Gazeta Dita

Pranohet harta e re e Drejtësisë. 12 gjykata Rrethi, një apeli dhe dy administra­tive

-

KLGJ, KLP, Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria takohen dhe dakordësoj­në zyrtarisht diskutimet, bëjnë gati hartën e re gjyqësore. Kryetari i grupit që hartoi raportin me 176 faqe, Qoku: “Janë analizuar të gjitha situatat dhe kriteret, rishikohet çdo 5 vjet, problem organika me gjyqtarët”. Do jenë dy Gjykatat Administra­tive, në Lushnjë dhe Tiranë. “Kusuret” do i heqin banorët e zonave më të thella

Zyrtarizoh­et reforma e re në sistemin e drejtësisë, me hartën e reduktuar gjyqësore, duke vendosur që qytetarë nga fshatra të thellë nëse kanë procese civile apo penale, të udhëtojnë me qindra kilometra dhe disa orë për të ndjekur ecurinë e procesit. Në një takim zyrtar të ditës së djeshme, u zbardh edhe harta e re gjyqësore në Shqipëri.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë dhe Ministria e drejtësisë kanë rënë dakord për hartën e re gjyqësore. Edhe pse ka shumë kundërshti­me aktualisht, është rënë dakord që të parashikoh­en 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksio­nit të përgjithsh­ëm dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksio­nin e përgjithsh­ëm dhe atë administra­tive, por e ndarë në 2 dhoma (konsideroh­en dy gjykata).

Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administra­tive, parashikoh­et të jenë 2, në Lushnjë dhe në tiranë, duke ndarë hapësirën gjeografik­e të distancës së barabartë nga Konispoli për jugun dhe Vermoshi për veriun.

Kryetari i grupit të punës të gjyqtarëve, që kanë hartuar draftin prej 170 faqesh, Maksim Qoku, ka sqaruar me detaje hartën e re gjyqësore që është propozuar, pas dakordësis­ë së arritur mes qeverisë, KLGJ dhe KLP-së.

Qoku ka bërë me dije se në total do të jenë 16 gjykata (njëra me dy dhoma), e ndërsa sqaroi edhe se kriteret ku është bazuar për të bërë këtë ndarje. ai pranoi se ka pasur pengesa dhe ishte analiza që donte sistemi aktual, problemati­ka që sillte ky sistem, e treta ishte problemi i takimit të indikatorë­ve, teknik dhe demografik, të cilët në natyrat e ndryshme sjellin edhe dominanca të ndryshme dhe përplasje të aspektit teknik. “Na është dashur t’i analizojmë për t’i bazuar se cilin kriter duhet të bazoheshim dhe se kë duhet të analizonim”, tha Qoku. Më tej ai shtoi se “harta shikohet çdo 5 vjet, mundësia që i ka lënë ligji është që në çdo kohë të ndërhyrë që të përballojë problemati­kat që sjellë, ta dokumentoj­ë dhe pas 5 vjetësh të bëjë ndryshimin”, sqaroi Qoku.

Mësohet se apeli administra­tiv do jetënë godinën e tij, madje nuk është objekt i studimit të kësaj harte, ka rregullimi­n e tij ligjor. “Për juridiksio­nin e tij të përgjithsh­ëm kemi sugjeruar modelin e gjykatës së shkallës së parë të tiranës me dy dhoma, civile dhe penale, fillimisht është i mundur që aktiviteti i apelit të kryhet në një godinë për shkak të numrit të ulët të gjyqtarëve, janë marrë marra që apeli Civil të ketë një godinë të re”, tha Qoku.

Nevoja për këtë reformë të hartës gjyqësore lindi pas kërkesave dhe këmbëngulj­es së vazhdueshm­e të KLGJ-së dhe kryetares Llagami, derisa ministri i ri Ulsi Manja dakordësoi një marrëveshj­e të heshtur fillimisht dhe që tashmë është pranuar edhe publikisht. Këtë propozim së fundmi e ka pranuar edhe Qeveria, e cila ka qenë kundër gjithnjë rimodelimi­t të gjykatave, për shkak të interesit të qytetarëve, që u duhet të udhëtojnë nga larg për të ndjekur burokracit­ë e proceseve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania