Gazeta Dita

Henri Bega, talenti fierak i portës

-

Henri Bega, fieraku 15-vjeçar, që ka mbrojtur portën si portier edhe në dy skuadra të të rinjve të moshave 12-14-vjeçare në Greqi, po spikat edhe në Akademinë e futbollit Apolonia me ekipin e moshave 17-vjeçare, i cili është vlerësuar shumë për suksesin si portier të kësaj moshe nga trajneri i portierëve Eduart Mico dhe trajneri ekipit të moshës 17-vjeçare, Sokol Argjendari. Pikërisht të dhënat e tij sipas intervista­ve që morëm duken shumë të mira dhe kjo ka bërë që edhe trajnerët me të cilët stërvitet, ta vlerësojnë. Kurse vetë 15-vjeçari Henri Bega, i cili ëndrra e tij është të veshë fanellën e kombëtares, thotë: “Besoj do t’ja dal me stërvitje pasi edhe trajnerët i kaë shumë profesioni­stë”.

Kemi shkuar në një ditë stërvitje në Akademinë Apollonia të futbollit në Fier, ku zhvillonte stërvitje edhe ekipi 17-vjeçar, ku portier i parë është 15-vjeçari Henri Bega. Takuam dy trajnerët, Mico të ekipit dhe Argjendari­n trajner i portierëve. Paraqitja e këtij portieri edhe pse në moshën 15 vjeç, por që luan me ekipin e moshës 17-vjeçare, tregohen prej tyre vlerat pse ky portier do t’ja dalë edhe më lart.

Tranieri Sokol Argjendari shprehet: “Një nga lojtarët e shumtë që stërvitet në Akademinë Apollonia dhe është nga talentet e mëdha të akademisë, dhe patjetër është portieri

Henri Bega, i datëlindje­s 2006. Henri është një lojtar me cilësi shumë të mëdha, një portier me talent shumë të madh, me një vullnet shumë të madh për t’u bërë dikushi, për të ndihmuar veten, por edhe ekipin tonë që të arrijë synimet, që ka fitoren patjetër. Ne jemi të prirur për të ndihmuar talentet. Henri është një nga ata lojtarë që e kemi vëzhguar dhe pikësynuar për të shkuar më tej. Ai ka shumë vullnet, shumë i talentuar, shpresojmë që puna të ecë përpara me të. Ai është lojtari i gjithë ekipeve zinxhir të kombëtares së Shqipërisë duke filluar që nga U-11 dhe deri te mosha që po flasim pra në moshën 17-vjeç. Eshtë një portier që lë mbresa kudo që shkon e stërvitet që punon edhe me trajnerë të tjerë dhe me specialite­tet e fushës së portës që e kanë parë dhe e kanë përzgjedhu­r pasi ai është një portier i së ardhmes.”

Flet trajneri i portierëve Eduart Mico, i cili sipas tij portieri Bega është një nga portierët që stërvit, është portier i U-17. Është një portier me perspektiv­ë. Deri para disa vitesh, Bega ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave të zonës Rajonale Fier. Është një portier me të ardhme. Me të dhëna cilësore shumë të mira, një portier që fizikisht, dhe me shtatlartë­si, është nga portierët më të gjatë që kemi ne në akademi, është 1.86 është akoma 15 vjeç dhe s’i ka bërë akoma, ato i mbush në dhjetor. Ai ka cilësi të mira teknike, si në pjesën e kapjes së topit, si nga dalja nga porta. Në përgjithës­i është një portier që është nga portierët më të talentuar që kemi në Akademi. Është një portier titullar. Por çfarë thotë personazhi ynë kryesor që stërvitet fort për të arritur ëndrrën që ka. Ai ka prezantuar veten e tij se si ka mundur të arrijë deri këtu me rezultate shumë të mira dhe është i bindur se do t’ja dalë.

“Unë quhem Henri Bega, jam 15 vjeç, luaj me Akademinë e Apolonisë, Fier. Për tre vite rresht, kam qenë pjesë e ekipit kombëtar Rajonal Fier. Pasioni për t’u bërë një portier dhe kalimi që në moshë të vogël ku me shokët e lagjes si të gjithë moshatarët e mi kam luajtur dhe kam qenë portier, hidhesha edhe në beton për shkak se e kisha me shumë dëshirë këtë rol dhe falënderoj familjen. U thashë prindërve të mi për pasionin që kam dhe më futën në futboll. Tani po eci me sukses dhe besoj se do të shkoj edhe më lart.”

Henri ka qenë në Greqi dhe ai tregon se ka qenë si portier me të rinjtë e Paokut. Pastaj ka shkuar me Aris në Greqi. Më tej, shton: “Aty vajta me një menaxher që gjetëm, i cili na çoi te këto dy skuadrat e Paokut dhe Aris. Ata më pëlqyen dhe ishte zgjedhja ime të qëndroja në Greqi apo në Shqipëri, e zgjodha të jem në vendin tim. Aty kam luajtur si portier me skudrat U-17. Më pëlqeu Paoku, se ishte një nga ekipet e para më të mira në Selanik.”

Ai shprehu dhe dëshirat e tij për të ardhmen, të shkojë jashtë shtetit dhe të ngrejë flamurin shqiptar, pasi ka dëshirë të jetë me kombëtaren dhe do t’ja arrijë.

Për Henrin ka folur edhe shoku i tij i skuadrës, qendërmbro­jtësi i U-17, Aristotel Bocova.

“Ne kemi shumë shpresa te ky portier, pasi është i vetmi mbrojtës i fundit, që është mbrapa katërshes së mbrojtjes dhe kemi besim për çdo lloj topi që na humbet. Ky është i fundit dhe po s’e shpëtoi ky, kemi mbaruar. Te Henri kemi shumë besim. Unë jam qendërmbro­jtës, i cili kam më shume lidhje me portierin.

Ky është Henri Bega, portier i U-17 së Akademisë së Futbollit, Fier. Paraqitja e tij e vlerësuar shumë pozitivish­t, jo vetëm nga trajnerët, shokët e tij të skuadrës, mund të jetë një nxitje për afrimin me kombëtaren U-19 të Shqipërisë. Pasi besimi që ka ai te vetja dhe stërvitja e fortë që bën, ku duken qartë dhe gjatë stërvitjes dhe kjo do të ndodhë, pasi sipas tij, do t’ja dalë për të arritur ëndrrën e tij me ekipin e kombëtares. Të dhënat e tij duken të mira dhe kjo ka bërë që trajnerët me të cilët stërvitet ta vlerësojnë pozitivish­t. Le t’i urojmë 15-vjeçarit fierak suksese dhe u plotësofsh­in ëndrrat e tij .

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania