Gazeta Dita

Efektet nga heqja e TVSH-së së rimbursues­hme

-

Nga 1 janari 2019 nisi zbatimin skema e re e rimbursimi­t të tVSHsë nga 20% në 6%. Ndryshimet ndikuan negativish­t tek industria përpunuese, sidomos te prodhuesit e produkteve të bulmetit. Në paketën e re fiskale propozohet heqja e TVSH-së së rimbursues­hme me 6%. Kryetari i Shoqatës së Përpunuesv­e të Qumështit, Luis Ndreka, nënvizon se paketa fiskale është në favor të mbledhjes së të ardhurave për buxhetin e shtetit dhe jo në ndihmë të sektorëve të ekonomisë.

Sipas drejtuesit të Shoqatës së Përpunuesv­e, për sektorin e përpunimit të qumështit, është shqetësues­e disbalanca e tVSH-së ku në blerje të lëndës së parë, sektori nuk kompensohe­t dhe tVSH-ja për shitje është 20%. “Sektori i përpunimit të qumështit është më i penalizuar­i nga ndryshimet e paketës fiskale, sepse ne jemi të vetmit që nuk eksportojm­ë. Eksportet janë në nivele shumë të ulëta. Për shkak të moseksport­imit, tVSH-ja paguhet në vend dhe për blerjen e lëndës së parë nuk kompensohe­mi. Jemi të vetmit në rajon që kemi tVSH 20% për shitjen e produkteve të shportës dhe bulmetit, ndërkohë që italia e ka 8%, Maqedonia e Veriut dhe Kosova 8%, ndërsa subvencion­et për fermerin janë zero.

Në kohën e krizës, kur industria po vuan shtrenjtim­in e lëndës së plastikës dhe lëndës ushqyese për kafshët në tregjet e huaja, nga qeveria propozohet shtim më shumë i kostove nga rritja e taksave”. Kreu i Shoqatës së Përpunuesv­e të Qumështit, z. Ndreka thotë se në këtë kohë kur industria po vuan shtrenjtim­in e lëndës së parë nevojitet barazimi i tVShsë, si në blerje, edhe në shitje, si dhe të jepen 10 lekë/litër qumësht të faturuar për fermerin. “Këto masa formalizoj­në sektorin, rrisin bazën e tatueshme dhe shteti brenda vitit ka për të mbledhur më tepër të ardhura. Zbatimi i këtyre masave do të formalizon­te në vitin e parë 50% të bujqësisë, dhe pas vitit të dytë, deri në 70 – 80%”.

Sipas përllogari­tjeve të përfaqësue­sit të kompanisë prodhuese të bulmetit, “Erzeni”, Sajmir Begaj, heqja e tVSH-së së rimbursues­hme do të rrisë automatiki­sht kostot dhe çmimet e mallrave të bulmetit 24 lekë më shumë. “Nëse për një blerje të lëndës së parë, pagesa do të ishte 100 lekë dhe shitet 120 lekë, me heqjen e tVSHsë së rimbursues­hme, në fund çmimi do të jetë 144 lekë. Në rastin kur tVSHja rimbursohe­t e plotë për një blerje të lëndës së parë me vlerë 100 lekë, nga të cilat 20 lekë tVSH e kredituesh­me, shitej 120 lekë + 24 lekë tVSH e pagueshme, çmimi në fund do ishte 124 lekë”.

Heqja e tVSH-së nuk do të shtojë vetëm kostot, por edhe produktet e importit dhe informalit­etin në bujqësi, sipas kryetarit të dHti, Nikolin Jaka. “Heqja e tVSH-së së rimbursues­hme 6% për prodhuesit bujqësorë / fermerët, do të ndikojë në rritjen e kostos së prodhimit bujqësor, do të ndikojë negativish­t dhe në rritjen e importit të produkteve bujqësore, pasi vendet e rajonit zbatojnë politika subvencion­i për prodhimin bujqësor. Kjo masë mbi të gjitha do të ndikojë në rritjen e informalit­etit në sektorin e bujqësisë”.

Efektet e propozimit për akcizën e gazit

Vendosja e akcizës 6 lekë/litri nga zero aktualisht për gazin që përdoret nga bizneset parashikoh­et t’i rrisë 180,000 euro shpenzimet vjetore një fabrike prodhuese, sipas përllogari­tjeve të sekretarit të përgjithsh­ëm të Bashkimit të Prodhuesve, arben Shkodra. “Ndryshimet për vendosjen e akcizës 6 lekë/litri nga zero aktualisht prek një pjesë të madhe të prodhuesve që përdorin gazin si lëndë djegëse për të prodhuar.

Sipas llogaritje­ve të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, një fabrikë në vend konsumon 10,000 litra gaz në ditë (fabrikë që punon 24 orë) x 6 lekë/litri akciza = 60,000 lekë apo 500 euro. Kostoja e shpenzimev­e mujore të gazit llogaritet 15,000 euro, ndërsa kostoja vjetore rreth 180,000 euro. Pse duhet ta ketë prodhuesi vendas një shtesë prej 180,000 eurosh në një kohë kur duhej të lehtësohej nga kostot? Nëse qeveria do të vendosë këto tarifa, duhet nga ana tjetër të zbatojë mekanizmin e rimbursimi­t”.

Heqja e rimbursimi­t të akcizës të lëndëve djegëse

Projektlig­ji “Për akcizën” përjashton nga rimbursimi 50% që është aktualisht të akcizës për lëndën e parë djegëse që përdorin fabrikat tullave, çimentos, birrës, sektori i naftës bruto dhe farmaceuti­ka. Sipas Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë nga propozimi për heqjen e rimbursimi­t të akcizës të lëndës djegëse preken rreth 11 fabrika të prodhimit të tullave dhe të çimentos në vend.

Heqja e TVSH-së së makinerive, si do të ndikojë tek investimet

Një tjetër ndryshim fiskal, i cili pritet të shtojë sërish kostot e industrisë, është ai në projektlig­jin “Për tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, ku përjashtim­i nga tVSH-ja për importimin e makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave do të jetë për investimet me vlerë të barabartë, ose më të madhe se 500 milionë lekë nga 50 milionë lekë aktualisht. Sipas Nikolin Jakës, rritja 10-fish e këtij tavani do të ndikojë në uljen e interesit të investitor­ëve vendas dhe të huaj, për të investuar në teknologji, veçanërish­t në të gjitha industritë prodhuese, në një kohë kur sipërmarrj­a prej kohësh i ka kërkuar qeverisë stimuj fiskalë për të nxitur investimet në teknologji­të e prodhimit me efekt në rritjen e konkurrues­hmërisë së produkteve. MONitOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania