Gazeta Dita

STUDIM MBI MBAJTJEN E KUVENDIT TË MADH

-

Këto ditë, mbarë Shqipërisë, madje edhe përtej kufijve tokësor e deri në vendet perëndimor­e matanë Atlantikut, por thonë se edhe andej nga Australia e largët, po flitet për këtë kuvend të madh, që do të zhvillohet në Shqipëri më datën 11 Dhjetor 2021, për rithemelim­in e Parisë Demokratik­e. Këtë rithemelim e organizon po ai që e themeloi më 12 Dhjetor 1991. Thotë ai që e themelova, po në fakt, sipas studimit, ende nuk dihet saktësisht se cili është themeluesi. Në ndihmë i ka ardhur nga vendi i largët, nga mikja jonë më e shtrenjtë, Amerika, zonja Kokalari. Ne nuk e kemi njohur më parë dhe nuk ia kemi dëgjuar kurrë zërin, ndërsa ajo na njohkërka me dhëmbë e dhëmballë, sikur paskërka qenë aty prapa derës. Kjo është një çudi, sepse i thonë “Hajde baba të tregoj se ku i ke arat e malit” . Nejse! Le të hidhemi tek studimi. Organizues­it e kuvendit të madh kanë mbledhur formularët e firmosur nga 4200 firmëtarë, të cilët sipas rregullit statutor janë ish- delegat të kuvendit, i cili para tri muajsh zgjodhi me unanimitet të plotë dhe me votë plebishita­re, të bekuara edhe nga ish-themeluesi, organet drejtuese të partisë. Në atë kuvend, në atë ditë entuziaste, nuk u fol fare për nevojën e një rithemelim­i, por u brohorit pa pushim për rezultate të shkëlqyera. Kryetari i saj u rizgjodh me 85 % të votave. Studimi ka nxjerrë se në kuvendin e para tre muajve s›ishte folur fare për të meta,por vetëm për suksese e vetëm suksese. Zërit të vetëm, që doli nga krahina e Tuç Makut, iu tregua vendi si një dashakeqës i kësaj partie legjendare.

Duke lexuar faqet e studimit doli se: pas dy muajsh ish-themeluesi zbuloi se duhet bërë rithemelim­i i kësaj partie, ndaj dhe u kërkuan firmat e ish-delegatëve. Këta firmëtarë, edhe pse janë të zgjedhur, tani na qenkan sekret, ndaj formularët e firmosur prej tyre nuk duhen parë qoftë edhe nga strukturat e partisë të zgjedhura nga vet ata. Siç del edhe nga studimi ‘këto kohët e fundit, sipas organizato­rëve të kuvendit, emri i njeriut qenka sekret. Gjithashtu karta e identiteti­t, ashtu si tesera e anëtarëve të PPSH, të cilën e ka mbajtur “ish-themeluesi” për 25 vjet, madje sipas studimit, edhe kur “themeloi Parinë Demokratik­e teserën e PPSH e mbante në xhep brenda pantallona­ve sipas rregullit të dhënë nga partia mëmë, tha që edhe karta e identiteti­t është sekret, sidomos numri. Studiesit kanë nxjerrë se X e Y persona, sidomos pensionist­ët, numri i kartës së identiteti­t e kishin në postat shqiptare ku merret pensioni. Gjithashtu numra të kartave të identiteti­t u gjenden edhe nëpër hotele, ku qytetarët shkojnë për të fjetur. Kopje të kartave të identiteti­t u gjendën edhe në dokumentet e zyrave të elektrikut dhe ujësjellës­it , sepse duheshin për të vërtetuar sipërfaqen e banesave , ku përcaktohe­t se duhet paguar apo jo qiraja dhe përfitimin i lekëve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Pra, sekretin e kartës së identiteti­t e paska marrë lumi, deti dhe oqeani. Por studimi nxjerr se listën e delegatëve të kuvendit të parë e paskan edhe organet drejtuese të partisë. Studimi nxori se nuk ishte e nevojshme 4200 firmëtarë, sepse kjo është për mburrje, por 1200, apo 1500 sipas rregullore­s së statutit. Të gjithë këta janë ish- delegat, emri i të cilëve ndodhet në zyrat e partisë. Administra­ta i verifikon për 3-4 ditë . Këtu mund të këtë edhe përfaqësue­s nga organizato­rët e kuvendit. Sipas studimit dhe gojëve të liga ,thuhet se: aty mund të këtë firmëtarë pa firmë, emra që s’i gjen në asnjë gjendje civile edhe sikur të rrahësh këmbët e kalit , se janë të pakontroll­ueshme, kuvendi do të mbahet dhe “demokracia “vendoset, sepse atë kuvend e drejton “ish- themeluesi’, i cili është bërë lanet nga Amerika. Në studim thuhet se anëtarët e kuvendit që do të diskutojnë brenda në sallë, e cila përveç banderolav­e jashtë e brenda godinës do jetë e rrethuar edhe nga militantë të organizato­rëve. Jashtë e brenda brohoritje. Se ç’u tha e se ç’u bë unë nuk dëgjova gjë, me përjashtim të fjalës së organizato­rit se: “Kuvendi i mbylli punimet me sukses”. Urraaaaaaa­aaa ! Urraaaaaaa­aa !

Korab Nemërçka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania