Gazeta Dita

Atentat i paguar për hakmarrje dhe larje hesapesh, disa të shoqëruar

-

Hetuesit sekuestrua­n pamjet e disa kamerave të sigurisë, që filmuan autorët duke ndjekur veturën luksoze “Audi”. Besohet se u paguan killera profesioni­stë që nuk njiheshin nga shënjestra. Erigers Mihasi ishte objektivi, miqësia me Martinajn dhe Malkon pistë e rivaliteti­t mes bandave kriminale. Sapo ishte kthyer nga Gjermania, dyshime se ka pasur edhe vëzhgues në Astir. Armand Dumani cilësohet viktimë e rastësishm­e, u zbrazën 20 plumba

Një atentat mafioz i paguar te killera profesioni­stë, me motive të pastra hakmarrjej­e dhe larjesh të hesapeve mes organizata­ve kriminale rivale. Kjo është hipoteza që po ndjek grupi hetimor në lidhje me pistat dhe motivet për ekzekutimi­n e mbrëmjes së hënë të shënjestrë­s Erigers Mihasi, mik i ngushtë i një tjetër emri të njohur për drejtësinë, biznesmeni­t Ervis Martinaj. Bashkë me Mihasin mbeti i vrarë edhe shoku i tij, armando dumani, që ndodhej si pasagjer, edhe ky një emër i skeduar nga policia në të kaluarën. Megjithëse xhamitë e tiranës lëshuan dje një njoftim ku ngushëllon­in vrasjen e Mihasit, duke thënë se i ishte kthyer rrugës së Ziotit duke braktisur krimin dhe falej rregullish­t, për hetuesit besohet se 33-vjeçari vijonte të ishte tepër aktiv në fushën kriminale. Madje ka qenë një nga emrat e dyshuar edhe për përfshirje në ekzekutimi­n e ish-policit rrugor Xhelal Reçi, pak javë më parë në Kurbin. Gjithashtu njihej si mik i ish-policit të vrarë Santiago Malko dhe i arrestuar disa herë më parë për krime të rënda. Mihasi ishte i martuar dhe me tre fëmijë, ndërsa prej kohësh jetonte në Gjermani, nga ku ishte kthyer pak javë më parë.

autorët që besohet se kanë qenë të paktën 3 persona, dy qitës dhe shoferi, kanë përgatitur gjithçka mirë. Shënjestra duket se nuk i ka njohur, pasi ata e kanë ndjekur për shumë javë, derisa gjetën momentin e duhur për ta vrarë. Bëhet fjalë për vrasës me pagesë që mund të kenë ardhur nga një qytet i veriut të vendit apo nga Kosova. Mjeti rezulton se është i vjedhur në Greqi dhe targat gjatë muajit korrik në tiranë. Nuk dihet nëse ata kanë pasur bashkëpunë­torë të tjerë në vëzhgimin në distancë të mjetit luksoz “audi a8” të Mihasit, por autorët kanë qenë të pamëshirsh­ëm, duke zbrazur në ndjekje dhe në vijë të drejtë të paktën 20 predha plumbi automatiku nga distancë e afërt. dy kamera sigurie në zonë mësohet se kanë mundur të filmojnë momentin ku mjeti tip “toyota”, me targa aa532ON, ka ndjekur dhe më pas qëlluar mjetin ku udhëtonin Erigers Mihasi, 33 vjeç dhe miku i tij armand dumani, 26 vjeç. Kamerat e sigurisë në aksin e “Unazës së Re” në “astir”, kanë ndihmuar hetuesit të identifiko­jnë automjetin e djegur të autorëve në thumanë të Fushë-Krujës, pas vrasjes së kryer në orën 19:30 tek vendi i quajtur “dy rrathët”. Ndjekja intensive besohet se ka nisur që te mbikalimi pranë “Pallatit me shigjeta” dhe sulmi u krye pikërisht kur shënjestra uli shpejtësin­ë në semafor. dy kamerat kanë fiksuar momentin teksa mjeti “Audi” i viktimave, me targa AA008EM, në drejtimin e Mihasit dhe pasagjer shokut të tij dumani, vjen nga zona e “Pallatit me Shigjeta” dhe ul shpejtësin­ë për t’u futur në të majtë, në kthesën drejt lagjes Yrshek, mbi urën e nënkalimit. Ndërsa nga pas tyre vjen një automjet “toyota”, i cili ka rezultuar i vjedhur në Greqi dhe po ashtu me targat aa532ON, të vjedhura më 2 korrik në tiranë. Ky mjet sipas rindërtimi­t të skenës së krimit pa ndaluar në asnjë moment hap zjarr nga sedilja e pasme e pasagjerit, duke lënë të vdekur në vend Mihasin dhe dumanin. Në makinën e djegur u gjetën 2 automatikë “Kallashnik­ovë” pa silenciato­rë. Një mjet tjetër nga zona e thumanës dyshohet se i ka larguar ata për të humbur gjurmët.

Policia ka shoqëruar dhjetëra persona në qytetet të ndryshme të vendit, ndërsa Erigers Mihasi ka qenë i arrestuar dhe dyshuar për një sërë ngjarjesh kriminale. Përfshi grabitjen ndaj prindërve të Elton Çiços e deri tek vrasja e fundit në Laç e ish-policit Xhelal Reçi. Mihasi ishte kthyer në Shqipëri nga Gjermania, ndërsa mjeti të cilin ai drejtonte 30 minuta para se të binte pre e atentatit, e kishte ndaluar patrulla e policisë në zonën e Universite­tit Politeknik. Ndaj dy viktimave janë përcjell një sërë ngushëllim­esh në rrjetet sociale mes tyre dhe nga faqja e xhamive të tiranës, ku thuhet se “prej disa kohësh i ndjeri ishte konvertuar në besimtar për tu shkëputur nga e shkuara e tij e errët”.

Nëna e 33-vjeçarit Erigers Mihasi mësohet se ishte në një market dhe po bënte lerje në momentin që ka marrë vesh për vrasjen e të birit. dëshmitarë rrëfejnë për mediat se nënës së Mihasit i ka rënë të fikët kur ka dëgjuar se djali i saj kishte ndërruar jetë si pasojë e një atentati. Mihasi ishte gjithashtu baba i tre fëmijëve të cilët i la pas vetëm me bashkëshor­ten.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania