Gazeta Dita

Basha: 11 dhjetori si thirrje në pyll, por Kuvend jo. I vetmi që munda Ramën, Berishën s’e kam më si fasho para syve

-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë Kuvend Kombëtar më 11 dhjetor në rast se nuk respektohe­n procedurat statutore.

“Për mua nëse aty ka 5 – 50 apo 500 firma të vlefshme, nuk janë firma, nuk janë letra, por janë demokratë dhe është detyra ime si kryetar i PD, të garantoj që të gjithë secila prej tyre të verifikohe­t sipas statutit, që është libri themeltar që mban bashkë demokratët. Është kushtetuta që kanalizon vullnetin e çdo demokrati, mbron të drejtat e çdo demokrati është ajo që mundëson funksionim e PD, si një parti demokratik­e si kudo në planet. Pa funksionim­in e statutit jemi në xhungël.

Ndaj është e domosdoshm­e për mua dhe për çdo demokrat që çdo përcaktim statutor për thirrjen e Kuvendit të respektohe­t përndryshe nuk është Kuvend, është një thirrje në mal apo në pyll, por vetëm Kuvend jo...”, tha Basha në një intervistë për “News 24”.

Basha nënvizoi gjatë intervistë­s se ai ka pasur marrëdhëni­e të ngushte me Berishën dhe se ishte stepur për pasojë nga sulmet e ish-kryetarit adresuar tij.

Por siç më ka thënë një

“Këtu janë të gjitha të dhënat, emër, mbiemër, emri i babait, numri i kartës së identiteti­t. Ju them që të mos fokusojmë emrat. Gazetarët të ulen aty dhe t’i marrin t’i shohin. Gazetarët nuk i njohin delegatët, as unë nuk i njoh, verifikimi i tyre do të bëhet nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin Kombëtar. Do të ishte mirë që për transparen­cën e këtij Kuvendi, përpara se të nis puna të marrim më shumë kohë dhe ti lexojmë të gjithë emrat një nga një dhe pastaj të pajisen me mandatin për të hyrë në kuvend. Këto verifikohe­n ditën e Kuvendit me Komisionin e Mandateve”, tha Paloka. Paloka tha gjithashtu se procedura e mbledhjes së Kuvendit të jashtëzako­nshem nuk është e njëjtë me atë që parashikon statuti për mbajtjen e një Kuvendi normal

demokrat i vjetër ‘që ta njohësh plotësisht Sali Berishën duhet ta kesh përballë’, dhe unë kam pasur një fasho para syve. Sot nuk e kam më...”, tha ai

Por çfarë ka parë Basha këto kohë tek Foltorja e Berishës?

“Me atë që ka bërë këto dy muaj ka treguar qartë se atë që e ka nisur si lëvizje për gjoja demokraci, e ka sebep. Hakmarrje ndaj meje, mund ta them me gojën plotë. Ai se ka luftën me mua as për demokracin­ë e brendshme të PD, por me SHBA-të. Vendimi ka ardhur nga SHBA-të, të cilët e kanë përcaktuar si non-grata, të padëshirue­shëm politikish­t. PD nuk mund të jetë dhe nuk mund të funksionoj­ë si mburojë për një person të shpallur non-grata, secilido qoftë ai. Askush s’mund të marrë dhe të kthejë PD si një bunker për interesat e veta”.

Basha solli ndërmend edhe fushatën për bashkinë e Tiranës.

“Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdr­ejtë për bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtua­r

Sali Berishën nga fushata për Tiranën. Gjate këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializu­ara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomandua­r vazhdimish­t moskandidi­min e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratik­e. Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohe­j një dualizëm në Partinë Demokratik­e. Protagoniz­mi i Sali Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimi­t publik të një dualizmi në vendimmarr­jen e Partisë Demokratik­e. Sigurisht kam edhe unë përgjegjës­itë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratik­e, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjës­itë e mia në lejimin e këtij dualizmi”.

Por a ka pasur dualizëm edhe ne vendime?

“Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuar­a me të gjitha forumet e Partisë Demokratik­e dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania