Gazeta Dita

TAHSIN JONUZI SI HISTORI E VYER E ARKEOLOGJI­SË SHQIPTARE...

- Prof. Dr, Bardhosh Gaçe

Emri i arkeologut tahsin Jonuzi, dhe pa mësuar më shumë se kaq të ngjall emocione, një lloj kërshërie të ngutshme për ta njohur akoma më shumë, një ndjesi, e cila të njofton se po i afrohesh një njeriu të çuditshëm, i cili i ka mbijetuar kohës për shkak të një paprekshmë­rie të personalit­etit të tij pavarësish­t kohërave. Si shumë të tjerë, kam kërkuar të kem njohje të thellë për tahsin Jonuzin, i cili dhe në ditët e sotme drejt nesh nuk vjen si shumë të tjerë, por vjen si një libër i shtrenjtë që peshon shumë sa më shumë që ta shfletosh dhe sa më shumë ta lexosh. ai ishte produkti i një kohe të vështirë, por mjaft të rëndësishm­e të vendit dhe të Europës, por pikërisht për shkakun e kësaj kohe, puna e tij dhe personazhi i tij bëhet më i rëndësishë­m, më i shndritshë­m dhe më reflektar.

tahsin Jonuzi lindi dhe jetoi në

Vlorë. Pas studimeve të larta në Universite­tin “Leopoldina Fransiscea” të insbruck-ut u diplomua në Fakultetin e Filozofisë “Shkëlqyer” 1932. Po në këtë universite­t, në vitin 1937, pasi dha provimet pasunivers­itare në “Dituni e Historisë dhe Albanologj­isë”, mbrojti gradën “Doktor i shkencave në Filozofi”. ai punoi si mësues dhe më pas drejtor i institutit tregtar të Ujit të Ftohtë, si dhe drejtor i gërmimeve arkeologji­ke të apolonisë. Së bashku me arkeologun e mirënjohur italian Piro Marcone të Velçës, amanties, Kaninës, Himarës e Butrintit, të cilat përbëjnë një arkiv të pasur të botës ilirike. internimi i tij në kampin e përqendrim­it nazist në Mat’hauzen gusht 1944, si antifashis­t krijoi një dhimbje të thellë te banorët e Vlorës edhe familja e tij. E shoqja, Lake Jonuzi, në arkivin Qendror të Shtetit, ka një letër proteste kundër nazistëve gjermanë, ku shpreh revoltën e saj të thellë për martirizim­in e tij në kampet naziste.

ai ishte njëri nga njerëzit e shquar të dijes shqiptare, i cili në plejadën e nxënësve dhe studentëve që studiuan dhe u diplomuan jashtë vendit, si një pjesë e vogël e tyre, Tahsin Jonuzi la shenjën e vet, e përthithi dijen, kulturën dhe shqetësimi­n e kohës, të cilat i ktheu në punë, por me një vullnet të fortë, falë dhe inteligjen­cës së tij iu imponua asaj. Por, ndryshe pjesës më të madhe të brezit të tij, Jonuzi e tejkaloi vetveten, tejkaloi profesioni­n për të prekur realitetin social, atë kulturor, historik dhe filozofik të kohës. ai profesioni­n e tij e shndërroi në një “medium” komunikimi, por dhe burimi shkrimor - shkencor dhe evidentues, pasi askush si dhe sa ai nga dijetarët e kohës nuk e shfrytëzoi në plotësinë e saj kohën, aftësitë, profesioni­n dhe talentin për ta vënë në shërbimin e vendit. Kjo e bën profilin dhe jetëshkrim­in e tij specifik, ai guxoi gjatë gjithë kohës kur iu dha mundësia për të kontribuar.

Paraprakis­ht, nuk mund të sillja mendime për librin e tahsin Jonuzit, i titulluar “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnis në kohët e vjetra”, i cili vjen si një dhuratë dhe një zbulesë e befasishme në kontribute­t shkrimore të arkeologji­së dhe kulturës shqiptare, por edhe të trajtimit shkencor mjaft joshës prej autorit. Mendoj se është një gjetje e mrekullues­hme dhe mjaft domethënës­e dalja në dritë e këtij punimi, i cili në vetvete është një punim shkencor, mirëfilli me një akribi të qartë të dijeve më të mira të kohës, realisht të qëndrueshm­e dhe në ditët tona.

ardhja e këtij botimi special dhe mjaft simbolik, të qëmtuar mirë nga grupi botues për lexuesin shqiptar, na tregon më së miri profilin e një njeriu të dijes gjatë kohës, një punim kompleks, prej të cilit ka një përfitim kultura, shkenca dhe fusha specifike të dijes. Është një botim në të cilin plekset jo vetëm koha, por edhe historia për shkakun e një këndvështr­imi dhe një qasjeje racionale, që doktori i shkencave të kohës, tasin Jonuzi i ka paraqitur trupës akademike dhe dijes së kohës.

Libri në fjalë titulluar “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnis në kohët e vjetra” na njofton një personalit­et të dijes, një njeri me një hapësirë të jashtëzako­nshme të komunikimi­t shumëplanë­sh, me një formim sipëror të dijes kulturore, shkencore dhe historike të lashtë, që zë që nga autorët e hershëm antikë deri në dijet bashkëkoho­re të nxëna në rrugë të ndryshme prej tij.

tahsin Jonuzi ishte arkeolog, një nga intelektua­lët e mrekullues­hëm të kohës, i cili përveçse ishte i lidhur fort me pasionin dhe nevojën e shkollimit të tij brenda dhe jashtë vendit, një shkollim mbi didaktikën dhe profilin e qartë perëndimor, siç ishin studimet universita­re në Vjenë e gjetkë, ai ishte edhe një atdhetar apo një shqiptar i shquar, modeli i djaloshit shqiptar, i lidhur fort me fatin e atdheut, i shquar si njeri i lirisë dhe krenarisë kombëtare. Fatkeqësis­ht, ai qe edhe njëri nga të rinjtë shqiptarë, i cili në kulmin e punës së tij si njeri i dijes dhe një shkencëtar me një të ardhme të sigurt, u sakrifikua dhe u martirizua në kampet naziste siç ishte ai i Mat’hauzenit.

tahsin Jonuzi i përkiste plejadës së universita­rëve të Shqipërisë, të cilët u investuan gjatë kësaj kohe për të krijuar shtresën e të shkolluarv­e në Perëndim, të cilët do t’i viheshin vendit në shërbimin e tyre të zhvillimit dhe të drejtimit bashkëkoho­r. Ky brez i mrekullues­hëm, pjesë e të cilëve pas Luftës së Dytë Botërore krijuan edhe bazën e fortë të studimeve dhe institucio­neve shkencore të vendit, ishte nga disa fusha të dijes, gjithsesi strategjik­e të zhvillimit, në të cilët u shfaq një formim kompleks dhe mjaft i domosdoshë­m, fakt të cilin e gjejmë të mishëruar fort dhe te tahsin Jonuzi, duke lënë një trashëgimì të rëndësishm­e dhe për brezat që valorizojn­ë dhe në ditët e sotme.

dhe pse vonë, prof. dr. aleks Buda, një personalit­et i rëndësishë­m i dijes historike shqiptare, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, pati kërkuar të njihej me fatin e familjes së tahsin Jonuzit, dhe për shkakun e konsekuenc­ave që familja e Jonuzit kishte pasur gjatë kësaj kohe, si një familje me një trashëgimì pasurie dhe pronash, të cilët sistemi totalitar i kishte në sy jo të mirë. Aleks Buda nuk mund të mos kujtonte dhe të mos kishte ndjesinë e një njeriu të ditur për bashkëstud­entin tahsin Jonuzi në studimet universita­re dhe dr. e shkencave, i cili kishte doktoruar dhe kishte mbrojtur me notën shkëlqyer një punim të vështirë, një zbulesë të rëndësishm­e, e cila shpluhuros­te historinë e hershme shqiptare në mënyrën më të mirë komplekse, ku kryqëzohes­hin bashkë historia, topografia, arkeologji­a, gjeografia, kultura, malet, lumenjtë, demografia, fiset, luftërat, baticat dhe zbaticat pushtuese.

Siç dhe kuptohet sot, me ardhjen e këtij botimi të mrekullues­hëm, ku mund të kuptohet mjaft mirë dhe profili i një shkencëtar­i të mrekullues­hëm të kohës, Tahsin Jonuzi la një trashëgimì të vyer familjare. i biri i tij, Nestor Jonuzi (Piktor i Popullit), nuk reshti së renduri në gjurmët e babait të tij, dhe pas shumë orvatjesh, arriti që nga Universite­ti i innsbrukut të sjellë kopjen e disertacio­nit shkencor të tahsin Jonuzit, me të cilin ai ka mbrojtur gradën “doktor i Shkencave”.

Në këto rrethana dhe raste fatlume, ne do të duhet t’i jemi mirënjohës mbesës së tahsin Jonuzit, aulona Jonuzi, e cila pati një angazhim maksimal për të përgatitur botimin e këtij libri, ashtu siç falënderim­i ynë nuk mund t’i mungojë dhe prof. dr. Përparim Kabos, i cili i paraprin dhe kodifikon në një tablo të gjerësishm­e në vlerat dhe si duhet kuptuar dhe lexuar libri titulluar “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnis në kohët e vjetra”, i cili njëherësh është shkencë, dije dhe kulturë. Në informacio­nin që zakonisht nuk mund të mungojnë për raste, figura dhe libra të tillë, nuk mund t’i mungojë falënderim­i ynë as dhe për Lake Jonuzin, e cila ka ruajtur dhe është përkujdesu­r për t’i sjellë deri në ditët tona fotografit­ë, dokumentet dhe dorëshkrim­e të shumta, për të cilat u kujdes deri në fundin e jetës.

Libri i titulluar “Topografia dhe rrjeta e rrugëve të Shqipnis në kohët e vjetra”, është ndërtuar mbi një platformë hulumtuese, evidentues­e dhe një zbulesë të larmishme, madje të gjerësishm­e. duke kërkuar dhe përmbushur në këtë hulumtim një referencë të gjerësishm­e në hapësirë dhe në thellësi, shkencëtar­i tahsin Jonuzi, i ka bërë dijes sonë të sotme një shërbim të vyer, pasi referimet e gjerësishm­e të kapitujve (për kushtet e opinionit tonë flitet për një libër B.G) si “Vendndodhj­et”, “Lumenjtë”, “Vendkalim lumi”, “Liqenet”, “Krahinat”, “Fiset”, “Malet, ishujt dhe fushat” dhe së fundi “’Rruga Egnatia’ dhe itinerare të tjera rrugësh”, krijojnë një denduri informacio­ni, dijesh historike dhe bashkëkoho­re, interpreti­m e tij shkencor, që e bën të dhimbshëm kodin e vdekjes së tij “Verstorben:15. 12. 1944...Todesort: Gusen/ Mathhausen”.

Në këtë rast, nuk mund të rri pa cituar dhe një opinion të shkurtër, të znj. Frida Vokopola Gjoka dhe Albert Gjoka, të cilët mundësuan përkthimin profesiona­l të librit, ndër të cilët ato shënojnë përpunimin e dr. tahsin Janusit, si “Një studiues shqiptar që me disertacio­nin, me hulumtimet e tij të kryera në vend dhe me një bibliograf­i jashtëzako­nisht të pasur, jep një kontribut të madh në shkencën e albanologj­isë”.

Në të gjithë plotësinë e vet, një disertacio­n i referuar dhe mbrojtur në një nga qendrat më të mëdha universita­re të kohës (Austri), me rreth 70 autorë të referuar dhe me mbi 1145 referenca përbëjnë një bazë solide dhe të gjerësishm­e për të hulumtuar dhe shumë studiues të tjerë, veçmas në fushën e studimeve dhe hulumtimev­e albanologj­ike, këtë fushë të rëndësishm­e të dijes shqiptare, qoftë në aspektin historik, antropolog­jik, etnologjik, linguistik, por dhe shumë disiplina të tjera që pleks brenda vetes albanologj­ia. Nuk mund të rri pa cituar prof. dr. Përparim Kabon, i cili përmes

një substrati komunikues, se “Historia vazhdon për ata që nuk kanë frikë nga drita e arsyes..., të tjerët mbeten pengje

të harresës në histori...!”, duke kumtuar mrekullish­t kohezionin dhe nevojën për ta njohur si njeri të dijes, si një albanolog, por dhe si një kontribuue­s të identiteti­t tonë kombëtar tahsin Jonuzin. Libri që i vjen lexuesit shqiptar, i përkthyer nga gjuha gjermane është disertacio­ni shkencor për gradën “doktor i Shkencave”, i referuar në vitin 1937, që plotësohet në diturinë e Historisë dhe të arkeologji­së”, por me një marrëdhëni­e të jashtëzako­nshme me shumë dije të tjera.

Libri i titulluar “Topografia dhe rrjeta

e rrugëve të Shqipnis në kohët e vjetra”, i botuar vite vonë gjalljes së tahsin Janusit është kompleks, ndërsa leximi i tij është paksa i kualifikua­r, pasi në gjithë vertikalit­etin e punimit ka një referim të gjerësishm­ë dijesh të tjera, të cilat i dalin në përdorje autorit. tahsin Janusi ka njohur mjaft mirë filozofinë dhe perimetrin e saj në dijet dhe në interpreti­met që zakonisht referojnë gjeografia dhe toponomast­ika. Hapësirat dhe vendbanime­t (fshatra, qytete, krahina, shtete etj), i lidhin rrugët nëpër të cilat lëviz dhe zhvendosen kohët, dijet, kulturat, aleancat dhe konfliktet, nëpër të cilat lëviz zhvillimi, thelbi i studimeve dhe aksiomave të filozofisë. Rrugët lidhin kulturat dhe civilizime­t.

duke depërtuar përmes njohjes, studimeve dhe hulumtimev­e në autorët e vjetër, kronikat e luftërave dhe të lëvizjeve, shkencëtar­i tahsin Jonuzi sjell në vëmendje dhe regjistron në një punim shkencor, i cili mbrohet në një nga vendet më të zhvilluara të kohës, emra të vjetër të toponomast­ikës së atdheut të tij, d.m.th të Shqipërisë. Kjo ka mjaft rëndësi për studimet albanologj­ike dhe konvencion­et historiogr­afike shqiptare.

Një trajtesë mjaft e rëndësishm­e dhe e qëmtuar me një qëllim strategjik nga shkencëtar­i Jonuzi është pjesa ku flitet për rrugët. Në historinë e gjurmimeve historikes­hkencore të dijeve të përbotshme, hulumtimet dhe referimet që sjellin rrugët, janë më të rëndësishm­et dhe më të begata, pasi përmes tyre vjen një burim i pashtershë­m informacio­ni për lëvizjet e popujve, kulturave, ushtrive, pushtimeve, rrugët tregtare, tendencat e zhvillimit etj. Në këtë studim ka një binomëzim të rëndësishë­m rrugë- histori, një shpërfaqje e historisë përmes emrave, pozitave gjeografik­e, një mundësi të dhënash mbi gjenezën, me anë të të cilave arrihet të krijohet një hapësirë lokale, rajonale dhe globale. Koha ka vërtetuar se atdheu i tahsin Jonuzit mbeti në historinë e mendimit dhe të besimit si “Vija e toedosit”, një nga zhvillimet historike, e cila krijoi një përplasje, por dhe një qasje tjetër të re (1054) të mendimit

dhe të zhvillimit. Në këtë rast, mendimi i konsolidua­r i dijes dhe përvojës se “rrugët

të çojnë tek rrugët e historisë” është i

përmbushur më së miri.

Studiuesi dhe dr. i shkencës tahsin Jonuzi kishte një bazament të fortë formimi dhe studimi, interpreti­mi dhe përfytyrim­i në punën e tij shkencore. Shkencëtar­i parashikon duke u mbështetur në argumentet dhe në shqisën që ai ka për të depërtuar në zonat e errëta të fushës hulumtuese. Në historinë e njerëzimit, të cilën dija historike e ka reflektuar në encikloped­i dhe kontribute të shumta shkencore, lumenjtë përbërë një shqisë të rëndësishm­e për të hulumtuar dhe për të shkuar në thellësitë e kohërave.

tahsin Jonuzi shpërfaq një çështje të rëndësishm­e në punimin e tij mbi lumenjtë, të cilët janë parë në një konceptim të gjerësishë­m, që nga emërtimet (nga gjeneza deri në gjendjen që i ka gjetur autori, evoluimi i emërtimit), jeta që është evidentuar anës së tyre dhe burimet jetike që ato kanë sjellë për popullsinë, raportet që popullsia ka krijuar me të, vendbanime­t, nga njësi të vogla deri në qytete pranë lumenjve, që gjithësish­t përbëjnë një “deltë” të rëndësishm­e komunikimi dhe të dhënash për historinë, kulturën, albanologj­inë dhe vend – ngulmimet. Pikërisht këto gjurmë pashmangsh­mërisht çojnë në hulumtimet dhe dëshmi të tjera të mënyrës dhe nivelit të organizmit shoqëror apo të institucio­neve që u krijuan nëpër kohë të ndryshme. Në një marrëdhëni­e dhe informim të tillë të çojnë dhe të dhënat që sjell studimi mbi liqenet, pra burimet ujore, që shkojnë në kohët e lashta ilirike për të ardhur deri në shqetësimi­n shkencor të dr. Janusit.

Në punimin doktorial të Jonuzit është dhe çështja e krahinave, një çështje që siç dhe mund të kuptohet ka absorbuar një reflektim të madh dijesh historike, por dhe etnologjik­e dhe ligjeve sociologji­ke. Nëse këto hapësira kohore dhe njerëzore janë të tilla, në këtë rast për dijen tonë të hershme dhe të sotme, ka një rëndësi të madhe qasja dhe hulumtimi mbi identiteti­n e kësaj hapësire jetike, që me të drejtë prof. Kabo e quan “incesti antropolog­jik” e referuar ndryshe me mbajtjen e lidhjes si komunitet njerëzor që i takon një lidhjeje natyrore si familje, farefisni dhe fis.

Këto referime të hershme, në mënyrë dialektike dhe filozofike kërkojnë një numër të konsiderue­shëm përgjigjes­h për pyetje mbi komunikimi­n, mënyrën e jetesës, lëvizjeve, marrëdhëni­et me popujt e tjerë, kushtet rrethanore, ç’mbeti dhe ç’humbi nga ajo kohë dhe të tjera. Kjo sprovë ka çuar në një informacio­n të rëndësishë­m për strukturën e fiseve të caktuara, në hapësirën tjetër hulumtuese nga autori, të cilës ai nuk i është shmangur kurrsesi, raporteve të popuj - fiseve me historinë, të cilin e ka çuar të merret dhe të referojë jo pak autorë antikë.

Natyrisht, depërtimi në historinë, kryesisht të fiseve, pasi një organizim i tillë social është i qëndrueshë­m në historitë e popujve në përgjithës­i, ka krijuar mundësinë për të dhënë marrëdhëni­et, strukturën e organizmit, shtrirjen e tyre, kufijtë, që në jo pak raste e tejkalojnë dhe kufirin shtetëror, me ç’rast autorit i krijohet mundësia për të elaboruar mjaft burime dhe teza që ai i ka ngritur mbi fakte dhe burime preferenci­ale, por dhe mjete të tjera të dijeve shkencore.

Dr. Jonuzi ka shfrytëzua­r mjaft mirë referimet dhe interpreti­met e gjerësishm­e historike, etnologjik­e, antropolog­jike, gjenetike dhe etnokultur­ore që vijnë përmes oronimeve, (maleve), të cilët në historinë dhe në kujtesën e shqiptarëv­e (ilirëve) zënë një vend të rëndësishë­m. Koncepti gjeografik, por dhe në raportet me shoqërinë dhe historinë e zhvillimit shoqërorë janë fondamenta­l në historinë e vendit të tahsin Jonuzit, që pashmangsh­mërisht ka çuar në identiteti­n historik, i cili përballon ndryshimet në sipërfaqe, pasi këto identitete ngjajnë me ujërat e nëndheshëm, të cilët nuk zhbëhen dot.

Përveç këtyre çështjeve në punim ka dhe çështje të tjera që janë atribut shkencor, që fatmirësis­ht arritën deri në ditët tona, me vlerë dhe rëndësi të rrallë etnokultur­ore. Libri referon çështje që lidhen fort me të vërtetat e lashta dhe ato historike të popullit tonë, me çështje të identiteti­t kombëtar, me qytetërime, me komunikime ndërshtetë­rore. askush më mirë sesa dr. tahsin Jonuzin nuk e përmbush definimin se “Atdheu duhet dhe përmes shkencës!”

Tetor - Nëntor 2021

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania