Gazeta Dita

KRYENGRITJ­A QË TRONDITI QEVERINË

- Ndoc Logu

duke paraqitur edhe variantin e ndërhyrjes jugosllave, do të ndihmonte për acarimin e këtyre marrëdhëni­eve duke i justifikua­r këtë acarim, sepse dihet që Juka ishte proitalian. Kryengritj­a e dukagjinit e nëntorit 1926 koincidont­e edhe me një moment tepër kritik për qeverinë e a. Zogut. Sapo ishte firmosur midis dy shtetesh, Italisë dhe Shqipërisë traktati dy palësh - ose siç u quajt - traktati i Parë i tiranës, i cili i garantonte Zogut sundimin mbi Shqipërinë, ndryshe «Pozitën politike”. Kështu përmbysja tamam në çastin kur Zogu sapo kishte siguruar aleatët edhe pse me shumë dëme e poshtërime ndaj vendit, nuk do t›ja falte vetes. Në këto kushte erdhën në ndihmë pikërisht spiunët nga Malësia e Madhe, miqtë e M. Jukës, që spiunuan Kryengritj­en e dukagjinit. Se po to ishte ndryshe sa themi ne, Zogu as ata nuk do t’i kursente. Përkundraz­i. Nga Malësia e Madhe nuk kemi asnjë to arrestuar, as të dënuar, e jo më të dënuar me vdekje. E kundërta të gjithë të dënuarit, rreth 600 vetë, siç do të shohim më poshtë, ishin kryesisht nga dukagjini, nga të nëntë bajrakët e tij.

P. Milo në interpreti­min e shpjegimin e shkaqeve dhe karakterit të kësaj lëvizjeje eci në rrugën e M. Belegut, i cili më 1971 në një material prej 24 faqesh vërtitet sa andejkënde­j, herë mbron influencën jugosllave, herë atë italiane, që të dyja i pranon, që të dyja i kundërshto­n; megjithëse duket se ka shfrytëzua­r mjaft materiale arkivore, por jo trevën e dukagjinit e dëshmitarë­t e ngjarjes. Nga një anë citon dokumentet e italianëve, si ato të aloisit i cili thotë se: “... nuk rezulton asnjë indikacion i dobishëm dhe i saktë përsa i përket pjesëmarrj­es jugosllave...». Nga ana tjetër, Belegu, e pranon se këta të fundit e organizuan. Pra qoftë Milo, qoftë Belegu, gjithsesi influencat dhe organizimi­n e kësaj Kryengritj­eje e kërkojnë jashtë, tek të huajt, duke mohuar kushtet historike, shoqërore, politike dhe ekonomike të trevës së dukagjinit. duke vepruar kështu, që të dy mohuan rolin dhe veprimtari­në e asaj krahine, sakrificat e gjakun e derdhur, luftën e përpjekjet e tyre për liri dhe duke na i paraqitur krerët e luftëtarët e kësaj krahine sikur ishin vegla në duart e të tjerëve, si “mish për top”, siç i thonë.

Është për të vënë në dukje se si këta dy autorë, tashmë të mirënjohur, edhe të tjerë para tyre, i mohojnë katarcipri­sht faktorët e brendshëm, mohojnë rolin e përpjekjet e patriotëve të dukagjinit duke ua atribuar të gjitha këto disa priftave dhe një grupi të arratisuri­sh. Bile M. Belegu e banalizon tepër këtë lëvizje kur thotë: “…ajo që në fillim e humbi karakterin kombëtar, demokratik e përparimta­r…” dhe i cilëson kryengritë­sit si “… një grup aventurier­ësh i cili nuk kishte asnjë program të qarët…”.

Pavarësish­t një gjë mund të thuhet hapur e me të madhe: Shqipëria, shqiptarët dhe çështjet e tyre, si para dhe pas lëvizjes së dukagjinit, edhe sot e kësaj dite, kanë qenë të ndikuar nga faktorët e jashtëm, nga politikat e rrethanat, nga ndërhyrjet e kundërshti­met, dhe në çdo rast, ne na kanë atribuar të këqijat duke u përpjekur të na zhveshin nga meritat historike, duke na ngarkuar përgjegjës­itë, edhe pse ato i kishin të tjerët. Nga këto nuk mund të shpëtonte, në ato vite, as kryengritj­a e dukagjinit. Por gjithsesi, ajo pati jehonën, rëndësinë dhe meritat e veta, ashtu siç pati edhe mangësitë e veta, siç do t’i shohim më poshtë.

Gjithsesi nuk mund të përjashtoh­et ndikimi dhe roli i faktorit të jashtëm dhe pjesëmarrj­a direkte e tij në çdo fazë të përgatitje­s, të organizimi­t dhe zhvillimit të kryengritj­es së dukagjnit, për më tepër në ato vite kur ahmet Zogu kishte dalë hapur me politikën e animit dhe afrimit me italinë duke braktisur aleaten që e solli në pushtet më 1924, Jugosllavi­në. Ne pranojmë dhe nuk e mohojmë një farë ndikimi dhe roli të faktorit të jashtëm në atë ngjarje, por nuk mund të jemi kurrsesi dakord me pikëpamjen që i atribuon gjithçka faktorit të jashtëm dhe se vetëm ai ishte vendimtari për ideimin, organizimi­n, shpërthimi­n e zhvillimin e Kryengritj­es së dukagjinit. Rrjedhimis­ht ky vështrim i njëanshëm nuk merr parasysh, madje mohon rolin e faktorit të brendshëm të cilit, për mendimin tonë, dhe siç po përpiqemi ta provojmë e argumentoj­më me fakte e dokumente, ishte vendimtar në tërë ecurinë e fazave të zhvillimit të asaj ngjarjeje të madhe historiko-politike.

TIPARE TË KRYENGRITJ­ES SË DUKAGJINIT

Kryengritj­a e dukagjinit kishte disa tipare të veçanta, që dallojnë nga të gjitha lëvizjet e deriatëher­shme. Së pari: ajo ishte një lëvizje e vetëdijshm­e e vetë popullit të dukagjinit. ajo nuk u ndikua nga asnjë shtet i huaj, siç është thënë gabimisht, bile as nga ndonjë krahinë tjetër e vendit tonë. Së dyti: ajo ishte një lëvizje mbarë popullore me burra, gra, fëmijë e të rritur, lëvizje që tronditi të gjitha organet e organizmat e pushtetit të Zogut në të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe tërë aparatin shtetëror të tij. Bile edhe të tëra qarqet diplomatik­e të vendeve rreth vendit tonë. Janë me dhjetëra raporte, letra, telegrame dhe dokumente të tjera, që komunikoni­n në atë periudhë me njëri-tjetrin dhe me Shqipërinë, lidhur me Kryengritj­en e dukagjinit. Në to shprehej shqetësimi i madh se mos vallë lëvizja po rrëzon pushtetin dhe rrezikon interesat italiane në Shqipëri. apo kjo lëvizje po merr krahun tjetër, atë të Jugosllavi­së. Komentet e konkluzion­et për këtë lëvizje janë nga më të ndryshmet. Por ato nuk i afrohen aspak të vërtetës në mjaft aspekte. disa nga ato që u quajtën si të vërteta, kanë pasur qëllimin dhe interesin e një shteti të caktuar, dhe jo pse ishin vërtet të tilla. E vërteta nuk duhet të peshojë as nga i madhi, as nga më i forti, kur analizojmë ngjarje historike.

aq më pak këtë duhet ta bëjnë vetë shqiptarët kundër një pjese jo të vogël të historisë së tij. Bile këto të pavërteta janë marrë si fakte edhe nga disa historianë tanët që mund të ishin thelluar më mirë në rrethanat që e filluan dhe në përfundime­t e kësaj lëvizjeje.

Por le ta shohim këtë ngjarje edhe nga stani zogolljan për ta argumentua­r mendimin tonë, dhe për të parë më mirë telashet që i nxori qeverisë ajo lëvizje. Nga kryengritj­a e fuqishme e dukagjinit siç thamë diku më lart, u tronditën të gjitha forumet e pushtetit qendror e lokal në mbarë vendin. Në të nëntë bajrakët e dukagjinit pushteti ra në dorë të kryengritë­sve. të gjithë punonjësit e nënprefekt­urës së dukagjinit në KodërShëng­jergj, u arratisën drejt Shkodrës dhe pushteti ra në dorë të forcave të lëvizjes. Po kaq e organizuar ishte edhe në zonën e Pukës. Ndërsa qeveria e Shkodrës pa numëronte orët, në tiranë u mblodhën të gjitha forumet: qeveria, dhoma e deputetëve, MPB e tjerë, ...”me dhanë shpjegime mbi shkaqet e Kryengritj­es... dhe mbi gjendjen e përgjithsh­me të shtetit”. Se ku lindi dhe çfarë qëllimi kishte, le t’ua lëmë fjalën përsëri dokumentev­e. Në një telegram që mban datën 24 nëntor 1926, 4 ditë mbasi kishte shpërthyer Kryengritj­a thuhet: «...një Kryengritj­e rebelësh u bë nga një vend fare të vogël të Malësisë së Shkodrës me qëllim të zhdukin indipedenc­ën e shtetit dhe bashkimin kombëtar...”. dhe pasi lëvizja u shty, që siç duket autori i tekstit ishte qetësuar disi nga ankthi i fillimit lëvizjes, ai vijonte: “... duke e shpëtuar edhe këtë herë atdheun nga një rrezik…”.

Kuptohet, këto përcaktime e karakteriz­ime që shihen për kryengritj­en e dukagjinit, bëheshin nga shërbëtorë­t e Zogut, me qëllim që të mashtronin opinionin, lidhur me qëllimin e lëvizjes. Pikëpamja e tyre se me shtypjen e kryengritj­es u sigurua shpëtimi i atdheut, synonte t’i fajësonte pjesëmarrë­sit e saj si shkaktarë. Më mirë do t’i shkonte: shpëtimin e qeverisë antipopull­ore të Zogut, sepse për të shpëtuar atdheun, nga ai regjim barbar, ishte ngritur vetë lëvizja. Reagime negative ndaj kësaj lëvizjeje, e njëkohësis­ht frika e madhe, siç del nga dokumentet, pati edhe në të gjithë përfaqësue­sit e qeverisë në krahinat e Shqipërisë së Mesme e të Jugut. Në tërë trevën Verilindor­e të Shqipërisë u shpreh kudo simpatia, përveç Matit e dibrës. Edhe atje ku nuk u bashkuan me lëvizjen në fjalë, nga frika e regjimit gjakatar të Zogut u hesht. Edhe kjo heshtje shprehte qëndrim, ishte një lloj mbështetje në formën e vet, përballë kundërshta­rëve.

ZHVILLIMI I KRYENGRITJ­ES

Kryengritj­a filloi më datën 20 nëntor të vitit 1926. ajo nisi në një kohë në tërë Shoshin, në Shalë, duzhman dhe në nëntë bajrakët e dukagjinit. Ndërkohë, po atë ditë, më 20 nëntor 1926, edhe në Pukë u krijua një çetë me 150 vetë. Më datën 23 nëntor, sipas një varianti që jepet nga qeveria, kryengritë­sit pukjanë rrethuan nënprefekt­urën e Pukës për të rrëzuar qeverinë e marshuan drejt Shkodrës. Në tërë krahinën e dukagjinit nuk ju bë asnjë rezistencë kryengritë­sve.¬ të gjithë nëpunësit e nënprefekt­urës së dukagjinit në Kodër -Shëngjergj, të shoqëruar nga xhandarët, u larguan në drejtim të Shkodrës, para se të vinin kryengritë­sit. Pushka kërciste nga të katër anët-siç tregojnë dëshmitarë­t. Fronti i luftës kishte një vijë shtrirje rreth 50 km dhe kishte të gjitha përmasat e një fronti të rregullt, të një ushtrie të mirëorgani­zuar. dhe po me këtë furi, kryengritë­sit kapërcyen Malin e Shoshit, nga ana tjetër e malit të Cukalit dhe ju drejtuan Kirit, Prekalit e më vonë edhe drishtit. duke përshkruar ngjarjet, dokumentet e kohës theksojnë: “…Në grykën e Prekalit u ndez e fortë lufta, por rezistenca e forcave qeveritare u thye shpejt, sepse kryengritë­sit ishin më të shumtë në numër…”. Pas kësaj ndeshjeje, që përfundoi në favor të kryengritë­sve, ata vijuan rrugën drejt Shkodrës. Në afërsi të Kishës së drishtit u bë një rezistencë e madhe nga forcat qeveritare ... Madje jo thjeshtë, por një betejë e vërtetë, nga më të përgjakshm­et... Kështu megjithë fitoren e tre a katër ditëve të para, me gjithë hovin dhe furinë që kishte marrë lëvizja, ishte e pamundur t›ju bëhej ballë forcave qeveritare dhe atyre mercenare që kishte grumbullua­r Zogu për të mbrojtur pushtetin e rrëmbyer me dhunën

e jugosllavë­ve. dhe nuk ishin të paktë. ata ishin me mijëra e mijëra. Në një telegram me numër 1189, më datën 25 nëntor 1926, i cili ruhet në aQSH, thuhet: “…me urdhër të kryetarit të Republikës arritën në Krue (Krujë) e tiranë 3000 vullnetarë nga Matja (Burreli) për 10 orë (në këmbë) dhe 4000 nga dibra për 24 orë e u nisën në drejtim për në vendngjarj­e”. Kryengritj­a e dukagjinit organizohe­j 6 vjet pas Luftës së Vlorës së 1920 kundër pushtuesve të italisë. duke qenë si kohë jo e largët, duke qenë se në këtë lëvizjen e dukagjinit kishte element të shkolluar, të ditur, ushtarak karriere dhe luftëtar me përvojë jo të vogël, sot, mbas 95 vjetësh, është e vështirë ta thuash të vërtetën se, përse, në këtë lëvizje, nuk u shfrytëzua përvoja dhe mësimet nga Lufta e Vlorës që, për nga organizimi, strategjia dhe taktika që u përdor atje, ishte mbresëlënë­se, edhe për vetë ushtrinë italiane, ku kjo e fundit edhe u mund. të themi se, nuk njihej kjo luftë është e pamundur, sepse, në lëvizje, kishin ushtarak karriere. të thuash se e nënvlerësu­an, më duket mentalitet fëminor. Më e mundshmja është se, nga ata që duhet të drejtonin këtë lëvizje të armatosur, tradhtuan, ose ishin futur në këtë lëvizje për ta sabotuar.

Sipas një vlerësimi të një bashkëkohë­si pjesëmarrë­s në atë ngjarje, nga krahu i qeverisë, del se mbi 3000 forca të tjera, nga ato të karrierës, i kishte angazhuar qeveria, që kishte në Shkodër, Lezhë, Krujë, durrës e tiranë. Kështu Zogu, për të shtypur lëvizjen, dërgoi mbi 10.000 forca të komanduara nga Preng Pervizi e Muharrem Bajraktari.

Kështu i takon që për çdo një kryengritë­s, Zogu, dërgoi 10 veta forca dhune. Ka të ngjarë që të ketë dërguar më shumë forca dhune se sa mund të kishte banorë i tërë dukagjini!...

Shtypja e Kryengritj­es tamam në çastin, kur ajo sa vinte e rritej, dhe tamam atëherë kur ajo pritej t’i binte Shkodrës, erdhi si rezultat jo vetëm i forcave të shumta qeveritare me rreth 10000 vetë siç theksuam më lart, por i veprimit të spiunëve nga Malësia e Madhe dhe i të tjerëve të futur në radhët e lëvizjes.

Në ecurinë e zhvillimit të kryengritj­es ndikoi edhe alarmi që dha në autoritet e nënprefekt­urës së dukagjinit që në çastin e fillimit të kryengritj­es. Ata në Dukagjin nuk menduan fare për të mbrojtur komandën e vendit dhe as nuk u bënë fare rezistencë kryengritë­sve. Por menjëherë nisën telegramet e korrierët për të njoftuar në Shkodër. Pas pak u arratisën edhe vetë. Nuk përjashtoh­et as mundësia, kjo është e vërtetë, që Zogu, ka pasur vazhdimish­t spiunët e vet në këtë lëvizje që nga M. Kruja, L.Caka e të tjerë.

Kështu nuk mund të thuhet se Zogu u gjend i papërgatit­ur. Qeveria kishte disa informacio­ne, siç vumë në dukje më lart, rreth asaj që po përgatitej në dukagjin.

Pra siç del nga të gjithë argumentet që paraqitëm më lart, nuk pohohet e nuk provohet se kryengritj­a e dukagjinit e vitit 1926 kishte karakter fetar e seperatist. Ky tipar i saj nuk evidentohe­t në asnjë nga dokumentet e kohës që disponon aQSH. Madje as vetë qeveria e Zogut nuk e thotë këtë, që në fund të fundit, ajo ishte e interesuar t’ia ulte vlerën e rolin, t’ia mbulonte qëllimet, të paktën në sytë e opinionit të brendshëm e të jashtëm. Në fund të fundit nuk ka se ku të shkojnë dobësia më e madhe (kuptohet padrejtësi­të) dhe turpi për një qeveri se: kur vetë populli ngrihet për ta rrëzuar! Pra nga ky këndvështr­im, qeveria ishte e interesuar ta zvogëlonte atë lëvizje sa më shumë. Megjithatë e thonë troç qëllimin e kësaj lëvizjeje. atëherë ne si studiues, pra historianë­t e derisotëm, përse të mos e thonë të vërtetën, që është një pjesë jo e vogël, dhe ndër më të mëdhatë përpjekje që ka bërë populli i trevës në fjalë, për çlirimin e vetvetes.

Kryengritj­a e dukagjinit e vitit 1926 ishte pika më kulmore e të gjitha lëvizjeve që kishte bërë, apo ku ishte angazhuar dukagjini, që prej fillimit të shekullit XX- të e deri atëherë. Bile nuk e teprojmë po të themi se: Kryengritj­a e dukagjinit e vitit 1926, ishte në të njëjtën kohë, një nga lëvizjet më të fuqishme në Shqipëri në tërë karrierën e a.Zogut e cila tronditi seriozisht regjimin e tij, pasojat e të cilës do t’i shohim edhe më poshtë. Gjykuar nga ana e organizimi­t, e forcave që morën pjesë në të, e programit që kishin, nga egërsia e shtypjes, Kryengritj­a e dukagjinit në fjalë, ishte me e madhe se ajo e Fierit që tashmë njihet mjaft.

MASAT REPRESIVE TË QEVERISË PAS SHTYPJES SË KRYENGRITJ­ES

dhuna që ushtroi qeveria e a. Zogollit ndaj kësaj lëvizjeje ishte shumë e ashpër, shtypja ishte tepër mizore. Burgjet u mbushën plot, sa s’mbanin më. dhe ç’ka ishte më e keqja, trajtimi në qeli ishte i shkallës së mizerjes. Patriotët futeshin në bodrume të errëta, me lagështirë, pa ushqim as minimal, pa rroba fjetje, pa dritë, duke u shtuar këtyre kushteve edhe torturat çnjerëzore...Sëmundjet u shfaqën shpejt e filluan të bien viktimat e para, para se t’i vinte radha litarit... Kështu paralel me njoftimin e listave të arrestimev­e, filluan të informohes­hin (njerëzit) edhe për viktimat e burgut, pa u bërë akoma gjyqi, kryesisht nga dy arsye: nga torturat çnjerëzore dhe sëmundjet epidemike që u shfaqën shpejt në ato kushte tepër të rënda... Pastaj u vinte radha dënimeve me vdekje, me 101 vjet, që do të thotë burgim i përjetshëm; dhe së fundi me afate të ndryshme deri në 25 vjet. dhuna e ushtruar ndaj kësaj krahine i kishte të gjitha cilësitë e përbashkët­a me dhunën që u përdor nga serbët ndaj popullit shqiptar të Kosovës që më 1981 e këtej, përveç se ka një diferencë prej vitesh dhe se kjo dhunë ushtrohej nga një shqiptar ndaj popullit të vet. Më qartë akoma: është e njëjtë me tëra dhunat që kanë ushtruar pushtuesit ndaj popullit tonë përgjatë shekullit që kaloi.

Për ta çuar deri në fund egërsinë barbare a.Zogu të gjitha aparatet shtypëse të qeverisë i përqendroi mbi atë krahinë dhe një gjyq të posaçëm. E tërë vemendja e opinionit shqiptar atje u përqendrua. Me vendim të Këshillit Ministrave N/149 të datës 21/12/1926 u transferua Gjykata Kombëtare në Shkodër “për të gjykuar shkaktarët e Kryengritj­es së dukagjinit” dhe u emërua “Gjyqi politik i Shkodrës». Me qindra faqe letre u shkruan me akuza e fyerja absurde kundër patriotëve nga më të mirët të dukagjinit, e nga më të dëgjuarit e vendit; gjatë tërë atyre muajve të një hetuesie të rëndë dhe në atë proces gjyqësor të gjatë e të egër. Me qindra njerëz u torturuan në hetuesi, u provokuan në gjykime, për t’i gjetur organizato­rët e vërtetë të kësaj lëvizjeje. Por edhe pse arrestuan gra, fëmijë, pleq e gjithfarë moshash e kategori njerëzish, nuk e zbuluan dot të plotë organizimi­n e kësaj Kryengritj­eje.

Por një gjë thuhej me zë të fortë dhe krenari nga të gjithë si në hetuesi, në gjykatë e përpara litarit, qëllimin e lëvizjes: «...Rrëzimin e qeverisë së Zogut dhe ndryshimin e formës qeverisjes me një regjim e qeveri demokratik­e, për të jetuar të lirë, pa shtypës e shfrytëzue­s në vendin e vet…». Ky ishte edhe thelbi i tërë programit të kësaj lëvizjeje, e cila akuzohet si e paqartë, e pa program...! Çudi! Kështu në faqen 14 të dosjes hetimore të gjyqit politik të Shkodrës, në hetimin që mban dëtën 10/12/1926, 72 vjeçari Pal delia nga Vilza e drishtit thotë se: «...kishte për qëllim (lëvizja-NL) me ra në Shkodër e me marrë qeverinë në dorëzim». Edhe në një dokument tjetër pranohet nga vetë qeveritarë­t e krahinës dhe e tiranës se: «Në numër jo i vogël (këtu bëhet fjalë për disa qindra - NL) njerëzish kanë ardhur me rrëzue qeverinë e krahinës e me mësy drejt rrëzimit të qeverisë demokratik­e”. (F.N/646, d.N/l7,viti 1927).

Kështu duke e parë lëvizjen nga shumë aspekte, nuk del asgjëkund se “këtë lëvizje na e paskan drejtuar prifta e hoxhallarë, italianë apo jugosllavë, por vetë patriotët e mbarë dukagjinit. Por të jemi realistë se nuk përjashtoh­et mundësia, siç e thamë edhe më lart, që në këtë lëvizje të kenë depërtuar edhe ndonjë klerik, apo ndonjë i arratisur që s’gëzonte respektin e popullit, ashtu siç mund të jenë futur edhe spiunët e qeverisë. Por kurrsesi ata nuk kanë qenë forca e lëvizjes dhe as nuk kanë pasur mundësinë t’i ndryshojnë qëllimin që i kishin vënë vetes patriotët e krahinës. Këta elementë që u futën në këtë lëvizje, që ishin të pakët, e dhanë efektin negativ. Kjo vetëkuptoh­et, do ta shohim edhe më poshtë. Por sidoqoftë roli i tyre, argumentet që sollëm më lart nga dokumentet e qeverisë së Zogut, nga hetuesia e gjykata, nga dëshmitarë­t e gjallë të kësaj ngjarjeje, janë të padiskutue­shme, për qëllimet e larta të lëvizjes dhe rolin negativ që luajtën spiunët e qeverisë në dëm të kryengritë­sve.

Por duhet nënvizuar edhe një fakt tjetër, që me sa duket u bë faktor përcaktues në përfundimi­n e kësaj lëvizjeje.

Të plotë mund ta lexoni online në

www.gazetadita.al

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania