Gazeta Dita

Përfundon samiti për klimën: Të reduktohet përdorimi i qymyrit

-

Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në Glasgou përfundoi pas dy javësh diskutimes­h, por a do të shpëtoje planeti ynë? Negociator­ët ranë dakord për një pakt të ri global për të përmirësua­r sa më shumë klimën. Gati 200 vende pjesëmarrë­se miratuan Paktin e Glasgout, i cili është marrëveshj­a e parë klimatike që planifikon reduktimin e qymyrit burimin kryesor të emetimeve të dioksidit të karbonit në procesin e prodhimit të energjisë elektrike.

Shumë shtete ishullore, duke përfshirë përfaqësue­sin e ishujve Fixhi, kanë kritikuar ndryshimin e propozuar të minutës së fundit për t’u bërë thirrje palëve të “ulin gradualish­t” dhe jo “të heqin gradualish­t” qymyrin.

Por, kjo është përmendja e parë e qartë zyrtare për lëndët djegëse fosile në një marrëveshj­e të OKB-së për klimën.

Teksti përfundimt­ar kërkon gjithashtu heqjen graduale të subvencion­eve joefikase të karburante­ve fosile dhe që kombet të forcojnë objektivat e tyre për uljen e emetimeve për vitin 2030 deri në fund të vitit të ardhshëm në një përpjekje për të kufizuar ngrohjen e rrezikshme. Vendet dhe organizata­t kanë premtuar më shumë para për vendet në zhvillim në mënyrë që ato të përshtaten me ndikimet klimatike.

Sekretari i Përgjithsh­ëm i OKB-së, Antonio Guterres tha pas arritjes së marrëveshj­es se bota është ende afër “katastrofë­s”. Gjatë COP26, më shumë se 100 vende kanë premtuar t’i japin fund shpyllëzim­it deri në vitin 2030.

Të shumtë ishin edhe aktivistët, të cilët çdo ditë protestuan në Glasgou duke kërkuar më shumë aksione për të ndalur degradimin e planetit.

Edhe pas samitit reagimet e aktivistëv­e ishin të shumta, të cilët i cilësuan akordet e arritura vetëm fjalë. Qyteti egjiptian i Sharm El Sheikh do të jetë mikpritës i COP27 në 2022.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania