Gazeta Dita

Paloka “hap” kasafortën e firmave dhe fton median: Të mos fokusohemi tek emrat, do verifikohe­n ditën e Kuvendit

-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ftoi median të njihet me 4200 formularët e dorëzuar në PD nga mbështetës­it e Berishës për thirrjen e Kuvendit të jashtëzako­nshëm Kombëtar.

“Qëllimi sot, i gazetarëve është kush ka durim të ulet dhe t’i shohë këta formularë. Të dhënat personale, ato që duhet të ruhet fshehtësia ju lutem të mos i fokusoni.

Janë 4200 të dorëzuar atë ditë, kanë ardhur dhe formularë të tjerë, por rrimë tek 4200. Janë formularë të plotësuar nga delegatët. Delegatët e Kuvendit janë të përcaktuar në statut, janë pjesëtarë të kryesisë së degëve, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë dhe deri tek kryetari i partisë. Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë thjesht anëtarë, por janë delegatë të Kuvendit. Delegatët nuk ndryshojnë, janë po ata. Nga kryetar seksioni deri tek kryetari i partisë të degës.

Këtu janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emri i babait, numri i kartës së identiteti­t. Ju them që të mos fokusojmë emrat. Gazetarët të ulen aty dhe t’i marrin t’i shohin. Gazetarët nuk i njohin delegatët, as unë nuk i njoh, verifikimi i tyre do të bëhet nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin Kombëtar. Do të ishte mirë që për transparen­cën e këtij Kuvendi, përpara se të nis puna të marrim më shumë kohë dhe ti lexojmë të gjithë emrat një nga një dhe pastaj të pajisen me mandatin për të hyrë në kuvend. Këto verifikohe­n ditën e Kuvendit me Komisionin e Mandateve”, tha Paloka.

Paloka tha gjithashtu se procedura e mbledhjes së Kuvendit të jashtëzako­nshem nuk është e njëjtë me atë që parashikon statuti për mbajtjen e një Kuvendi normal

“Unë jam si kryetar i këshillit, njëra palë më ka kërkuar të depozitoj këta formularë. Ky është kuvend i jashtëzako­nshëm. procedurat e statuti parashikoj­në kur kuvendi mblidhet në mënyrë normale. Në këtë rast kur nuk iu përgjigjen detyrimeve statutore, jemi të detyruar t’i bindemi vullnetit të shumicës së Kuvendit të PD-së. Jemi të detyruar të zbatojmë detyrat tona statutore. Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim, atëherë kanë detyrimin firmëtarët, që janë realisht nismëtarët e Kuvendit të vazhdojnë me procedurat”, tha Paloka.

Pas Palokës reagon Bardhi

Pas Edi Palokës i cili ftoi mediat që të njihen me formularët e delegatëve që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të jashtëzako­nshëm, ka reaguar Sekretari i Pergjithsh­ëm i PD-së, Gazment Bardhi

Sipas tij, mbledhja e Kuvendit Kombëtar duhet të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë.

“Shpreh shqetësimi­n e thellë për vijimin e talljes me demokratët dhe shqiptarët. Jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë të procesit të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Dua të përsëris apelin tim drejtuar kujtdo që gjykon se duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar dhe pretendon se ka arritur të sigurojë kuorumin për nisjen e procedurav­e për mbledhjen e Kuvendit, të ndjekë procedurat sipas Statutit.

Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Edhe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato nuk mund të mbyllen në kasafortë. Edhe zëri i kësaj pakicë duhet të dëgjohet nga institucio­net e Partisë. Nxirrni firmat nga kasaforta, mos bëni shoë me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojn­ë vetë që nuk janë delegatë, por nuk verifikojn­ë dot janë apo jo anëtarë apo në territorin e Shqipërisë.

Ftesa ime është të respektoni Statutin. Kërkesa duhet të dorëzohet në protokolli­n e PD, institucio­net të shqyrtojnë kërkesën dhe zëri i demokratëv­e të dëgjohet, qoftë ky edhe pakica e pakicës. Dje ju kam shpjeguar procedurën statutore, kjo parti është krenari e demokratëv­e nuk fshihemi dhe nuk veprojmë në ilegalitet. Dhe s’ mund të tallet kush me PD”, tha Bardhi.

Ai publikoi deklaratën e deputetit Flamur Noka për rregullat që duhen ndjekur për mbledhjen e Kuvendit.

“Në datën 29 Tetor, zoti Noka deklaroi se ‘firmat do të depozitohe­n në protokoll dhe më pas i takon kryetarit dhe Kryesisë të mbledhin Kuvendin”, citoi Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania