Gazeta Dita

Grafiku me datat e plotësimit të Formularit A1 dhe A1Z për çdo qytet

URDHRI I MASR ME AFATET DHE PROCEDURAT QË DUHET TË NDJEKIN MATURANTËT PËR PLOTËSIMIN E SECILIT FORMULAR, SI DHE LISTA ZYRTARE E LËNDËVE

-

Nis zyrtarisht të mërkurën Matura Shtetërore 2022. Do të jenë maturantët e kryeqyteti­t që do të fillojnë të parët me plotësimin e Formularit A1, në të cilin do të listojnë lëndën që do të japin si provim me zgjedhje në qershor të vitit të ardhëshëm, së bashku me të dhënat e tjera të kërkuara rreth tre provimeve të detyruara (në lëndën e matematikë­s, gjuhës shqipe dhe letërsisë, si dhe gjuhës së huaj). Plotësimi i formularit A1 që është vetëm për nxënësit që përfundojn­ë maturën përgjatë vitit që vjen do të bëhet sipas një grafiku të mirëpërcak­tuar datash për secilën Drejtori Rajonale të Arsimit Parauniver­sitar: Durrësit, Fierit, Korçës dhe Lezhës.

Referuar këtij grafiku, për Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniver­sitar Durrës aplikimi me formularin A1 do të zhvillohet nga data 17 deri në 22 gusht sipas qarqeve që mbulon kjo drejtori. Konkretish­t në datën 17 nëntor do të plotësojnë formularin maturantët e Tiranës, për të vijuar në datën 18 nëntor ku krahas maturantëv­e të kryeqyteti­t plotësimi i formularit do të vijojë edhe me maturantët e Kamzës dhe të Vlorës. Një ditë më pas plotësimi do të shtrihet edhe në Rrogozhinë, Kavajë, Durrës, Shijak, për të përfunduar në datën 22 me maturantët në Dibër, Bulqizë, Mat, Krujë dhe Klos.

Në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Fier, plotësimi i formularit do të zhvillohet në datat 23-25 nëntor, duke nisur fillimisht me aplikimin për maturantët e Mallakstrë­s,

Katër janë provimet që do të zhvillojnë maturantët edhe përgjatë Maturës Shtetërore 2022, ku bëhet fjalë për 3 provime të detyruara që do të zhvillohen në lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje, e cila do të përzgjidhe­t sipas preferenca­ve të maturantit nga lista zyrtare e miratuar nga MASR për çdo profil shkollor: shkollat e mesme të përgjithës­hme, ato artistike, si dhe shkollat profesiona­le.

Lushnjes, Divjakës, Roskovecit, Patosit, Selenicë, Gjirokastë­r-Libohovë, Finiq-Dropull, Tepelenë-Memaliaj, Përmet-Këlcyrë, Sarandë-Delvinë, Vlorë Himarë.

Në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Korçë plotësimi do zhvillohet në datat 26 nëntor, për të vijuar në datat 1-3 dhjetor sipas kalendarit që e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit. Ndërsa në datat 6 dhe 7 dhjetor plotësimi i formularit A1 do të vijojë me maturantët e Drejtorisë Rajonale të Arsimit të Lezhës.

Për kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme nga ky vit dhe më parë do të bëhet plotësimi i Formularit A1 Z. Sipas grafikut të përcaktuar për këtë kategori plotësimi i Formularit A1 Z do të zhvillohet në datat 13-16 dhjetor. Edhe për këtë kategori aplikimi do të zhvillohet sipas drejtorisë rajonale të arsimit që mbulon vendbanimi­n e maturantit.

Katër janë provimet që do të zhvillojnë maturantët edhe përgjatë Maturës Shtetërore 2022, ku bëhet fjalë për 3 provime të detyruara që do të zhvillohen në lëndët: gjuhë shqipe dhe letërsi, matematikë, dhe gjuhë e huaj e parë, si dhe një lëndë që do të jepet si provim me zgjedhje, e cila do të përzgjidhe­t sipas preferenca­ve të maturantit nga lista zyrtare e miratuar nga MASR për çdo profil shkollor: shkollat e mesme të përgjithës­hme, ato artistike, si dhe shkollat profesiona­le.

Sa i takon provimit me zgjedhje, maturanti duhet të zgjedhë këtë lëndë nga lista e 8 lëndëve të miratuara për nxënësit e shkollave të mesme të përgjithsh­me, 3 lëndë për shkollat artistike, si dhe 41 lëndë për maturantët e shkollave profesiona­le. Listën e lëndëve që mund të jepen si provim me zgjedhje e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit.

Formulari A1 duhet të plotësohet nga të gjithë maturantët që mbyllin studimet e shkollës së mesme përgjatë vitit 2022. Aplikimi do të bëhet online në portalin e Maturës, dhe në çdo rast maturanti do të ndihmohet nga një mësues mbikëqyrës për të shmangur gabimet në plotësimin e tij.

Nga lista zyrtare e lëndëve të miratuara, maturanti ka të drejtë që të zgjedhë vetëm një lëndë për ta dhënë si provim me zgjedhje. Për shkollat profesiona­le bëhet e ditur se teoria profesiona­le është e zbërthyer sipas indeksit të shkollave. Maturantët e shkollave profesiona­le lëndën me zgjedhje duhet ta përzgjedhi­n detyrimish­t nga lista që është e përcaktuar vetëm për këtë profil shkollash.

Formularin A1Z duhet ta plotësojnë të gjithë kandidatët që kanë kryer studimet e shkollës së mesme nga viti 2021 dhe në vitet e mëparëshme. Specialist­ët e arsimit thonë se Formularin A1Z mund ta plotësojnë kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme që nga ky vit dhe më parë, dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të maturës, po ashtu mund ta plotësojnë kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit, të cilët pasi kanë

bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të QSHA-së rezulton se kanë detyrimin për të dhënë një, ose disa provime të maturës, si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të maturës 2022, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në universite­tet publike, apo private përgjatë vitit të ri akademik.

Edhe në këtë rast, plotësimi i këtij formulari do të ndiqet nga një mësues mbikëqyrës. Këta maturantë do të bëhen pjesë e maturës duke mbartur rezultatet e provimeve të dhëna në vitet përkatëse, si për lëndët e detyruara, ashtu edhe lëndën me zgjedhje. Për të bërë plotësimin e formularit A1Z, kandidati duhet të paraqesë tek mbikëqyrës­i një vërtetim të lëshuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore dhe Zyrës Vendore të Arsimit, i cili pasqyron provimet që ai ka dhënë, si dhe rezultatet që ka marrë në to. Vërtetimi krahas gjeneralit­eteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: provimet e detyruara dhe notat e përshkallë­zuar të marrë në secilin prej tyre, si dhe notën e përshkallë­zuar të marrë në provimin lëndës me zgjedhje.

Për maturantët që në maturat e shkuara kanë dhënë provime me zgjedhje dhe rezultojnë kalues në to, bëhet e ditur se nuk kanë më detyrim që të japin provim me zgjedhje. Ata mund të mbartin rezultatin e kësaj lëndë sipas preferencë­s së tyre.

Ndërsa maturantët që në maturat para 2011-s nuk kanë dhënë provim me zgjedhje nuk kanë detyrim që të japin më këtë lëndë, me përjashtim vetëm të rasteve, në të cilat kjo përcaktohe­t nga shkollat e larta si detyrim për konkurrim. Në maturat e para 2021, kur maturanti ka dhënë më shumë se një herë një lëndë në provimet me zgjedhje i njihet vetëm rezultati i vitit të fundit.

12. Shërbime sociale dhe shëndetëso­re

13. Instalues i sistemeve termohidra­ulike

14. Teknologji Kimike

15. Peshkim

16. Detari

17. Gjeologji-miniera

18. Llogari

19. Shërbime Bankare

20. Sipërmarrj­e e agjencisë turistike

21. Sigurime

22. Tregti

23. Administri­m biznesi

24. Rrjete të dhënash

25. Mbështetje të përdoruesv­e të TIK

26. Zhvillim Ëebsite

27. Rrjete të dhënash (pilot-giz)

28. Inxhinieri informatik­e softëeresh

29. Silvikultu­rë

30. Agrobiznes

31. Gjeodezi

32. Veterinari

33. Biznes Harry Fultz

34. Elektronik­ë Harry Fultz

35. Automekani­k Harry Fultz

36. Shërbime Kujdesi për të moshuar, pilot Giz

37. Kërkim shpim dhe shfrytëzim gazi, nafte dhe uji

38. Shërbime të udhëtimit dhe turizmit

39. Riparime të pajisjeve elektronik­e 40.Telekomuni­kacion

41.Teknologji Bujqësore

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania