Gazeta Dita

Arrestohet në spital shoferi që aksidentoi familjen Prenga, akuzohet për parakalim të gabuar në Milot

-

Ekspertët morën si provë mjetin e shkrumbuar, i braktisur në Gosë. Nuk gjendet arma tip pistoletë, e përdorur për ekzekutimi­n. Shoqërohen anëtarë të familjes Xhahysa, pista kryesore mbetet hakmarrja. Dyshohet se u përdorën vrasës me pagesë. Dy killerat mbanin maska anti-COVID, por mjeti i tyre nuk u ndez dhe morën çelësat e makinës së viktimës për arratisje nga vendngjarj­a. Targat e veturës së vrasësve rezultojnë të vjedhura në Tiranë

Një ditë pas ekzekutimi­t të albi Bashaliut në fshatin Gjoçaj të Peqinit, policia zbulon të djegur në fshatin Gocaj të Kavajës, mjetin e viktimës, që përdorën autorët për t’u arratisur nga vendngjarj­a. Mjeti në pronësi të 35-vjeçarit të vrarë nën motive të dyshuara për gjakmarrje, u gjet pas kontrollev­e dhe sinjalizim­it nga banorët e zonës. Brenda saj nuk është gjetur arma e krimit, tip pistoletë, por mjeti ka qenë pothuajse i gjithë i shkrumbuar. Më herët, pak sekonda pas ekzekutimi­t të Bashaliut, dy atentatorë­t dogjën edhe makinën e tyre me xhama të zinj, duke zhdukur gjurmët daktilosko­pike dhe biologjike.

dy ditë më parë, pas vrasjes së të riut, autorëve nuk iu është ndezur makina e tyre, ndaj dhe e kanë djegur në vendngjarj­e, duke u larguar me mjetin e viktimës që ndodhej aty para lokalit i parkuar, pasi në të kundërt mund të arratisesh­in në këmbë, ose të grabisnin një tjetër veturë.

Mjeti i gjetur është sekuestrua­r nga policia vendore për interes hetimor, ndërsa po këqyret nga ekspertët për grumbullim­in e provave.

albi Bashaliu, 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj të Peqinit, u ekzekutua me amë zjarri mëngjesin e të hënës, rreth orës 08:40, pak pasi doli nga shtëpia e tij, për të shkuar në lokalin e zonës, me qëllim ngrënien e mëngjesit dhe pirjen e kafes. Persona ende të paidentifi­kuar i kanë zënë pritë Bashaliut dhe e kanë qëlluar për vdekje, teksa e prisnin që të dilte, duke e ditur itinerarin dhe se ishte pikërisht shënjestra. Besohet se atentati është i paguar.

autoritete­t kërkuan me helikopter autorët e dyshuar të vrasjes së Bashaliut. Policia dyshon se 22-vjeçari Enriko Xhahysa të jetë autori i ngjarjes, pasi është edhe djali i Ylber Xhahysës, 44-vjeçarit që u vra në qershor të këtij viti nga vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, që ndodhet në paraburgim. i riu është marrë në pyetje nga policia, por ka mohuar përfshirje­n, duke thënë se ka alibi. Po shqyrtohen edhe pamje të kamerave të sigurisë në itinerarin që kanë ndjekur vrasësit, teksa u dëgjuan edhe dëshmitë e banorëve. Pronari i lokalit, i afërm i viktimës, dha detaje me interes për ekspertët, duke shpjeguar se autorët ishin dy persona, mbanin maskë kirurgjika­le anti-COVid dhe të veshur me të zeza. E qëlluan Bashaliun 2 herë me pistoletë dhe u siguruan se kishte vdekur. ai ka dhënë detaje për karakteris­tikat e tyre dhe pamjet, detajet e veshjeve dhe shenja të dukshme që mund të çojnë në identifiki­m.

Pista kryesore mbetet ajo e hakmarrjes, si pasojë e konfliktev­e të vjetra mes familjeve Bashaliu dhe Xhahysa, për shkak të një gërvishtje­je makine dhe rrahjeje. Në qershor të këtij viti, Leonard Bashaliu vrau me armë Ylber Xhahysën për motive banale. Një tjetër ngjarje që po hetohet është ajo e ndodhur në vitin 2017, kur viktima e të hënës ka qëlluar me armë dy persona të tjerë, që mund të jenë hakmarrë. albi Bashaliu ka qenë i arrestuar për këtë ngjarje.

Autorët, ende të paidentifi­kuar, i morën çelësat e makinës viktimës në xhepa dhe më pas u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. targat e mjetit të djegur në vendngjarj­e që i përket autorëve, rezultojnë të vjedhura në tiranë. Kjo makinë është edhe prova kryesore në duart e grupit hetimor që mund t’i çojë deri në kapjen e autorëve.

arlind Miha, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që u përfshi në aksidentin tragjik të hënën në aksin Milot-Rrëshen, i është komikuar dje masa e arrestit në spital. Paraprakis­ht dyshohet se shkak i aksidentit tragjik, ku humbën jetën 3-vjeçari bashkë me të atin Shkurt Prenga, është bërë një parakalim i gabuar i kryer nga Miha. E mbijetuar e aksidentit përveç të ndaluarit, është edhe gruaja e shoferit tjetër. të dy kanë plagë të rënda, teksa i dyshuari ka edhe djegie nga shpërthimi. Ngjarja u regjistrua rreth orës 16:30, në afërsi të Milotit, në “Rrugën e Kombit”, një segment tepër i përgjakshë­m për shoferë dhe udhëtarë. i mituri me iniciale O.P., ishte në sediljen e pasme të makinës tip “Opel”, ndërsa po udhëtonte bashkë me dy prindërit kur u përplasën me makinën tip “Benz”, i cili shpërtheu menjëherë në flakë. Ndërsa makina ku udhëtonin tre anëtarët e familjes Prenga, nga fshati Rrilë i Lezhës, është përplasur me tej me barrierat mbrojtëse të rrugës, duke përfunduar si grumbull hekurishte­sh.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania