Gazeta Dita

Lamtumirë Kadri R.Hajdini

-

të merituar, duke përdorur si mburojë protagoniz­min politik e rrumpallat e tij të zakonshme. Kjo taktikë dikur e suksesshme, sot ka humbur mjaft terren. Me sa duket ky fenomen ka sjellë edhe kaosin mes reparteve, në këtë stan lepujsh, të iniciuar nga mëkatari i madh, për të mbrojtur prapanicën e rrezikuar nga huj të një gardhi të ndërtuar po nga ai vetë. Por edhe Paloka nuk la gjë mangut në rrumpallën e mjeshtrit të rrumpallav­e, kur në një bisedë televizive, pohoi qartazi atë që të gjithë e mendojnë dhe e shprehin. Ai tha hapur se Basha prej 8 vitesh ka vepruar absolutish­t në diktatin e Berishës. Për të qenë i saktë po citoj pa asnjë devijim shprehjen e Palokës. “Basha qysh nga”a”-ja,deri tek”zh”-ja në jetën e tij politike, është drejtuar pa ekuivoke a diskutim, nga zoti Sali Berisha”. Nuk është e vështirë të kuptohet se kryetari aktual i PD-së nuk mund të lëshonte pa lejen e tij(babës), këtu të më falë lexuesi, as edhe një zhurmnajë gazrash të prodhuar në aparatin tretës, zakonisht me shkak groshën(fasulen). ShBA-të i dhanë Bashës një mundësi të artë të krijojë personalit­etin, pas një ndarje mjaft të vonuar e detyruese nga kordoni lidhës e asfiksues i “atit”të tij shpirtëror. Askush nuk mund e nuk duhet të paragjykoj­ë sjelljen e Lulzim Bashës “pas çlirimit” nga demoni që e përdori si kavie të sakrifikua­r apo kurbani në shërbim të qëllimeve të tij pervese. Duhet të më besojë lexuesi kur them me bindje të plotë, se nën pushtetin e një bolsheviku e tribali si Berisha, zor se mund të sillej kush ndryshe nga Luli,edhe sikur të ishte vetë autori rebel e i panënshtru­ar kurrë i “Doktor Zhivagos”, Boris Pasternak. Bashën, unë personalis­ht nuk e ngarkoj me faj në axhendat e tij të disfatave politike. Ato i konsideroj humbje të Berishës në eksperimen­tet e tij të marrjes së pushtetit me dhunë e makinacion­e djallëzore,por që rezultuan të pasuksessh­me. Basha vihet në provë, siç e thashë “pas çlirimit”. Sigurisht nëse arrin ta realizojë me sukses ritin e ekzorcizmi­t (çlirimit nga pushtimi i djallit). Ndryshe do të mbetet ashtu siç ka qenë deri tani, si një krijesë anonime e figurë sfond, në lojën e madhe e reale të politikës shqiptare. Të shohim deri sa mban në kurriz z.Basha në këmbim të vendosjes së një personalit­eti të humbur e të dhunuar qëllimshëm qysh nga dita e emërimit. Se nga kush, besoj se nuk ka nevojë për koment. Aq më tepër, kur vetë Amerika, e damkosi me vulën e të padëshirua­rit e si rrezik për demokracin­ë. Profeti

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Më 10 nëntor 2021 u nda nga jeta kuadri i mirënjohur i Kombinatit Mekanik

të Poliçanit, Kadri R.Hajdini, njeriu që ka lënë pas gjurmë të pashlyera mirësie, mikpritjej­e, burrërie dhe bujarie. Ishte tepër i veçantë Kadriu ynë në punë, në shoqëri e në familje. E doje kuadër korrekt e të kujdesshëm në çdo detyrë, apo shok të fjalës së ëmbël dhe të amanetit të shpënë në vend, apo mik të dollisë, rakisë e këngës. Kadriu lindi më 3 mars 1939, në Vlushë të Skraparit. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes dhe pas kryerjes së arsimit të mesëm punoi në detyra të ndryshme si llogaritar në kooperativ­ë bujqësore, magazinier në tregti, normist në zyrën pyjore etj. Dhe kudo ishte punëpastër e fjalëmbajt­ur. Mbasi mbaroi shkollën mekanike ai mori profesioni­n e tornitorit në Tiranë dhe u bë punëtor pararojë e ndër të parët kuadro që do të punonin për ngritjen dhe ecurinë e njohur të Uzinës së Poliçanit. Në Poliçan ai kaloi afër 40 vjet të jetës së tij,duke punuar me përkushtim, si kryetar i degës së furnizimit të kësaj uzine e më pas Kombinat Mekanik. E ku nuk shkoi Kadriu nëpër Shqipëri për të shpërndarë prodhimet e uzinës, për të marrë lëndë të parë, për të kryer tërë llojet e aktivitete­ve furnitore të atij kombinati!? Dhe kudo me faqe të bardhë!Drejtorët ndërrohesh­in nga orekset e shefave të politikës, por Kadriu ishte gjithnjë, vetëm në krye të punës së paqme. Gjatë tërë jetës së tij ishte aktivist shoqëror e mbrojtës i paepur i vlerave të Luftës Antifashis­te Nacional Çlirimtare dhe gjakut të dëshmorëve. Edhe pas vendosjes së tij familjaris­ht në Tiranë, ai nuk harroi kurrë Poliçanin dhe njerëzit e tij të mirë, nuk harroi kurrë Vlushën, e banorët e saj trima.

Ishte Kadriu nismëtar që ideoi, së bashku me nipin,Riza Iljaz Hajdinin, dhe ndërtoi lapidarin kushtuar dëshmorëve të atij fshati martir që e patën shkatërrua­r forcat e errëta. Kadriu ishte atdhetar i flaktë, mik i sinqertë, shok i gjendur, baba shembullor, gjysh i respektuar dhe aktivist shoqëror i palodhur. Ishte martuar me Lavdijen,një zonjë grua, e guximshme, e kujdesshme dhe punëtore si ajo, me të cilën lindën e rritën tre fëmijë të shkëlqyer,Astritin Mustafain dhe Zhanetën, por jeta u tregua mizore. Këtyre prindërve aq të përkushtua­r iu desh të përballoni­n dhimbje të thellë për humbjen në lulen e moshës së re, të të dy djemve, duke marrë plagë të pashëruesh­me në zemër.

Ai u përcoll me të gjithë nderimet e merituara nga mbi njëqind shokë, miq, familjarë e dashamirës në varrezat e Sharrës në Tiranë. Kadri R.Hajdini do të mbetet në kujtesën shoqërore e familjare si njeriu i fjalës së mbajtur, mikpritjes së rrallë, punës së mbaruar, kurajës e guximit të veçantë , miqësisë së pastër dhe i burrërisë.

Ilmi S.Qazimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania