Gazeta Dita

“Vetëm 9% e premtimeve u përmbushën, për 51% po punohet”

BILANCI I 100 DITËVE TË “RAMA 3”

-

Më 27 dhjetor mandati i tretë i Partisë Socialiste, kryesuar nga Edi Rama mbushi 100 ditëshin. Një studim i fundit përmbledh të gjitha zotimet që qeveria ka përshkruar në programin e saj dhe analizon punën e bërë nga ekzekutivi në këto 100 ditë: “Bilanci i 100 ditëve të para të këtij mandati nuk është aq efektiv në krahasim me mandatin e parë, për shkak të rënies së vullnetit politik, energjisë dhe dëshirës për të ndryshuar diçka”. Nga studimi ka rezultuar se vetëm 9% e zotimeve janë përmbushur, për 51% prej tyre janë ndërmarrë hapa apo janë realizuar deri në gjysmë dhe pjesa e mbetur është ende në letër. Por, cilat janë sektorët me më shumë zotime të realizuara? “Kemi fushën e arsimit që është miratuar futja e anglishtes në klasë të parë dhe krijimi i klasave sportive. Kemi dhe fushën e ekonomisë, me miratimin e ndryshimev­e të reja fiskale, të miratuara edhe nga Kuvendi. Ndërkohë kemi zgjatje të afatit për rindërtimi­n dhe për projektet infrastruk­turore”. Eksperti Eduart Gjokutaj shprehet se në 2022-in, qeveria bazuar tek programi pritet të fokusohet në katër sektorë kyç: “Agroturizm­i pritet të jetë kryefjala e qeverisë vitin e ardhshëm. Sektor tjetër me rëndësi është shëndetësi­a, ku janë kryer investime logjistike, por priten edhe reforma të tjera. Më pas vjen arsimi, tregu i punës dhe investimi tek të rinjtë. Ndërsa, nuk mbetet pas as sektori i turizmit dhe mjedisit, për të cilin është folur në çdo dalje publike të qeverisë gjatë këtij viti”. Qeveria nga krahu tjetër në këto 100 ditë të para ka shpallur emergjencë­n energjetik­e, ndërsa përparësi të madhe ka marrë Rindërtimi, por edhe projektet e ndryshme infrastruk­turore, të cilat për shkak të afateve të zgjatura konsideroh­en si zotime gjysmë të përmbushur­a.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania