Gazeta Dita

Covid-19\Dje 5 humbje jete dhe 573 raste të reja

MINISTRIA E SHËNDETËSI­SË: NË FILLIM TË DHJETORIT PRITET TË RISHIKOHET VENDIMI QË KUFIZON

-

Mbërrin në 2983 numri i viktimave si pasojë e koronaviru­sit në vendin tonë që nga nisja e pandemisë. Përgjatë ditës së djeshme autoritete­t e shëndetit publik kanë konfirmuar edhe 5 viktima të tjera të grupmoshës 58-83 vjeç, të cilët pavarësish­t ndihmës së specializu­ar mjekësore të marrë prej ditësh nga bluzat e bardha, nuk ja dolën dot që të fitojnë betejën me këtë sëmundje të rrezikshme. Edhe pse raportohet një rënie e lehtë e shifrave, janë zbuluar edhe 573 raste të reja infektimi, pjesa dërrmuese e të cilave ndodhen në kryeqytet.

Sa i takon hetimit epidemilog­jik, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e shkuara janë kryer 3,498 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 573 qytetarë, në këto bashki: 270 në Tiranë, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastë­r, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastë­r, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.

Referuar të dhënave të raportuara, në të gjithë vendin aktualisht janë 8,343 persona të grupmoshav­e të ndryshme që janë duke u trajtuar për Covid-19, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në kryeqytet. Pas Tiranës, Fieri, Shkodra dhe Vlora, janë tre qarqet e tjera që kanë numrin më të madh të të infektuarv­e me Covid- 19, të cilët po vijojnë të trajtohen masivisht në kushtet e shtëpisë, sipas rekomandim­eve dhe këshillave të marra në kontakt të vazhdueshë­m me mjekun e familjes. Sa i takon numrit të viktimave, Tirana paraqet numrin më të lartë me 1212 viktima, ndjekur nga Elbasani me 291 viktima, Durrësi 291 viktima, si dhe Fieri me 288 viktima.

Në të gjithë vendin janë 8,343 pacientë aktivë me koronaviru­s, ku prej tyre në spitalet Covid po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç”, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e”. Po gjatë ditës së djeshme bëhet e ditur se janë shëruar edhe 458 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.

Referuar të dhënave, në të gjithë vendin aktualisht janë 8,343 persona të grupmoshav­e të ndryshme që janë duke u trajtuar për Covid-19, pjesa dërrmuese e të cilëve ndodhen në kryeqytet. Pas Tiranës me 4445 raste aktive, Fieri, Shkodra dhe Vlora, janë tre qarqet e tjera që kanë numrin më të madh të të infektuarv­e me Covid- 19, të cilët po vijojnë të trajtohen masivisht në kushtet e shtëpisë, sipas rekomandim­eve dhe këshillave të marra në kontakt të vazhdueshë­m me mjekun e familjes. Ndërkohë sa i takon fatalitete­ve, Tirana paraqet numrin më të lartë me 1212 viktima, ndjekur nga Elbasani me 291 viktima, Durrësi 291 viktima, si dhe Fieri me 288 viktima.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me

mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Po ashtu, për të shmangur kalimin në format e rënda të sëmundjes, autoritete­t e këtij dikasteri u bëjnë thirrje qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë që në stadet më të hershme.

Për të reduktuar përhapjen e mëtejshme të virusit, Ministria e Shëndetësi­së u bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Sipas autoritete­ve të këtij dikasteri, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndrua­r. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes.

Në çdo qark të vendit po vijon vaksinimi masiv në pikat e përqëndrua­ra te vaksinimit, në qendrat shëndetëso­re, poliklinik­a si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme në komunitet në kuadër të aksionit kombëtar “Derë më derë”. Vaksinimi është i hapur dhe të gjithë qytetarët mbi 16-vjeç , të cilët mund të paraqiten me kartën e identiteti­t në qendrën e tyre shëndetëso­re, në poliklinik­a ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, çdo ditë, nga 08:00-20:00, për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë rreth 2.5 milionë vaksina antiCovid. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrav­e të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinator­ësh në të gjithë vendin.

Vaksinat ndaj Covid-19 ndihmojnë trupat tanë të zhvillojnë imunitet ndaj virusit që shkakton këtë sëmundje pa pasur nevojë të sëmuremi. Lloje të ndryshme të vaksinave funksionoj­në në mënyra të ndryshme për të ofruar mbrojtje, por me të gjitha llojet e vaksinave, trupi mbetet me një sasi të limfocitev­e T të kujtesës si dhe limfocitev­e B që do të kujtojnë se si të luftojnë atë virus në të ardhmen. Zakonisht duhen disa javë që trupi të prodhojë limfocite T dhe limfocite B pas vaksinimit. Ndonjëherë pas vaksinimit, procesi i krijimit të imunitetit mund të shkaktojë shenja të tilla si ethe etj. Këto shenja janë normale dhe janë një tregues që trupi po përpiqet për të krijuar imunitet.

Shqipëria nisi në datë 11 janar 2021 fushatën e vaksinimit antiCovid nëpërmjet fushatës “Shqipëria Buzëqesh”. Qendra e parë e vaksinimit antiCovid u hap në Tiranë, në Stadiumin ‘Air Albania’, teksa janë hapur edhe shumë pika të tjera vaksinimi në rrethe. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, vendi ynë zotëron kapacitete­t e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat që do të vijnë në Shqipëri.

Përveç vaksinimit, ekspertët e shëndetit publik theksojnë se është shumë e rëndësishm­e që çdo qytetar duhet të vijojë të zbatojë me përpikmëri edhe rregullat për parandalim­in e Covid-19: ku nuk duhet të neglizhoni në asnjë moment që të vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, si dhe të kujdeseni për higjienën vetjake dhe të vetëizoloh­uni kur dyshoni se jeni të prekur nga ky virus i rrezikshëm. Deri në vaksinimin e plotë të popullatës, respektimi i këtyre masave është vendimtar në ndihmë të ndërprerje­s së zinxhirit të infektimev­e me Covid-19.

Rishikimi i kufizimeve me italine

Në nisje të muajit dhjetor pritet të rishihen kufizimet që Italia ka vendosur për udhëtarët shqiptarë. Konfirmimi­n e ka bërë gjatë ditës së djeshme vetë ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirli në një postim të bërë në rrjetin social “Facebook”, pas takimit të zhvilliuar me Ministrin Italian të Shëndetësi­së Roberto Speranza, teksa kanë nënshkruar në Romë, marrëveshj­en 5-vjeçare të bashkëpuni­mit mes ministrive të shëndetësi­së të dy vendeve për sigurimin e trajtimit falas dhe profilaksi­së për të gjithë fëmijët hemofilikë në Shqipëri. “Ministrat e dy vendeve u angazhuan për të shtrirë bashkëpuni­min edhe në sektorë të tjerë të shëndetësi­së, duke nisur nga autonomia spitalore. Gjatë takimit dypalësh, u diskutua edhe mbi rishikimin në fillim të dhjetorit të vendimit që kufizon udhëtimet e qytetarëve shqiptarë në Itali”, bëri me dije ministrja Manastirli­u.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania