Gazeta Dita

Interpoli ekstradon drejt SHBa mashtruese­n amerikane, sjell nën pranga vrasësin nga anglia

-

Lyda Yolanda Harris u arrestua në muajin gusht në Tiranë, teksa po ikte drejt Gjermanisë. Amerikano-kanadezja akuzohet se ka mashtruar dhjetëra qytetarë, duke u marrë para për t’u ndihmuar të afërmit e sëmurë. Kurse Dëfrim Iseberi akuzohet se vrau një person në vitin 1997 në Kukës, fshihej në Britaninë e Madhe. I dënuar në mungesë nga Apeli i Shkodrës

dy persona të shumëkërku­ar nga drejtësia amerikane dhe shqiptare janë ekstraduar në drejtime të kundërta ditën e djeshme. interpol tirana njoftoi se ka çuar nën pranga drejt SHBa-ve shtetasen amerikano-kanadeze, Lyda Yolanda Harris, e cila akuzohet se ka mashtruar qytetarët në amerikë.

Lyda Harris ishte arrestuar në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpuni­m me interpol tiranën, me qëllim ekstradimi për në SHBa. Harris akuzohet për mashtrim nga autoritete­t amerikane dhe është ndaluar në Shqipëri vetëm pak para se të largohej në drejtim të Gjermanisë.

Sipas hetimeve, Harris është e përfshirë në skemë mashtrimi të qytetarëve, duke i kërkuar vlera monetare, me pretendimi­n se do ndihmonin të afërm të tyre të sëmurë. Lyda Harris, një shtetase amerikano-kanadeze, është arrestuar më 2 gusht nga Zyra Qendrore Kombëtare interpol tirana, në bashkëpuni­m me departamen­tin e Policisë Kriminale dhe me Shërbimin diplomatik të Sigurisë të ambasadës amerikane.

Po ashtu dje është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë edhe 47-vjeçari dëfrim iseberi, i shpallur në kërkim ndërkombët­ar. iseberi rezulton i dënuar nga Gjykata e apelit Shkodër në vitin 2016, me 8 vjet burgim në mungesë, për veprat penale “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtj­e pa leje”.

dëfrim iseberi akuzohet se më datë 16 tetor të vitit 1997, në Kukës, ka vrarë me armë zjarri d. M. Pas krimit ai ka mundur të arratiset drejt anglisë, ku nëpërmjet dokumentev­e të falsifikua­ra ka arritur të fshihet për më shumë se dy dekada. Pas sjelljes nën pranga në Rinas, 47-vjeçari i është dorëzuar Policisë së Burgjeve, me qëllim vuajtjen e dënimit.

 ?? ?? Dëfrim Iseberi, i ekstraduar
Dëfrim Iseberi, i ekstraduar
 ?? ?? Shtetaseja amerikanok­anadeze, Lyda Yolanda Harris, e cila akuzohet se ka mashtruar qytetarët në Amerikë
Shtetaseja amerikanok­anadeze, Lyda Yolanda Harris, e cila akuzohet se ka mashtruar qytetarët në Amerikë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania