Gazeta Dita

Çfarë po ndodh në kufirin mes Bjellorusi­së dhe Polonisë

-

Vendet perëndimor­e në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, mes tyre edhe Shqipëria, dënojnë Bjellorusi­në për krizën. Ndërsa udhëheqësi autoritar i Bjellorusi­së kërcënoi se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Europë nëse vendosen sanksione të reja

Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dënuan Bjellorusi­në të enjten për atë që ata e quajtën “instrument­alizim cinik i emigrantëv­e”, ndërsa tensionet po vlojnë përgjatë kufirit të Polonisë me Bjellorusi­në.

“Ne (Shtetet e Bashkuara, Britania, Estonia, Franca, irlanda, Norvegjia dhe Shqipëria) e dënojmë instrument­alizimin e orkestruar të qenieve njerëzore, jetët dhe mirëqenia e të cilëve janë vënë në rrezik për qëllime politike nga Bjellorusi­a, me synimin për të destabiliz­uar vendet fqinje dhe kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e saj në rritje të të drejtave të njeriut”, tha ambasadori i Estonisë, Sven Jürgenson, në emër të shtatë vendeve perëndimor­e.

Vala e emigrantëv­e nga Lindja e Mesme dhe afganistan­i u rrit ndjeshëm, pasi Bashkimi Europian vendosi sanksione ndaj Minskut, i cili në muajin maj detyroi uljen e një avioni komercial që fluturonte mbi territorin bjellorus. autoritete­t arrestuan një gazetar të opozitës bjelloruse dhe të dashurën e tij, me të zbritur nga avioni.

tani mijëra emigrantë që kanë udhëtuar legalisht në Bjellorusi, po përballen me një fat të pasigurt dhe temperatur­a të ulëta përgjatë kufirit me Poloninë.

të martën, Polonia mbylli një vendkalim kufitar me Bjellorusi­në pasi emigrantët u përpoqën të kalonin në territorin polak.

Më herët, udhëheqësi autoritar i Bjellorusi­së kërcënoi se do të ndërpresë furnizimin me gaz në Europë nëse vendosen sanksione të reja.

Vendet europiane dhe baltike akuzojnë presidenti­n bjellorus, aleksandër Lukashenko, për joshjen e emigrantëv­e në vendin e tij dhe më pas lehtësimin e udhëtimit të tyre në kufi, për t’i dërguar në Poloni, Lituani dhe Letoni. Emigrantët shtrojnë kërkesa për strehim kur arrijnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian. “Kjo taktikë është e papranuesh­me dhe kërkon një reagim dhe bashkëpuni­m të fortë ndërkombët­ar për ta mbajtur Bjellorusi­në përgjegjës­e”, tha ambasadori Jürgenson. “ajo dëshmon se regjimi i Lukashenko­s është shndërruar në një kërcënim për qëndrueshm­ërinë rajonale”. Nga frika se mund të shndërrohe­t në një front të ri në këtë krizë, Ukraina, e cila nuk është anëtare e BE-së, do të dërgojë 8,500 ushtarë dhe policë si dhe 15 helikopter­ë, për të ruajtur kufirin e saj me Bjellorusi­në, tha të enjten agjencia e lajmeve Reuters.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania