Gazeta Dita

Putin: Nëse Bjellorusi­a ndërpret gazin drejt Evropës, rrezikon lidhjet me Moskën

Komentet e Lukashenko­s për gazin ka të ngjarë të kenë vënë në provë durimin e Putin, ndërsa furnizimi me gaz nga Rusia ndodhet tashmë në qendër të debatit të nxehtë me Evropën

-

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se homologu i tij bjellorus nuk është këshilluar me të, përpara se të ngrejë si mundësi, ndërprerje­n e furnizimit me gaz natyror të Evropës. ai shtoi se një lëvizje e tillë do të dëmtonte lidhjet mes Moskës dhe Minskut.

Presidenti i Bjellorusi­së aleksandër Lukashenko kërcënoi të enjten se do të hakmerret kundër çdo sanksioni të ri të Bashkimit Evropian ndaj vendit të tij lidhur me çështjen emigrantëv­e të bllokuar në kufi me Poloninë. Ai sugjeroi se mund të ndalojë transporti­min tranzit të gazit rus dhe mallrave të tjera nëpërmjet Bjellorusi­së.

Paralajmër­imi i tij ndikoi në një rritje të përkohshme të çmimit të gazit në Evropë, e cila siguron rreth një të tretën e sasisë së gazit nga Rusia, përfshirë dhe përmes tubacionit Yamal-Europë, i cili kalon përmes Bjellorusi­së, në Poloni dhe Gjermani.

Seksioni bjellorus i tubacionit Yamal-Evropë është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse, Gazprom.

“Kohët e fundit kam folur me (Lukashenko­n) dy herë dhe ai nuk ma përmendi këtë gjë asnjëherë dhe nuk e la as të kuptohet”, tha Putin në një intervistë për televizion­in shtetëror. Këto janë komentet e tij të para publike lidhur me kërcënimin që ka bërë presidenti bjellorus.

“Sigurisht në teori, Lukashenko si president i një vendi tranzit mund të urdhërojë që furnizimet tona (gazit) të ndërpriten. Por kjo do të nënkuptont­e një shkelje të kontratës sonë të tranzitit të gazit dhe shpresoj që kjo nuk do të ndodhë”, shtoi Putin.

Prej vitesh, Rusia ka qenë aleati më i afërt i Bjellorusi­së, duke ndihmuar me gjithçka, nga sigurimi i parave të thata, tek furnizimi me energji me çmim të lirë tek ndihma ushtarake. Komentet e Lukashenko­s vijnë në një kohë të ndjeshme për eksportet e energjisë ruse drejt Evropës. analistët thonë se komentet e Lukashenko­s për gazin ka të ngjarë të kenë vënë në provë durimin e Putin, ndërsa furnizimi me gaz nga Rusia ndodhet tashmë në qendër të debatit të nxehtë me Evropën.

Çmimet evropiane të gazit e për rrjedhojë, faturat e energjisë janë në rritje këtë vit, çka u nxit pas rimëkëmbje­s nga pandemia duke shkaktuar një rritje të kërkesës, e duke i detyruar klientët nga Evropa në azi, të garojnë mes tyre për të siguruar sa më shumë furnizime.

disa politikanë evropianë kanë akuzuar Moskën se nuk ka bërë aq sa duhet për të ulur çmimet.

Komisioni Evropian tha të premten se nëse Lukashenko do t’i çonte deri në fund kërcënimet e tij, kjo do të dëmtonte më tej furnizimin e gazit.

Gjatë intervistë­s, Putin tha se nëse Bjellorusi­a do të ndërpresë furnizimet, kjo do të shkaktonte dëme të mëdha në sektorin energjetik evropian dhe nuk do të ndihmonte në zhvillimin e marrëdhëni­eve të Rusisë me Bjellorusi­në si një vend tranzit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania