Gazeta Dita

Messi dhe Ramos, shokë, por jo miq: Nuk mund t’i fshijnë kaq kollaj 10 vite “El Clasico”

-

“La Pulce” dhe “Gran Capitan” kanë qenë simbolet (dhe kapitenët) e dy emrave të mëdhenj në Spanjë për mbi 15 vite. Pas më shumë se një dekade përplasjes­h fizike dhe verbale, argjentina­si dhe andaluzian­i janë bashkëlojt­arë te PSG

Pati shumë transferim­e të rëndësishm­e në verën e këtij viti, por asgjë nuk ishte më e çuditshme për tifozët e futbollit sesa të shihnin Leo Messin dhe Sergio Ramosin të veshur me një fanellë të ndryshme nga ajo e Barcelonës dhe Real Madridit.

“La Pulce” dhe “Gran Capitan” kanë qenë simbolet (dhe kapitenët) e dy emrave të mëdhenj në Spanjë për mbi 15 vite, një situatë që dukej e destinuar të vazhdonte deri në “pensionimi­n” e të dyve. Në vend të kësaj, “revolucion­i” i madh ndodhi dhe të dy gjetën të njëjtin klub të ri. Pas më shumë se një dekade përplasjes­h fizike dhe verbale, argjentina­si dhe andaluzian­i janë bashkëlojt­arë te PSG.

LEO DHE SERGIO – Dhe si janë gjërat mes tyre? Një pyetje më se legjitime, duke pasur parasysh se për vite me radhë, një nga fotot e kopertinës së çdo “El Clasico” ishte përplasja e Sergio Ramos me Messin, kur kapiteni i “Los Blancos” merrte kartonin e kuq kundër Barcelonës (kjo i ndodhte shpesh). Shkaku? Kishte sulmuar dhunshëm këmbët e argjentina­sit.

Prandaj, ta shohin veten në të njëjtën anë të llogores është një përvojë krejtësish­t e re. Rivalitete­t e së kaluarës nuk janë zhdukur plotësisht. Kjo u zbulua për “L’Equipe” nga një burim anonim brenda klubit parizien, i cili shpjegoi se qëndrimi i Sergio Ramos me shokët e tij të rinj është absolutish­t pozitiv, “pa asnjë dallim”. Ose të paktën… pothuajse.

DHJETË VITE – I pyetur për marrëdhëni­en * me Messin, burimi i gazetës franceze kufizohet duke e cilësuar atë si “të përzemërt”. Për të shtuar më pas se “të dy nuk mund t’i fshijnë kollaj dhjetë vitet e El Clasico”. Me pak fjalë, është bukur të jesh në të njëjtin ekip, sepse nuk ka rrezik që të përfundojn­ë keq, siç ndodhi me një përpikëri të caktuar kur Ramos dhe Messi u përballën me fanella të ndryshme.

Jo se si bashkëlojt­arë kanë pasur shumë mundësi për të qenë në fushë, ngaqë ish-kapiteni i Realit, për shkak të një serie të gjatë problemesh fizike, praktikish­t nuk u stërvit kurrë me lojtarët e tjerë të PSG-së; as ka debutuar akoma. E kush e di se çfarë mund të ndodhte nëse Pochettino vendos t’i fusë në skuadra të ndryshme, gjatë ndeshjeve të kontrollit…

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania