Gazeta Dita

Si u lidh manjati Rezart Taçi me brokerin zvicerian dhe mafiozin Zummo të “Cosa Nostra”, do pastronin 18,4 mln euro te “alpha Bank”

-

SPaK ka zbardhur edhe skemën e pastrimit të parave nga palermo e italisë në Shqipëri, për llogari të anëtarëve të mafias “Cosa Nostra”. 18,4 milionë euro ishin depozituar nga muaji korrik në një llogari bankare të hapur pranë “alpha Bank” në tiranë dhe pastaj duhet transferoh­eshin në Hong-Kong dhe Singapor, nëpërmjet një kompanie të Rezart taçit. Por me kërkesë të Antimafias në Itali, SPAK e ka bllokuar operacioni­n. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo, mik i ish-kryebashki­akut mafioz parlemitan Vito Ciancimino dhe ish-bosit të “Cosa Nostra”, toto Rina, me shumën 18399996 euro. Ndërsa Rezart taçi do të fitonte rreth 4 milionë euro nga ky operacion, ose mbi 16%. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të ticino dhe ishin pjesa e pasurisë 150 milionë euro të Francesco Zummo të konfiskuar nga gjykata italiane, si të ardhura të “Cosa Nostra”. Skema e pastrimit të parave ku ishin përfshirë ish-bosi i naftës Rezart taçi, kunati i tij artur Balla dhe ish truproja e tij Bledar Lilo, u zbulua nga SPaK pas hetimeve disa mujore.

Në dosje tregohen edhe detaje nga rruga që do të ndiqnin paratë e pista nga tirana në Hong Kong dhe pastaj në Singapor. Po ashtu në dosje janë zbardhur përgjime të italianëve, 2 prej të cilëve tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzell­a, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor, ku hapën edhe llogari bankare për të transferua­r më pas 18,4 milionë eurot që u sekuestrua­n nga SPaK. Gushtin e kaluar, në tryezën e prokurorit të Palermos, Francesco Lo Voi, kane ardhur disa dokumente u dërguan nga kolegët në Napoli, të cilët po hetonin për një trafik ndërkombët­ar droge. Mes të përfshirëv­e do të ishte edhe daniele Cestagalli, nje broker italo-zviceran, miku i Rezart taçit. Në majin e kaluar, Cestagalli ishte përgjuar teksa fliste me Petruzzell­a-n. Ky i fundit tha: “... Nëse arrijnë atje, atëherë ok le të bëjmë një gjë, në vend që t’i zhvendosim nga e njëjta llogari rrjedhëse, unë e hap vetë një dhe ia transferoj vetes ... kështu që ai vdes dhe i humbet gjurmët”. Sipas hetuesve, ai po fliste për operacioni­n e madh të pastrimit të parave të Zummo. Gjatë të njëjtit takim,

Petruzzell­a do t’i kishte dorëzuar Cestagalli-t 70,000 euro cash: “... ndërkohë, mbajini këto, mbajini...”; “... i keni numëruar tashmë?”; “70”. Petruzzell­a e ftoi bashkëbise­duesin të jetë i vetëdijshë­m: “Oh jo, duhet të më thuash nëse është ... ka ndonjë ‘kal trojan brenda’. ai kishte frikë se mos përgjohej me një virus kompjuteri­k. të nesërmen Cestagalli foli me Rezart taçin, të cilit i tregoi detaje të operacioni­t. “...Mbrëmë më pas zbrita tek personi i tij i kontaktit që quhet.... Fabio Petruzzell­a ... Z. Zummo dëshiron të largojë gjithçka menjëherë dhe të heqë qafe atë dhe më pas të bëjë një turne në llogarinë e tij të avokatit, domethënë, me pak fjalë, ai i merr këto fonde dhe më pas i transferon menjëherë në llogarinë e avokatit të tij, (në realiteti është një nga kontabilis­tët më të respektuar te Palermos), kush është ky Fabio Petruzzell­a përveç kësaj duhet te me hapesh një llogari për rezultatet sepse atëherë unë duhet te njoh gjysmën e botës gjithçka duhet, megjithatë pyetja dedikuar në seritë e sakta dhe kjo është arsyeja pse unë doja të të shihja për të folur me ju për numrat, komisionet e kështu me radhë”, i ka thënë ai.

Emri Zummo u shfaq për herë të parë në një hetim 42 vjet më parë. Një shënim i zbuluar në makinën e Michael Pozza-s, “personeli” i mafies kanadeze, i gjetur i vrarë në toronto në vitin 1979, i prezantoi hetuesit me Francescon. Menjëherë pas kësaj, Giovanni Falcone u përball me ndërtuesin e Palermos, duke hetuar një trafik të madh droge midis SHBa-së dhe italisë, që u bë i njohur atëherë si “Pizza Connection”.

Në dosje tregohen edhe detaje nga rruga që do të ndiqnin paratë e pista nga Tirana në Hong Kong dhe pastaj në Singapor. Po ashtu në dosje janë zbardhur përgjime të italianëve, 2 prej të cilëve tashmë të arrestuar, Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzell­a, të cilët kanë ardhur në Shqipëri në muajin qershor, ku hapën edhe llogari bankare për të transferua­r më pas 18,4 milionë eurot që u sekuestrua­n nga SPAK

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania