Gazeta Dita

Reja: Anglia mund të fitojë Botërorin. Broja? Ju tregoj çfarë ndodhi

-

Shqipëria luan sonte ndeshjen e fundit të fazës eliminator­e të Botërorit Katar 2022. Në “Air Albania” presim Andorrën, sfidë që duhet fituar për të harruar disfatën me “manita” në Angli dhe për të siguruar përfundimi­sht vendin e tretë në grupin I

Trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja preku disa tema gjatë prononcimi­t të djeshëm për mediet, duke nisur nga gjendja e lojtarëve, humbja 5-0 në “Wembley”, dueli ndaj Andorrës dhe kritikat e shumta të marra pas paraqitjes në ishull.

Çështja Broja- Një koment për Armando Brojën, i cili përfundoi në tribunë në “Wembley”. “Ai kërkoi të kthehej në klub për t’u kuruar si pasojë e dhimbjeve në kavilje. Zv. trajneri Salihi e ka parë, ka pasur kontakte të vazhdueshm­e, stafet mjekësore kanë pasur komunikim. Ai erdhi një ditë përpara ndeshjes, por kishte sërish dhimbje dhe na kërkoi të kthehej në klub për të vazhduar rikuperimi­n, kaq e thjeshtë është, nuk ka probleme të tjera. Doja ta përdorja ndaj Andorrës, por lojtari ndjeu sërish probleme në kavilje”.

Peng humbja me Anglinë- “Më mbetet pak peng humbja me Anglinë, por ndaj tyre mund të humbasësh. Ndeshja kyç ishte ndaj Polonisë, tani ta mbyllim me fitore këtë fazë eliminator­esh. Deri tani kemi bërë mirë, por duhet të vazhdojmë të bëjmë mirë, ndeshja me Andorrën është e rëndësishm­e. Mund të bëjmë 6-7 ndryshime. Kam besim të madh te lojtarët, ata që do luajnë dhe ata që do qëndrojnë në pankinë. Kemi pasur probleme, me dëmtime lojtarësh apo infektime me Covid. Pësuam dy dëmtime të shpejta ndaj Anglisë. U komplikua situata, por kam një grup me lojtarë

cilësorë. Shpresoj të mos kemi probleme nesër. Ata që do të luajnë nesër, të jeni të sigurt që do të jenë në 100% e tyre”. Tifozët- Euforia ka rënë dhe kritikat janë shtuar.

“Apeli për tifozët? Kemi luajtur kundër lojtarëve që 4 prej tyre luajnë titullarë te United, 4 te Chelsea, 2 janë titullarë te Tottenham, ka te Liverpool. Anglia ka titullarë edhe në stol. Na vjen keq për humbjen 5-0, të gjithëve na erdhi keq por ne mbërritëm në momentin tonë më të keq. Kishte lojtarë me Covid, të tjerë nuk po luanin me skuadrat e tyre.

Anglia ishte në 100% e tyre. E patë si filloi ndeshja? Ata na mbytën, kanë kualitet të jashtëzako­nshëm, Anglia mund të fitojë Botërorin, ndërsa ne kritikojmë Shqipërinë për humbjen 5-0.

Sigurisht që na vjen keq, i kuptoj kritikat, por u përballëm me mostra, me një kundërshta­r në formë. Nuk duhet të harrojmë se kundër kujt luajtëm, por mund të paraqitesh­im më mirë. Le të jemi më objektivë. Anglia luajti në maksimum kundër nesh, Andorra për ne bëhet ndeshje që duhet fituar. Pengu është ndeshja me Poloninë, po të mos kishim aq shumë mungesa do të ishte një histori ndryshe, mendoj se nuk do të kishim humbur. Le të mendojmë për ndeshjen e nesërme (sot), kam 1617 lojtarë, kam ftuar Muçin, Çokajn dhe Seferin. Nuk kemi pasur fat, por duhet të jemi objektivë dhe të qëndrueshë­m. Le të mendojmë për ndeshjen me Andorrën”, përfundoi trajneri italian i kombëtares.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania