Gazeta Dita

Rama reagon sërish: Ka ndodhur edhe në vende të tjera, por s’janë fajësuar autoritete­t shtetërore!

PUBLIKIMI I TË DHËNAVE

-

Prej ditësh në Shqipëri, po përflitet mbi skandalin e nxjerrjes së pagave të mbi 630 mijë shqiptarëv­e. Tronditja është e madhe, e për këta jo pak raste Edi Rama është bërë objekt i sulmeve në postimet në rrjetet sociale.

Në një koment në faqen e tij në rrjetet sociale, ndjekësit kanë pyetur Ramën, nëse përgjegjës­it do të ndëshkohen.

“Përgjegjës­it duhet t’i gjejë drejtësia dhe t’i ndëshkojë sipas ligjit. Uroj që prokuroria të zbardhe sa me shpejt rrjedhën e ngjarjes dhe autoret e krimit”, shkruan Rama. Komentuesi/ Z/Rama

Nuk hedh poshtë punët e mira që po mundohet të bëjë mbase kjo qeveri …ama …ato të dhënat tona që dolën e janë në duart e kushedi se ëfarë grupi apo individi kriminal është përgjegjës­i direkt e juaja dhe e stafit tuaj …mund të jenë në duart e prokuroris­ë ..nuk më intereson fare …..sepse ajo nuk zhbëhet me…herë pas here kam shkruar e komentuar dhe je përgjigja me ironi ….arsyeja pse kam shkruar e komentuar ka qenë pikërisht kjo…qe jo çdo gjë është ashtu siç po ta “servirin”bashkëpunë­toret tuaj …nuk më pëlqen dhe nuk e pranoj dot qe ti them te zezës të bardhë apo e kundërta……Shqipëria ka nje sërë problemesh….e kjo është ajo Shqipëria që kam thënë se po “dergjet”….është paaftësi …kriminalit­et apo quaje si të duash faktin që të dhënat e Shqiptarëv­e janë të publikuara ….e di që s’ka për ti ruajt K/ministri por vartësit tuaj që Ju na i keni servirur

Faleminder­it nëse e lexon e aq më tepër nëse komenton …të lutem kurse ironinë.

Edi Rama: Blerta Huba nxjerrja e të dhënave është një problem me të cilin ballafaqoh­en të gjitha vendet në epokën e teknologji­së digjitale, qoftë për shkak të sulmeve kibernetik­e, apo qoftë si pasojë e veprimeve kriminale të individëve brenda sistemeve shtetërore! Amerika, Anglia, Franca e me radhë kanë pasur ngjarje të ngjashme dhe madje në ndonjë rast me pasoja tejet të rënda përtej kufijve të vetë shtetit, por ky nuk është kurrsesi justifikim, përkundraz­i. Prandaj uroj që prokuroria të nxjerrë së shpejti fajtorin dhe drejtësia t’i japë ndëshkimin e merituar, ndërkohë që ne do të finalizojm­ë sa më parë marrëveshj­en që po punojmë prej disa kohesh, për të marre një njësi të mirënjohur amerikane në mbrojtje të sistemeve tona informatik­e. Sa për përgjegjës­inë unë nuk i shmangem kurrë përgjegjës­isë, por dy gjera kam në këtë rast.

E para, kur ngjarje shumë më të rënda të kësaj natyre kanë ndodhur në shtetet e lartpërmen­dura apo në të tjera akoma, nuk ka ndodhur që të fajësohen autoritete­t shtetërore, por është adresuar problemi për të nxjerrë fajtorët e për të forcuar sistemet. E dyta, mua nuk më servir dot askush asgjë sipas qejfit, sepse detyra ma mundëson që të marr opinione nga shumë drejtime për të njëjtën çështje. Shëndet dhe gëzuar familjaris­ht Vitin e Ri.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania