Gazeta Dita

NË 11 DHJETOR S’DO KEMI NJË KRYETAR TË RI, POR NJË PARTI TË RE BERISHISTE!..

-

Si një gozhdë e ndryshkur në trupin e Partisë, Saliu u rikthye, me foltoren e tij anë e mbanë Shqipërisë, për firmat e Kuvendit u shqye!

Tani për të gjithë këto firma janë, firma enigmatike, kanë firmosur njerëz që s’kanë asnjë lidhje me Kuvendin e Partisë Demokratik­e!

Në ekstrem aty ka arritur, konspiraci­oni, ato mund të bëhen objekt i prokuroris­ë, nëse dikush do urdhërojë:”Të hetoni!..”

Saliu si gozhdë e ndryshkur, në trupin e Partisë veten nguli, po si është e mundur që s’i lejohet, të shohë listën e emrave Luli?!

Mos më pyesni kot së koti, çdo ndodhi-si e qysh, po mund t’ju them se Sali idioti, do ta ndajë PD-në,të paktën më dysh!

Në 11 Dhjetorin e famshëm, zgjedhje Kryetari s’do të shohim ne, po me ç’tregojnë bathët,

Saliu do shpalli partinë e re!

E djathta jonë shqiptare, keq e më keq do shkojë, nga gjithë kjo përçarje e madhe, e majta pa fund do fitojë!

Do kemi një parti të re antiamerik­ane, që askush s’do t’ja ndjejë frikën, s’e dimë nëse aleatët e sotëm të PD-së, do zgjedhin Saliun-apo Amerikën?!..

Në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re, 82 vjeç Saliu do jetë, në luftën me kohën të gjithë humbasim, kokoshi i Salës sa një thelë do të jetë!

Saliu-njeriu i idealeve të mëdha, në greminë PD-në do ta çojë, lëvizja e tij nuk është një shaka, që dinjitetin familjar të shpëtojë!

Nëse dikush s’i thotë Berishës, ta ndali marrëzinë shqiptare, në Parlamenti­n e ardhshëm, e djathta do të jetë e vockël fare!

Kjo është pak a shumë panorama, një nga variantet që mund të ndodhin, të djathtës tej për tej do t’i bjeri flama, me ham e hume popullin do lodhin!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania