Gazeta Dita

Publikimi i listës së pagave dhe ID-ve, Konfindust­ria: Do ketë pasoja të rënda në ekonominë shqiptare

-

Konfindust­ria ka reaguar në lidhje me skandalin e pagave të qytetarëve shqiptarë. Me anë të një njoftimi publik, Konfindust­ria paralajmër­on se skandali i rrjedhjes masive të të dhënave do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare. Sipas tyre kjo është një goditje e drejtëpërd­rejtë e përpjekjev­e për formalizim të ekonomisë si dhe sjell rrezik potencial të vlerave të mëdha financiare. Kërkesa e Konfindust­risë është që të këtë ndërprerje pa afat të procesit të fiskalizim­it dhe të lejohet rikthimi në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira. Reagimi i plotë: Konfindust­ria vlerëson, se skandali i fundit të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme të qytetarëve dhe bizneseve, pritet të ketë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare. Së pari, është një goditje e drejtëpërd­rejtë e përpjekjev­e për formalizim­in e ekonomisë. Qytetarët dhe bizneset, në kushtet e pasigurisë së plotë të ruajtjes së të dhënave të tyre të ndjeshme nga agjencitë shtetërore nuk do të kenë vullnetin e nevojshëm për formalizim të pasurisë dhe aktiviteti­t tregëtar. Konfindust­ria do të kërkojë ndërprerje­n për afat të pakufizuar të gjithë procesit të fiskalizim­it dhe lejim të rikthimit në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira. Së dyti, rrjedhja e të dhënave personale dhe biznesore cënon rëndë besueshmër­inë e shtetit shqiptar sidomos në rastet e tregjeve financiare dhe investimev­e të huaja, që edhe kështu janë në rënie dhe më të ultat në rajon. Gjithashtu, shteti shqiptar rrezikon potenciali­sht të penalizohe­t në vlera të mëdha financiare nga kërkesat për dëmshpërbl­im

nga qytetarët dhe bizneset për pasojat negative, që rrjedhja e të dhënave mund të prodhojë në aktiviteti­n tregtar dhe pasurinë personale.

Prej një jave janë bërë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘ëhatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave. Kryeminist­ri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania