parave!”

-

Biznesmeni i hidrokarbu­reve, Rezart Taçi, akuzohet nga SPAK se është pjesë e një skeme të pastrimit të parave në kuadër të grupit kriminal. Në pranga për këtë hetim ranë dhe dy persona të afërt të Taçit, shtetasit Artur Balla dhe Bledar Lilo. Në një lidhje për emisionin “Zona Zero”, biznesmeni mohoi të ketë lidhje më akuzat e bëra nga SPAK, ndërsa zbuloi edhe vendin se ku ndodhet. Ai u shpreh se po qëndron në Itali, por do të kthehet shumë shpejt në Shqipëri, për t’u përballur me drejtësinë. “Më mungon Shqipëria, do vij shumë shpejt. Do vij personalis­ht. Dua të përballem me të gjitha normat e zotit të fesë dhe të burrërisë. Unë prej vitesh jetoj në shtetin italian. SPAK më gjen këtu, por do të vij në Shqipëri, shumë shpejt”, tha ai. Gjatë hetimeve, SPAK ka mbledhur prova se Rezart Taçi dhe dy njerëzit e tij besuar do të merrnin përqindjen nga transaksio­net e parave përmes një banke të nivelit të dytë në Shqipëri. Por manjati i karburante­ve e mohon. Ai thotë se ishte thjesht një nder që i kërkoi miku i tij, por nuk e dinte se bëhej fjalë për para të pista. “Disa muaj më parë, nëpërmjet një mikut tim, më kontakton dhe më kërkon një favor që t’i hap një llogari në Shqipëri. I thashë shko në Shqipëri dhe hape llogarinë. Këtu fillon dhe mbaron roli im. Nuk e kuptoj se ku është vepra penale. Personi më është prezantuar nga një mik i imi. Nuk kam asnjë bashkëpuni­m me një strukturë të organizuar kriminale. Thjesht i kam thënë shko në Shqipëri dhe hap llogarinë. Si mund të organizohe­n për strukturë kriminale, dy të shoqëruari­t nga policia. Nuk ka vepër penale. Jam i shokuar, jam pa fjalë. Më shpallën në kërkim vetëm se dikush më mori në telefon. Kjo është në vazhdën e persekutim­it”, tha Rezart Taçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania