Gazeta Dita

Papa falënderon gazetarët që zbuluan skandalin e abuzimeve seksuale të Kishës

-

Papa Françesku falenderoi gazetarët që ndihmuan në zbulimin e një skandali rreth abuzimit seksual të priftërinj­ve që Kisha Katolike fillimisht u përpoq të mbulonte.

Papa tha se vlerësonte “misionin” e gazetarëve dhe gazetarisë. Ai theksoi se është e rëndësishm­e që gazetarët të dalin “në terren” dhe të zbulojnë se çfarë po ndodh në botën e jashtme, sepse vetëm kështu mund të kundërshto­jnë dezinforma­tat në ueb. “Unë ju falënderoj që na treguat atë që nuk është e drejtë në Kishë, që na ndihmoni të mos i fshehim gjëra të tilla nën rrogoz, si dhe për zërin që u keni dhënë viktimave të abuzimit”, tha Papa.

Françesku foli në një ceremoni në nder të dy korrespond­entëve veteranë të Vatikanit, Philip Pullelle i Reuters dhe Valentine

Alazraki i Noticieros Televisa të Meksikës, të cilët kanë mbuluar ngjarjet e Vatikanit gjatë karrierës së tyre të gjatë gazetaresk­e.

Skandalet e abuzimit seksual në radhët e kishave u bënë tituj në vitin 2002, kur gazeta amerikane The Boston Globe botoi një seri artikujsh që ekspozonin modelin e abuzimit priftëror ndaj të miturve dhe kulturën e përhapur të fshehjes së një informacio­ni të tillë brenda Kishës. Që atëherë, Kisha është tronditur nga skandale në shumë vende të botës. I fundit u zbulua në Francë, ku një hetim i madh i tetorit zbuloi se priftërinj­të francezë kishin abuzuar seksualish­t me më shumë se 200,000 fëmijë në 70 vitet e fundit.

Kritikët e kanë akuzuar Françeskun se ka reaguar shumë ngadalë ndaj skandaleve që kur u bë kreu i Kishës Katolike në vitin 2013. Ai gjithashtu akuzohet se u beson kolegëve të tij priftërinj e jo fjalëve të viktimave të shumta të abuzimit.

Por në vitin 2018, Françesku u përpoq të korrigjont­e gabimet nga e kaluara. Më pas ai pranoi publikisht se kishte bërë një gabim në rastin kilian të abuzimit dhe premtoi se Kisha nuk do të përpiqej më kurrë të mbulonte mizori të tilla.

Në vitin 2019, ai bëri thirrje për një “luftë gjithëpërf­shirëse” kundër krimeve të tilla që duhet “të fshihen nga faqja e dheut”. Të shtunën, ndër të tjera, ai tha se misioni i gazetarëve ishte “të sqarojnë, ta bëjnë botën një vend më pak të errët dhe t’u mundësojnë atyre që jetojnë në të të kenë më pak frikë prej saj”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania