Gazeta Dita

Çmimi i madh bie në Tiranë, fituesi merr mbi 13.5 milionë lekë

-

Nuk kanë të ndalur milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend, telebingo Shqiptare. Edhe përgjatë ditës së djeshme, telebingo ka shpërblyer me dhurata e çmime të mëdha me mijëra fitues të përzgjedhu­r në të gjitha qytetet e vendit.

Përzgjedhj­a e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, për të vijuar më tej me fituesit e lojës telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe mijëra të përzgjedhu­rve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili kësaj here është fituar në kryeqytet.

Fillimisht, pjesë e lojës me ruletën e fatit janë bërë 10 fituesit e çmimit tradiciona­l prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 7 nëntor. Konkretish­t, nga kjo loje Hasia ka siguruar 24,000 lekë, Mikeli 26,000 lekë, Fatime 23,000 lekë, ismeti 26,000 lekë, Lumturia 100,000 lekë, Lindita 36,000 lekë, Shaqiri 30,000 lekë, Bakiu 27,000 lekë, armandi 25,000 lekë, si dhe Klodiana 103,000 lekë. Ndërkohë që janë zgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të këtij çmimi tradiciona­l, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 21 nëntor, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh.

Fitues të tjerë i janë bashkuar telebingos, kësaj here nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe janë fituar me miliona të tëra. Përzgjedhj­a rastësore e kontrabile­tave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, aishen të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, aishja ka siguruar nga telebingo Shqiptare shumën prej 130,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej me Xhevahirin në kryeqytet si fitues të radhës, ku dhe ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh.

Loja telefonike ka vijuar më së miri edhe për fituesen e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për donikën në kryeqytet, e cila me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar plot 1 milionë lekë (të vjetra). Tani ishte një tjetër fitues milioner në lojën telefonike. Me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, tani ka siguruar 125,000 lekë.

Rea në Vlorë ishte fituesja e radhës që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarefeve mund të fshiheshin dy çmimet më të preferuara, makina “Mitsubishi”, si dhe “Rroga 2-vjeçare Telebingo” (fituesi i të cilës për dy vite rresht, merr çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh). Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këto çmime, Rea ka siguruar nga telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh. Odeta në kryqytet ka vijuar të luajë më tej me telebingo duke fituar plot 80,000 lekë.

Loja telefonike është zhvendosur më tej në qytetin e Korçës ku Sofia ka vijuar të luajë me shumat e fshehura në zarfe, duke u shpallur fituese e plot 1 milionë lekëve

(të vjetra). Ndërsa Mimoza ishte fituesja e fundit e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar shumën prej 95,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,357,650 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhu­r ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhu­r edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 17747 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 344 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,490 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, e cila ka marrë çekun me shumën afro 11.5 milionë lekë (të vjetra).

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacio­net e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të telebingos. ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania