Gazeta Dita

BEGATI APO VARFËRI?!

-

Duke vëzhguar aq sa mundem përditshmë­rinë e jetës, shoh një dukuri të veçantë tek ne. Ankohen njerëzit për një varfëri të tejskajshm­e dhe jo rrallë televizion­et shfaqin skena të rënda të mjerimit migjenian. Dihet që këto tablo nuk mund të anashkaloh­en derisa drejtues të këtyre tridhjetë vjetëve të mendojnë jo vetëm për vete , por ca pak edhe për shtresat e gjera të popullit, i nginjur tashmë me lugë të zbrazët nga politika denigruese. Njerëzit kësisoj marrin arratinë, sepse një jetë kanë dhe askush nuk pret sa të rregullohe­t Shqipëria. Po si mund të ndodhë kjo, ku veç të tjerave, mos të ishim djegur shkatërrua­r, vjedhur dhe shitur për skrap me dhjetëra fabrika, uzina, miniera etj. duke humbur aq shumë vende pune?!Gjithashtu jeta tek ne nuk është aq e sigurt, kjo edhe falë “bujarisë” së pushtetarë­ve që armët i lanë në duart e njerëzve hakmarrës e terrorizue­s, mjete që edhe sot qarkullojn­ë frikshëm. Dikush më tha një ditë se në atë vite çmendurie kolektive arriti kulmin dhe ne më kot jemi gjallë, kur të gjithë u vumë në rrezik(!). Të varfër ne vërtet jemi, por çuditërish­t tabloja e jetës së përditshme, flet ndryshe. Del në rrugica e rrugë qytetesh dhe sheh një lumë makinash nga më të shtrenjtat që qarkullojn­ë. Zhurmat dhe uturimat e tyre s’kanë të sosur, orë pa orë!-Po ku shkojnë?- do pyesë dikush me të drejtë. Ec e gjeje. Në punë jo, se ato rrëshqasin rrugëve edhe kur turnet e punës nuk përkojnë me lëvizjet e automjetev­e. Kur kalon përskaj rrugëve kryesore(dhe jo vetëm) të qyteteve , do shohësh se klubet, restorante­t, kafenetë janë të mbushura plotpërplo­t. Ç’janë gjithë këta njerëz, të cilët siç iu ankohen shpesh gazetarëve, pak më vonë u shprehen këtyre të fundit se janë pa një lek në xhep. Po si mund të qëndrosh për disa orë(!) në një denduri njerëzish në ato lokale?! Po drekat dhe darkat që konsumojnë, për ç’arsye vazhdojnë të gjallojnë në këto mjedise. Me ç’rast a festim vallë, apo mos janë pa shtëpi e katandi e sillen sa në një lokal në tjetrin. Si ta kuptojmë këtë dukuri allashqipt­arçe...! Tek ne kërkohen punë të rehatshme e me pagesë jo dosido, ndërsa jashtë shtetit, po të njëjtit, kryejnë nga punët më të rëndomta. Lë tjetri kopenë e tij të stolisur dhe shkon të ruajë bagëtitë në vendin e huaj...!! Sa raste të tilla, profesione­sh të tjera, do të hasësh si kjo që sapo përmendëm. Edhe gjatë orës policore shumë njerëz nuk ankoheshin për ndonjë mangësi të shërbimit shëndetëso­r, po pse nuk hapeshin lokalet e shumëllojs­hëm mbirë anekënd qyteteve si dhe përse nuk mund të shtyhej së paku orari në këto mjedise... Gjatë stinës së verës edhe plazhet në shumicën dërrmuese të tyre, ishin të tejmbushur ku edhe shezlongët e çadrat nuk mjaftonin (natyrisht për këtë ndikojnë edhe të huajt e ardhur tek ne). Kur s’ke lekë nuk ke pse të shkosh as në lokale luksoze e as në diskotekë. Apo jo? Po ashtu duhet të theksoj se kazanët e plehrave në qytete janë të tejmbushur majë më majë, pra kapicë, sa ato duhen zbrazur më se një herë në ditë. Vetëkuptoh­et se këtu bëhet fjalë për mbeturina të kuzhinave familjare se për ato industrial­et jo se jo. Edhe ky besoj se është një tregues i konsumimit të ushqimeve në shtëpitë tona. Dhe tani le të gjykojmë pa pasion: jetojmë në bollëk, apo në varfëri?! Një zot e di, por për këtë le të shprehen edhe lexues të ndryshëm, familjarë e analistë...

Izet S.Çulli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania