Gazeta Dita

Çfarëdo vendimi të marrim, nuk mund të jetë i fundit, por...!

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Shpesh na ndodh të qetësohemi kur pas hezitimesh e luhatjesh mendësore vendosim për diçka të rëndësishm­e në zhvillimet jetësore që na duhet të jemi pjesë apo dëshirojmë të jemi. Ideja është tek koncepti i disa fjalëve që përdorim si; kurrë, përgjithmo­në a të tjera shprehi momenti, që procedura na e kërkon apo që për atë moment, më shumë emocional, kemi bindje në “përjetësin­ë” e asaj që themi a betohemi me dorë në zemër. E kam thënë edhe më parë, por më pëlqen ta përsëris, më tepër për të bindur veten, thënien e Niçes, se kur njeriu bën plane për të ardhmen e betohet për ta, zoti gajaset.

Sigurisht që zbresim si koefiçient sikurse e thamë, emocionin e çastit, e ndoshta për atë moment zoti mund të mos qeshë me të madhe. Ama kjo vlen për rastet kur njeriu flet me sinqeritet. Momental, por me zemër. Imagjino kur gënjen nën “betim” ditën për diell. Sigurisht që në këtë rast është e vështirë të bashkosh germat për të krijuar ndonjë fjali të denjë për përgjigje, por gjithsesi unë do të mundohem. Si zakonisht duke parë pasqyrën e shtypit, lexova në një gazetë për madhështin­ë e një foltoreje në Sarandë, ku Berisha do të unifikohej me të për nga glorifikim­i, si mbinjeriu i pas 90-tës në Shqipëri. Megjithatë, për të dalë tek titulli i shkrimit, duhet të pranoj se në jetën time kam ndërruar mendje pa numrim si të gjithë qeniet njerëzore, për mirë a për keq, por nuk kam qenë kurrë më stoik e për një kohë kaq të gjatë në bindjen time, se z.Berisha është personi më negativ që ka lindur ky vend, qysh nga I.Qemali e këtej. Uroj që një ditë

të mund të ndryshoj këtë ankthmendi­m, pasi ekziston mundësia që të mos jetë i fundit, por ai nuk të lë radhë për një lloj reflektimi, duke treguar se deri tani, të mos pendohem asnjë grimë për vendimin tim. Bile them se shumica dërrmuese e shqiptarëv­e të jetë në të njëjtën linjë perceptimi për figurën e tij pa formë e as përmbajtje, që s’ka lidhje me besën, burrërinë, e aq më pak me demokracin­ë.

Profeti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania