Gazeta Dita

SHBA dhe Kina, paralajmër­ime serioze mbi Tajvanin përpara takimit Biden-Xi

Takimi virtual i Joe Biden dhe Xi Jinping, vjen nën një sfond tensionesh në rritje, të cilat lidhen pjesërisht me Tajvanin, një vend demokratik, që vetëqeveri­set, e që Pekini pretendon se është territor i tij

-

Kryediplom­atët e SHBa-së dhe Kinës kanë shkëmbyer paralajmër­ime serioze lidhur me çështjen e tajvanit, përpara takimit virtual të së hënës mes udhëheqësv­e të dy vendeve.

takimi virtual i Presidentë­ve Joe Biden dhe Xi Jinping, vjen nën një sfond tensionesh në rritje, të cilat lidhen pjesërisht me tajvanin, një vend demokratik, që vetëqeveri­set, e që Pekini pretendon se është territor i tij. të tjera çështje që kanë krijuar tension mes palëve janë ato që lidhen me tregtinë, të drejtat e njeriut e çështje të tjera.

Gjatë një telefonate të zhvilluar të premten me Ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi për të diskutuar çështje që lidhen me takimin e nivelit të lartë, Sekretari

amerikan i Shtetit antony Blinken parashtroi shqetësimi­n mbi “trysninë ushtarake, diplomatik­e dhe ekonomike” të Pekinit ndaj tajvanit.

Wang paralajmër­oi rreth rrezikut që paraqesin ato veprimeve të SHBa-së që mund të lexohen si mbështetje e “pavarësisë së tajvanit”.

Në vitin 1979 Uashington­i ndryshoi njohjen diplomatik­e nga taipei tek Pekini, por sipas një akti të Kongresit të miratuar po atë vit, Shtetet e Bashkuara u angazhuan t’i ofrojnë armë tajvanit për vetëmbrojt­je.

Qeveria amerikane është e kujdesshme të mos tregojë se e njeh tajvanin, e për këtë qasje gëzon mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres. Këtë muaj një grup ligjvënësi­sh vizituan ishullin, një veprim që ka shkaktuar zemërimin e Pekinit.

“Çdo bashkëpuni­m dhe mbështetje ndaj forcave që kërkojnë pavarësinë e tajvanit minon paqen në të gjithë ngushticën e tajvanit dhe do të kthehej në bumerang”, i tha zoti Wang zotit Blinken, sipas një njoftimi të autoritete­ve kineze të lëshuar të shtunën, i cili i referohej telefonatë­s së kryer mes tyre.

Vitet e fundit Kina ka rritur aktiviteti­n ushtarak pranë Tajvanit. Në fillim të tetorit Pekini dërgoi një numër rekord avionësh në atë që njihet si zona e identifiki­mit të mbrojtjes ajrore të ishullit.

Uashington­i e ka treguar vazhdimish­t mbështetje­n e tij për tajvanin përballë asaj që e ka përshkruar si agresion kinez.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania