Gazeta Dita

Vjedhja e pronës legjitime në fillimvite­t ‘90-të, krimi më i madh që është kryer historikis­ht në Shqipëri

-

Dërguar me email Në adresën e redaksisë

Flasim për abuzime galopante shtetarësh, për pasuri korruptive, për vila në Lalz e gjetiu,por në krahasim me atë vjedhje të përbindshm­e masive e me lejen e shtetit, duken vogëlsira. Asnjëherë në Shqipëri,qysh nga koha e osmanëve nuk është përdhosur e shpërfytyr­uar kësisoj prona e ligjshme dhe e vënë me djersë e sakrifica brez pas brezi. Shteti osman e respektoi të drejtën e pronësisë,mbreti Zog po ashtu. Enveri e shtetëzoi sipas sistemit që zgjodhëm atëherë,por nuk ja dha askujt në pronësi personale. Bile,dhe kjo është për t’u çuditur, që Enver Hoxha,zot i gjithçkaje në Shqipëri, i ruajti të paprekura regjistrat kadastralë e pronat përkatëse. Pas ‘90-tës, një komunist bastard që mori pushtetin bëri atë që nuk ishte bërë në shekuj. Deformoi regjistrat e futi duart e ndyra në ta, bile duke grisur një pjesë të tyre, sidomos në Tiranë e rrethina deri në bregdet, duke shpallur në emër të antikomuni­zmit e për vota të qelbura e kriminale, famëkeqen”lëvizje e lirë”, apo e përkthyer më shqip,pushtimin e lirë. Me mijëra pronarë janë në gjyqe pa fund, në Shqipëri e jashtë, për të rifituar pasurinë e grabitur me ndihmën e një shteti hajdut e me dokumente pronësi hajdute të nënshkruar po nga gjykata hajdute,të emëruar nga vetë shtetarët. Për ironi të fatit, e sigurisht për reagimin e dobët të pronarëve,bile ndodh edhe absurdi që një pjesë e të grabiturve edhe sot e duartrokas­in atë monstër, ndërsa ai flet për zbulimin e të dhënave personale e për mundësinë e ndonjë vjedhjeje rroge a pensioni. Allasoj populli e allasoj konceptesh. Dukemi si ato që për inat të vjehrrës, flenë me mullixhinë. Del nga njëherë Lamja i kadastrës e na jep udhëzime për dokumente e për legalizime masive,por në troje të grabitura dhimbshëm nga zaptues tokash, me bekimin e tij e të paraardhës­ve me dokumente korruptive deri në absurd. Kurrë s’e dëgjova të deklaronte se sa troje janë mbivendosu­r e se sa pronarë enden me vite dyerve të gjykatave. Lamja të mos bëjë vetëm rolin e propagandi­stit partiak,por të mundohet të ndihmojë që haku të shkojë tek i zoti. Por nuk ka se si,pasi edhe ai kërkon të blejë vota në emër të partisë ku bën pjesë edhe postit të tij aktual. Por është kriminale të mohosh ndershmëri­në e pronarit e djersën për ta blerë pronën, duke e zëvendësua­r me një votë të qelbur që të sigurojë postin po aq të ndyrë, sa veprimi për ta”fituar”. Ka legalizime pa fund në troje të papaguara si shpronësim. Jo vetëm pa u dakordësua­r me pronarin për çmimin,por edhe kur e vendosin vetë si iu teket,nuk japin as ata qindarka që duhet të japin, në vlerësim si tek malli i”babës”. Po sikur të ishte prona e Lames, çdo të ndodhte vallë. I djeg shpirti atij që ka derdhur djersë e mbase edhe gjak, e ne breza për ta blerë. Por as Saliut e as Lames nuk iu është prekur as qimja nga prona e vet,ama kanë marrë lesh sa kanë dashur nga ata që e kanë pësuar këtë padrejtësi historike. Bëri mirë drejtori që u dha pronësinë vakëfëve apo pronave pranë shenjtëris­ë, por po aq e shenjtë, mos më shumë është prona e djersës dhe e ndershmëri­së. Kush u dha të drejtë prone mbivendosë­sve? Zyrat e Lames, apo si e gjithë skota edhe ai, që qyrkun e fajit e varin në gozhdë,duke ja lënë në kurriz ta gjejnë ata që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania