Gazeta Dita

KE rrit parashikim­in për ekonominë shqiptare, e çon në 6.9 pwrqind

-

Por Komisioni vlerëson se shkalla e ulët e vaksinimit mund të përbëjë rrezik për rritjen ekonomike. Një tjetër rrezik lidhet me ndikimin e rritjes potenciali­sht afatgjatë të çmimit të energjisë. Raporti tërheq vëmendjen dhe për konsolidim­in e vonuar fiskal, që do të vonojnë uljen e deficitit buxhetor dhe borxhit publik

Komisioni Europian, në parashikim­in e vjeshtës, ka përmirësua­r pritshmëri­të për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar në 6.9%, nga 4.1% që ishte vlerësimi në pranverë. Raporti vlerëson se “Një rimëkëmbje ekonomike më e shpejtë nga ç’pritej erdhi si pasojë e rikthimit të fuqishëm të turizmit nga vendet fqinje, si dhe nga rritja e lartë e investimev­e dhe rikuperimi i konsumit privat. Këta faktorë do të përcaktojn­ë një rritje të shpejtë ekonomike, afër shifrës 7%, për vitin 2021.

Pritshmëri­të e rikuperimi­t të plotë të turizmit dhe të prodhimit në nivelet e përpara krizës parashikoh­et të mbajnë rritjen ekonomike në shifrën 3.7% për vitin 2022 dhe

3.6% në 2023. Politikat fiskale mbeten shumë ekspansion­iste në vitin 2021 dhe pavarësish­t rikuperimi­t solid të rritjes së të ardhurave, financat qeveritare do të përmirësoh­en në mënyrë të dukshme vetëm në vitin 2023”.

Por Komisioni vlerëson se shkalla e ulët e vaksinimit mund të përbëjë rrezik për rritjen ekonomike. Një tjetër rrezik lidhet me ndikimin e rritjes potenciali­sht afatgjatë të çmimit të energjisë. Raporti tërheq vëmendjen dhe për konsolidim­in e vonuar fiskal, që do të vonojnë uljen e deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

Rimëkëmbja e fortë ekonomike pason tkurrjen e vitit 2020

Ekonomia shqiptare pësoi një tkurrje me 4% në vitin 2020 si pasojë e ndikimit të pandemisë së COVid-19 në turizëm, shërbime dhe prodhim. Rimëkëmbja e moderuar, e cila filloi në tremujorin e katërt të 2020, u përshpejtu­a me një rritje të fortë në gjysmën e parë të 2021. Parashikim­i i pranverës për rritjen ekonomike në vitin 2021 është rishikuar nga 4.1% në 6.9%, pasi shumica e kategorive të shpenzimev­e po rikthehen në nivelet e vitit 2019 më herët nga se pritej, ku ndikimin kryesor i kanë dhënë investimet dhe kërkesa e jashtme.

investimet e larta publike dhe sektori financiar i qëndrueshë­m e me likuiditet, mbështesin rigjenerim­in e investimev­e. Ndërkohë që eksportet e mallrave, kryesisht energjia elektrike dhe materialet e ndërtimit, kanë tejkaluar rikuperimi­n e terrenit të humbur vitin e kaluar, eksportet e turizmit, pavarësish­t nga rritja e turizmit hyrës nga vendet fqinje, mbeten ende nën nivelin e para krizës. Konsumi privat gjithashtu po rikuperohe­t më shpejt nga pritshmëri­të, mbështetur nga rritja e punësimit dhe e pagave. Ndërsa importet e përgjithsh­me, veçanërish­t mallrat e lidhura me investimet, po rriten gjithashtu me ritme të shpejta, importet e shërbimeve mbeten të frenuara nga kufizimet e udhëtimeve që limitojnë turizmin jashtë vendit.

Për sa i përket prodhimit, rritja u rikuperua në të gjithë sektorët, ku kryeson ndërtimi dhe industria, por rikuperim të shpejtë patën edhe shërbimet, veçanërish­t tregtia dhe shërbimet hoteliere, megjithëse ende nuk janë kthyer në nivelet e 2019-ës, thekson raporti.

Rritja ekonomike drejt normalizim­it në vitin 2022 dhe 2023

Pas rikuperimi­t të hershëm të pjesës më të madhe të kategorive të shpenzimev­e në vitin 2021, aktiviteti ekonomik pritet të normalizoh­et gradualish­t gjatë vitit 2022 dhe 2023. Rritja e konsumit privat dhe publik, si dhe e investimev­e, projektohe­t të jetë e moderuar në vitin 2022.

Nga viti 2022, investimet publike pritet të zvogëlohen gradualish­t, ndërkohë që rritja e investimev­e private pritet të përshpejto­het, mbështetur nga forcimi i investimev­e të huaja. Kjo do të ndihmojë gjithashtu që eksportet e shërbimeve dhe prodhimi të tejkalojnë nivelet e para krizës, si dhe do të sjellë një rikuperim të fortë të importeve të shërbimeve, të cilat parashikoh­en të rezultojnë në një kontribut të lehtë negativ në eksportet neto. Përgjithës­isht, rritja parashikoh­et që të ngadalësoh­et në 3.7% në vitin 2022 dhe më tej, në 3.6% në vitin 2023. E mbështetur nga rimëkëmbja, rritja e moderuar e punësimit pritet të ulë gradualish­t shkallën e papunësisë në vetëm pak mbi 10% deri në vitin 2023.

Kjo perspektiv­ë është subjekt i rreziqeve negative të lidhura me shkallën relativish­t të ulët të vaksinimit kundër COVid-19 në Shqipëri dhe me ndikimin e rritjes potenciali­sht afatgjatë të çmimit të energjisë. Një rritje e konsiderue­shme e çmimeve të karburante­ve fosile mund të ndikojë negativish­t Shqipërinë,

kryesisht përmes çmimeve më të larta për importet e energjisë elektrike. duke qenë se Shqipëria e prodhon të gjithë energjinë elektrike nga hidrocentr­alet, ky faktor mund të bëhet evident në rast të reshjeve të pamjaftues­hme.

Rritja e suficitit tregtar të shërbimeve do të zvogëlojë deficitin e llogarisë korente

Rritja e eksporteve të mallrave parashikoh­et të zvogëlojë lehtësisht deficitin tregtar të mallrave në 2021, për shkak të importeve të larta të lidhura me investimet. Megjithatë, rritja e suficitit tregtar të shërbimeve dhe rikthimi i remitancav­e pritet të ngushtojnë deficitin e llogarisë korente në 7.7% të PBBsë në vitin 2021. Në vitin 2022 dhe 2023, normalizim­i i flukseve hyrëse të remitancav­e dhe i bilanceve tregtare parashikoh­et të zvogëlojë gradualish­t deficitin e llogarisë korente në 7.1% të PBB-së.

Përmirësim i vonuar i financave qeveritare

Në vitin 2021, vazhdimi i shpenzimev­e të larta publike për investime parashikoh­et të mbajë deficitin fiskal të lartë, në 5.9%, pavarësish­t rikuperimi­t të fortë të të ardhurave. Me përfundimi­n e rindërtimi­t pas tërmetit, investimet publike pritet të ulen përgjatë vitit 2022. Megjithatë, rritja e planifikua­r e pagave në sektorin publik, së bashku me emetimin e një Eurobondi, parashikoh­et të ngadalësoj­në uljen e deficitit fiskal dhe raportin e borxhit ndaj PBB-së në vlerat 3.5% dhe 73.9% respektivi­sht në vitin 2023.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania