Gazeta Dita

Covid-19\Dje 4 viktima dhe 475 infektime të reja

-

RRITET NUMRI I TË SHTRUARVE NË SPITALE

E ndërsa ju bën apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se në 24 orët e shkuara janë regjistrua­r 4 viktima dhe 475 raste të reja infektimi në vend. Ndërkohë që vijon të jetë i lartë edhe numri i të shtruarve në spital për shkak të ndërlikime­ve të shfaqura në shëndet.

Konkretish­t gjatë 24 orëve të shkuara në të gjithë vendin janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronaviru­s 475 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastë­r, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastë­r, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish.

Aktualisht janë 8,436 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ku prej tyre në spitalet Covid po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. “Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv; 4 qytetarë nga Tirana 57-83 vjeç”, raportoi dje Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë ditës së djeshme janë shëruar edhe 436 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.

Për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit, çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndrua­r. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandim­it të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania