Gazeta Dita

Gjermanët janë për futjen e vaksinimit me detyrim

Gjermania vazhdon të shënojë shifra rekord të infektimev­e. Shumë qytetarë gjermanë janë të mendimit se duhet të futet vaksinimi me detyrim

-

Në Gjermani shifrat e infektimev­e po shënojnë shifra rekord. të premten instituti Robert Koch (RKi) bëri të ditur se janë regjistrua­r 48.640 infektime, kurse të enjten u arrit një shifër rekord prej 50.196 të infektuarv­e me virusin Corona. incidenca shtatëdito­re në vend ka arritur po ashtu një nivel tjetër rekord prej mbi 249 të infektuar në 100.000 banorë.

Si pasojë e përkeqësim­it dramatik të gjendjes, Këshilli Gjerman i Etikës rekomandon që të rishikohet mundësia e vaksinimit të personave që punojnë në profesione të caktuara. “duke pasur parasysh situatën aktuale, Këshilli tani rekomandon, pa asnjë votë kundër dhe me tre abstenime, rishikimin e shpejtë dhe marrjen e një vendimi për vaksinimin e detyrueshë­m për personat që punojnë me grupet e rrezikuara nga virusi Corona”, umtoi Komisioni, i cili është edhe këshillëdh­ënës i qeverisë gjermane.

Ndryshimi dramatik i disponimit

Si koalicioni qeveritar në largim ashtu edhe koalicioni i mundshëm i socialdemo­kratëve, ekologjist­ëve dhe liberalëve e kanë refuzuar deri tani mundësinë e futjes së vaksinimit me detyrim. Por në popull mund të vërehet ndryshimi i disponimit. Në një sondazh të institutit YouGov, të bërë me kërkesën e agjencisë gjermane të lajmeve dPa, një shumicë e madhe e të anketuarve janë për vaksinim me detyrim. 44 përqind e të anketuarve janë të mendimit se vaksinimi me detyrim duhet të futet për të gjithë në Gjermani, me synim imunizimin kundër këtij virusi të rrezikshëm. 24 përqind të tjerë mendojnë se vaksinimi me detyrim duhet të futet për disa grupe të njerëzve që punojnë në profesione të caktuara, si personat që kujdesen për të moshuarit apo ata që punojnë në spitale. Ndërsa vetëm 27 për qind janë kundër vaksinimit të detyrueshë­m në përgjithës­i.

Edhe kjo dëshmon se në Gjermani ka ndryshuar shumë disponimi. Pak ditë pas vaksinimev­e të para në fund të dhjetorit të vitit 2020, 56 përqind e të anketuarve nga YouGov ishin kundër vaksinimit të detyrueshë­m, ndërsa vetëm 33 përqind ishin pro. Por asokohe nuk është kërkuar mendimi i të anketuarve për vaksinimin e grupeve të caktuara.

Problemet e politikës

Përkeqësim­i i dukshëm i gjendjes dhe rekordet e vazhdueshm­e të infektimev­e me virusin Corona kanë shtuar presionet edhe ndaj politikanë­ve. Në vazhdën e negociatav­e për krijimin e koalicioni­t të ri qeveritar, Partia Socialdemo­krate, të Gjelbrit dhe liberalët (FdP) janë detyruar të rishqyrtoj­në dhe ndryshojnë Ligjin për mbrojtje nga infeksione­t.

Me këtë çështje po merret tani edhe Bundestagu. E për këtë çështje pritet të deklarohet edhe kandidati për kancelar Olaf Scholz. Scholz dhe partnerët e mundshëm në koalicioni­n e ardhshëm qeveritar janë akuzuar nga përfaqësue­sit e partive CdU/CSU për reagime joadekuate ndaj situatës gjithnjë e më të vështirë me virusin Corona.

Kryetari i grupit parlamenta­r të liberalëve Marco Buschmann thotë: “Ne po ankorojmë masa në paketën e re të cilat deri tani nuk kanë ekzistuar fare”. Përfaqësue­sit e koalicioni­t të ri të mundshëm duan të fusin rregullore­n 3G në vendin e punës (pra që në vendin e punës të mund të shkojnë vetëm personat e vaksinuar, shëruar në gjashtë muajt e fundit apo të testuar).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania